Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Ministria Harito u përmend gratë, vëllezrit e kunatat deputetëve të PD-së

    Ministria Harito u përmend gratë, vëllezrit e kunatat deputetëve të PD-së

    M-harito

    Ministria për Administratën, Mirela Harito, ka zemëruar jo pak opozitën sot në sallën e Kuvendit kur në një fjalim mbrojtës për akuzat për shkarkime politike në administratë vendosi tu përmendë deputetëve dhe eksponentëve të PD-së familjrarët e tyre të punësuar në administratë.

    “Jeni të shqetësuar për ata 7000 vetë që deklaroni ju, apo jeni të shqetësuar për listat e farefisit tuaj. Jeni të shqetësuar për gruan e z.Kosova që punon në Ministrinë e Jashtme, për gruan e Saimir Shehrit në Ministrinë e Ekonomisë, për Gjergj Lezhën që ka gruan DAP dhe kunatën në Ministrinë e Mbrojtjes. Mos jeni gjë të shqetësuar për Hasan Metukun apo për Roland Bejkon që ka vëllain në Ministrinë e Mbrojtjes? Mos jeni të shqetësuar për gruan e Glori Hysit në Ministrinë e Arsimit, për znj.Rusmajli në Ministrinë e Financave apo që ka kunatën në Kryeministri, apo për motrën e z.Patozi në Ministrinë e Brendshme, për mbesën e Liri Berishës në Ministrinë e Integrimit, për kunatën e Genc Rulit në Ministrinë e Transportit, për znj.Mediu në Ministrinë e Energjisë apo për gruan e Kuliqit në Ministrinë e Punëve të Brendshme se ky donte ta mbante gruan pranë. Mosn jeni të shqetësuar për vëllain e Gerti Bogdanit në Ministrinë e Jashtme. Nuk di dhe një gjë. Pse keni një numër kaq të madh kunatash??? Kunata pafund . Pse qëlloi që gjithë gratë kunatat duhej të ishin nëpër Ministrira. Po kur janë kaq të zotë këta, pse nuk shkojnë te sektori privat që paguan dhe më mirë. Pse duhet të mbahet farefisi juaj me rrogat e shtetit. Pa harruar masat disiplinore që propozon KLSH, që e keni emëruar ju. Ju sugjeroj ti lexoni raportet se janë shumë interesant. Vetëm në Postën Shqiptare keni një listë me emra dhe mbiemra Berisha, lexojini raportet”, tha ndër të tjera Harito duke ngjallur zemërim në radhët e opozitës.

    Ajo tha se po ua kujtonte këtë për hedhur poshtë pretendimet e opozitës se janë larguar 7 mijë vetë nga puna. “Ndërkombëtarët ju kanë kërkuar listat me emrat e personave që janë larguar nga administrata, dhe ju nuk keni paraqitur asnjë listë. Nuk keni paraqitur asnjë listë, pasi nuk dispononi asnjë shifër reale mbi ato që deklaroni”, theksoi Harito.

    Deputeti republican Fatmir Mediu replikoi me Hariton duke e quajtur pa vend nga ana e saj përmendjen e grave e kunatave në sallën e Kuvendit.

    “Eshtë për të ardhur keq për qeverinë dhe ju ministre Harito. Gruaja ime punon që në vititn 1992 në një administratë, por është e turpshme që ju merreni me gjëra të tilla dhe shpifje. Si kam thënë asnjëherë dikujt në paralament se ku i punojnë kunatat apo jo. Ju kërkoj si ministre se nëse ka shkelje minimale nga ana e bashkëshortes time, merrni masa, por nëse ecni me ligjin e 1945 atëherë bëjni si në atë kohë. Nuk e prisja kurrë këtë gjykim nga ju, duhet të shikoni më shumë qëndrimet që mbani”, tha Mediu.

    http://mapo.al/2014/03/27/ministria-...teve-te-pd-se/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Ministria Harito u përmend gratë, vëllezrit e kunatat deputetëve të PD-së

    Berisha: Rama dhe Harito nazistë, bënë doktrinën e dezinfektimit të administratës

    Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar ashper ministren për Administratën Publike, Milena Harito per shkarkimet sali-berishane administrate. Berisha tha se kryeministri Rama dhe ministrja Harito “kanë përpunuar një doktrinë të denjë për nazistë, për dezinfektimin e administratës publike”.
    “Qytetarët janë të shqetësuar kushërirë kur shohin ty ministre, kur shohin Bledi Cucin ministër pa asnjë meritë mbi tokë. Kur shohin burrin e Linda Bashës kryetar bordi, kur shohin kushëririn tënd të parë drejtor të MEICO-s. Ja zonja kushërirë se si të mblidhen të gjitha ty. Ju përbëni gjysmën e qeverisë si familje. Ti meritën e vetme që ke se je kushërirë Koleka. A ka ndonjë figurë më të keqe që mund të bëjë një zonjë të përgojojë këtu punonjës të nderuar të administratës me urrejtjen klasore të shpirtit të zi të Spiro Kolekës. Emërimet sot i bën vetëm Olsi. A e di sa paguhet Olsi në ditë. Kjo me kushëririn e vet ka përpunuar doktrinën e dezinfektimit të administratës, e denjë vetëm për nazistë. Doktrinë çnjerëzore, nuk e kisha dëgjuar ndonjëherë”- deklaroi Berisha.

    Nderkohe Harito tha se opozita po bën demagogji me të larguarit nga puna, madje ajo ka treguar emrat e familjareve te deputeteve te PD-se qe punojne ne administrate.
    “Përgjigjen mbi administratën publike e keni marrë në datën 11 mars, me gjithë të dhënat e disponueshme për nëpunësin civil. Flisni për 7 mijë vetë të larguar, unë ju kam kërkuar nga dalin këto të dhëna. Partnerët ndërkombëtarë ju kanë kërkuar listat. E gjithë kjo është vetëm një demagogji, këto të dhëna nuk ekzistojnë. Jeni të shqetësuar për listat me 700 mijë persona që thoni ju apo për listat e familjeve tuaja.”- tha ministrja harto, duke përmendur disa emra të të afërmeve të deputetëve të PD-së që mbajnë posto në administratën publike.

    “Marreveshja me FMN mashtrim”

    Me vone serish ne seancen e sotme plenare Berisha akuzoi maxhorancën për marrëveshje të fshehtë me FMN-në. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Berisha tha se marrëveshja me FMN-në është fryt i mashtrimit të ekipit qeveritar.

    “Marrëveshja e fshehtë me FMN, nuk është vepër e FMN. Fondi nuk imponon kurrë, fondi kërkon negociatorë, por kur venë përpara njerëz të cilët vendimet i marrin mbi bazën e iluzioneve dhe jo realitetit FMN është i detyruar të shtrojë parashikimet e tij. Marrëveshja është fryt i injorancës totale, mashtrimit të ekipit qeveritar. Ju po lozni me këtë vend në mënyrën më të paimagjinueshme. Marrëveshja parashikon largim masiv të investitorëve.”- u shpreh Berisha.

    http://mapo.al/2014/03/27/berisha-ra...administrates/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •