Atentat kreut të Komunës Farkë, Plaku: U qëllua me antitank
Kryetari i komunes se Farkës në kryeqytet është bërë pre e një sulmi me tritol. Nje sasi tritoli ka shpërthyer në banesën 01bardhi-215x300e kryetarit të Komunës Farkë, Fatbardh Plaku sot rreth orës 02:40 të mengjesit. Fatmiresisht nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Sipas njoftimit të policisë, sasia e eksplozivit është vendosur në murin e rrethimit të banesës së tij në fshatin Farkë e Vogël.
Por nderkaq vete kryekomunari ka thene se eshte qelluar me antitank nga jashte shtepise dhe predha ka shpuar murin e shtepise.
“Shtëpia ime është qëlluar nga një distancë prej 100 metrash. Predha ka depërtuar në murin rrethues dhe ka dëmtuar derën”.
Ai shton se nuk ka dyshime konkrete se kush e ka kryer këtë akt. “Dhashë sqarimet në polici, por nuk kam dyshime konkrete, sepse nuk kam pasur konflikte dhe presione të drejtpërdrejta për detyrën që kryej”, tha kreu i Komunës së Farkës.
Mësohet se banesa e shkatërruar e Plakut survejohej nga kamera sigurie.
Fatbardh Plaku prej dy mandatesh vazhdon të jetë kryetar i Komunës së Farkës, nën siglën e Partisë Demokratike.
MAPO
Krijoni Kontakt