Une jam me kete, lufta mund do ndodhe por nuk do te ndodhe.
Pse ?
-Sepse askush nuk do nje lufte berthamore dhe fatale.
Semik na fol me shume per ate sistem nese eshte e mundur, me duket interesante dhe nuk po gjej dot informacion per te ne google.
Une jam me kete, lufta mund do ndodhe por nuk do te ndodhe.
Pse ?
-Sepse askush nuk do nje lufte berthamore dhe fatale.
Semik na fol me shume per ate sistem nese eshte e mundur, me duket interesante dhe nuk po gjej dot informacion per te ne google.
Eshte pikerisht e kunderta.
Rasti e Ukraines, gjgjs Krimese deshmon qarte sikur loti se nuk e ka fituar (jo vetem) Amerika luften kunder nacizmit, sikurse as kunder komunizmit, sic jane duke e festuar perendimoret, me ne krye SHBA-te.
Me perjashtim te cifuteve, te cilet i ka asgjesuar Hitleri (4-5 milione a gjashte) Rusia i ka dhene viktimat me te medha gjat LDB-se (afro 25 milione).
Per dallim nga amerikanet, te cilet e kane perjetuar luften vetem nga aspekti ushtarak, Rusia dhe popujt tjere e kane perjetuar ne te gjitha sferat. Kane dhene me se shumti viktima.
Sic thash ne fillim, Krimea eshte pikerisht shembull i qarte si loti se nuk ka humbur Rusia, e as komunizmi, por ka humbur sistemi njepartiak, totalitarizmi politik. Komunizmi, gjgjs socializmi eshte ende gjalle, jo vetemese ne Rusi por edhe ne boten perendimore.
Amerika, ne anen tjeter, eshte perfaqesuese e totalitarizmit tjeter, te cilit do t'i vije doemos fundi - totalitarizmit ekonomik... E qe gjithashtu nuk dmth se do te ngjadhnjehet demokracia, gjgjs kapitalizmi si i tere.
***
klipp&klar
Perimetri eshte sistem alternativ komandues i forcave nukleare te Federates Ruse,e dizajnuar per menaxhimin AUTOMATIK te nje sulmi masiv nuklear.Ndersa Sistemi baze i menxhimit te raketave strategjike ruse quhet Kazbek.
Zhvillimi i ketij sistemi ka filluar ne kohen e Luftes se Ftohte,kur ishte e qarte qe mjetet radio-elektronike munden lehte te bllokojne kanalet e rregullta me ane te cileve drejtonin/menaxhoheshin forcat strategjike nukleare.Duhej nje variante rezerve e mbajtjes se Lidhjeve e cila do te garantonte arritjen e urdherave deri te pajisjet per lansimin e raketave.Ne kete kohe errdhi deri te ideja qe te zhvillohet Rakete e cila do te jete e pajisur me instrumente te fuqishme radio - transmetuese dhe do te shfrytezohej si Lidhje,si link ... Nje rakete e tille do te fluturonte mbi BRSS e atehershme dhe do te jipte urrdhera per lansimin e raketave,edhe ate Jo vetem ne komanden e Perbashket te Raketave Strategjike,por edhe Direkt mbi pajisjet e lansimit te raketave..... Sistemi ka filluar te zhvillohet ne fshehtesi diku aty ka vitet 1974 ndersa operativ eshte prej vitit 1985.
Baza e sistemit jane komandat e raketave balistike.Ata nuk fluturojne mbi territorin e armikut,por mbi Rusine,ndersa ne vend te mbushjeve berthamore ne frontin e tyre (perballe,ne koke) kane transmetues qe dergojne urdhera te te Gjithe raketat balistike me arsenal berthamor - raketave qe gjinden nen toke,ne avione,nendetese ne komplekset e levizshme tokesore ... sistemi eshte plotesisht i automatizuar,faktori njeri eshte perjashtuar apo eshte minimal.
Vendimin per te lansuar raketen berthamore e sjell ne menyre autonome sistemi komandues,ndersa kjo eshte e gjitha nje sistem kompleks,softwer ne baze te itelegjences artificiale.Merr dhe analizon nje shumellojllojshmeri informacionesh - aktivitetin seizmik,rrezatimin,presionin atmosferik,intenzitetin e shkembimeve te radio-frekuencave ushtarake,kontrollon telemetrine nga punketet vezhguese te raketave strategjike ,analizon te dhenat e sistemit per nje paralajmerim te nje sulmi me raketa. ... P.sh: nese Ajo zbulon pika te shumta/forta burime jonizuese dhe rrezatim elektromagnetik te larte , i krahason me te dhenat e crregullimeve sizmike ne te njejtat koordinata ,sistemi vie ne perfundim qe behet fjale per nje sulm masiv berthamor.Ne kete rast sistemi Perimetar munde te filloje kundergoditje nukleare edhe pa e pyetur sistemi baze Kazbek !
Varianta e II-te eshte, kur merr urdher nga SPSR-N (Sistemi i paralajmerimit te sumit me raketa -nukleare) qe jane lansuar raketa nga territori i huaj,ne kete rast sistemi perimetar kalon ne regjim Lufte ... nese pas nje kohe nuk vie urdheri per te fikur sistemin,sistemi automatikisht fillon ti lansoje raketat nukleare ruse.Nje vendim i tille i mundeson perjashtimin e faktorit Njeri dhe siguron kundergoditjen edhe nese jane shkaterruar teresisht komandot dhe njesit per lansimin e raketave.
Perimetri ne kohe paqe eshte ne "gjume",por vazhdon ti analizoje te gjitha te dhenat ... Federata ruse i ka garantuar te gjitha shtetet qe nuk ka rrezik qe raketat rastesisht do te lansohen.Para se te stratoj algoritmi per kundergoditjen nukleare,Perimetri kontrollon 4 kushte : a ka sulm nuklear,verteton a funksionon lidhja/linku me Shtabin e Pergjithshem - nese lidhja qendron sistemi fiket.Nese Shtabi i Pergjithshem nuk pergjigjet ,Perimetri kontakton sistemin baze Kazbek.Nese edhe atje heshtin,sistemi i jep mundesi cilit do njeri qe gjindet ne Shtab te marr vendim,nese edhe tani askush nuk reagon,Sistemi fillon te veproje Vete.
Nato e ka quajtur sistemin si amorale, ... por nje sistem i tille egziston edhe ne Shba,i ashtequajturi ERCS (Emergency Rocket Communications System).
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga semiku : 30-03-2014 mė 14:03
Cfare mendjesh pjellore ka kjo bote, shume i mire sistemi dhe nje mbrojtje e shkelqyer.
Norca thash une, cdo shtet mendon vec per vete.
E pasakte...
As ti personalisht nuk mendon "vec per vete", lere me nje shtet.
Me rendesi jane vendimet dhe veprimet, jo mendimet apo deshirat.
Kurre nuk do te mbreteronte as paqe minimale, lere me liri, drejtesi, barazi dhe demokraci (kuptohet jo ideale apo absolute) nese secili do te "mendonte ...vec per vete".
Nga nje kendveshtrim i caktuar edhe dashuria me e madhe do te mund te interpretohej si instrumet per maksimizim te favoreve personale.
Cfare do te mund te thuhej eshte se shtetet e fuqishme kane mundesi shume me te medha qe te ndikojne ne rrejdha dhe zhvillime qe relativisht shpesh ju sherbejne interesave te tyre. Por kjo nuk mund te interpretohet si egoizem, sic pretendon ti. Kjo eshte ceshtje shume me e komplikuar, dhe shumecka eshte e nderlidhur me natyren e gjerave...
Shtetet me te dobeta apo te dobeta shpesh jane te detyruara te leshojne pe, edhe atehere kur gjerat nuk jane ne interesin e tyre. Pra, nuk kane as mundesi te "mendojne vec per vete".
me duket pa vend titulli ,sepse USA dhe aleatet e saj ne EU nuk jane me superfuqi
e ardhmja eshte e KINES, INDISE.LINDJES SE MESME, dhe vendeve te tjera te medha si RUSIA BRAZILI etj
vendet qe kane nje potencial te madh ne burime njerzore dhe teritore kane edhe te ardhmen e botes ne doren e tyre
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ATMAN : 01-04-2014 mė 04:16
Potencial te madh si konsumues dhe skllever te lire per vende te pasura te Perendimit...!
Numri i madh i njerezve nuk eshte cdo here bekim.
Fakti qe familjet me shume femije shpesh jane nder me te varferat ne shumicen e shteteve, perjashtuar ndonje familje te privilegjuar, ose qe familjet e varfera njekohesisht kane me shume femije, nuk eshte rastesi. Perafersisht keshtu do te jete deri ne fund te botes njerezore.
Megjithate, mireqenja dhe lumturia njerezore, sidomos ajo individuale nuk mund te matet vetem statistikisht apo mbi bazen e standardeve moderne "globale".
Nje banore i xhungles se Brazilit patjeter mund te jete shume me i lumtur se shumica e bashkemoshatarve te tij ne vendet me te zhvilluara te botes. Dhe kjo ka se paku vlere te njejte me mireqenjen dhe lumturine e bazuar ne pasuri materiale, statistika dhe standarde moderne.
Nuk ka mundesi reale qe nje shtet me 1,3 miliarde banore te arrije mireqenjen socio-ekonomike te nje shteti te zhvilluar me 10, 50 apo 100 milione banore. Per te arritur dicka te tille shteti me 1,3 miliarde banore do te duhej te shfrytezonte 10 deri 100 fishin e resurseve ekzistuese brenda dhe jashte kufijve te tij. Me fjale tjera: Per te arritur standardin perendimor ne Kine, Indi dhe Brazil do te duhej te shfrytezoheshin Afrika dhe shume rajone dhe vende te varfera te botes edhe disa here me shume se deri tani si dhe te bie dukshem standardi aktual i Perendimit. Shkurt: Ideja qe Kina, India dhe Brazili do te arrijne standarde perendimore eshte utopike. Rruge moderne, ndertesa te larta, aeroporte ekstravagante etj. etj. nuk jane as perafersisht te mjaftueshme per te arritur standardet perendimore cfare mbreterojne ne shumicen e shteteve te zhvilluara dhe te medha te Perendimit, pavaresisht problemeve dhe te metave qe kane.
Perndryshe, vetem prodhimi i brendshem bruto i SHBA-se eshte 5 mije miliarde me i larte se i Kines, Indise, Brazilit dhe Rusise se bashku.
Perqindja proprcionale ne prodhimin bruto ne bote (2012) eshte keshtu:
SHBA 23%
Kina 11%
Japonia 8%
Gjermania 5%
Franca 4%
Britania 3,5%
...
Brazili 3%
Rusia 2,8%
India 2,5%
...
Indonezia 1,2%
...
Turqia 1%
Arabia Saudite 1%
...
Irani 0,8%
...
Egjipti 0,4%
...
Shqiperia 0,02%
Kosova 0,01% ()
Bota Perendimor vs. Kines, Indise, Rusise, Lindjes se Mesme...:
Bota Perendimor: rreth 65-70%
Kina, India Rusia, Lindja e Mesme&Aleatet potencial: 22-25% (pa Kinen 10-13%)
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Antiproanti : 01-04-2014 mė 05:08
keto vende qe citova me siper ne postim tim kane avantazhin jo vetem ne potencial njerzor dhe teritorial por edhe ate ne burime energjitike dhe shpirterore
nese ju me fjalen potencial kuptoni vetem anen e zhvidhimit teknologjik dhe industrial atehere po te kujtoj se atlantida i kishte keto potenciale para 15,000 vjetesh dhe i distancua shume me pjesen tjeter te botes por sot ate civilizim te "avancuar" e ke ne fundin e oqeanit altlantik
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ATMAN : 01-04-2014 mė 04:55
Dhe...!?
Une e thash mjaft qarte se eshte e pamundur qe nje shtet me 1,3 miliarde njerez te arrije standarde te caktuara, aq me pak nje grup shtetesh qe se bashku perbejne gjysmen e njerezimit aktul ne bote.
Kur t'fundoset Perendimi aktual "ne fund te oqeanit atlantik" si Atlantida, atehere nuk do te egzistojne as Kina, Rusia, Brazili, Lindja e Mesme etj. sic jane sot.
Keshtu qe nuk ke pse ben krahasime te tilla te pavlefshme, kur dihet se ne kohen e Atlantides, nese ka ekzistuar, gjithashtu nuk kane ekzistuar rrethana as perafersisht te krahasueshme me ato te relacioneve aktuale ne mes te shteteve, regjioneve, kulturave, superfuqive, fuqive... te ndryshme te botes sone.
S'ka "burim energjitik dhe shpirteror" qe mund te ngrise mireqenjen sociale te miliarda njerezve ne standarde te pak vendeve te zhvilluara dhe te pasura te Perendimit.
Ceshtje tjeter do te ishte perafrimi i standardeve ne nje nivel dukshem me te ulet se aktualisht.
Per arme berthamore dhe terrorizim te shteteve fqinje dhe bashkesise nderkombetare me arme te tilla sigurisht se nuk nevojitet asnje standard i larte. Shembulli me i mire eshte Korea Veriore. Por edhe India, Pakistani dhe eventualisht Irani. Kjo lloje "fuqie" eshte dicka krejtesisht tjeter...
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Antiproanti : 01-04-2014 mė 05:36
Krijoni Kontakt