Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    7 gënjeshtrat që njerëzit thonë më shumë në Facebook

    12 Prill 2014 | : Ndryshe | Autor: Gazeta Shqip

    Facebook së shpejti mund të quhet edhe si “Gënjeshtra”! Njerëzit të cilët gënjejnë në këtë rrjet social po bëhen gjithnjë e më të shumtë, ndërsa gënjeshtrat janë nga më të ndryshmet, por shtatë janë ato më të zakonshmet
    Komunikim

    7. Më duhet të largohem…

    Pjesa më e madhe e herëve “më duhet ta mbyll sepse…eh…do të dal për darkë!”, do të thotë thjesht ndërrim statusi në “jashtë linje” dhe vazhdim i shikimit të fotove dhe i statuseve pa u shqetësuar nga askush.

    6. Biografia personale

    Në Facebook janë të shumtë ata të cilët shkruajnë biografi personale të trilluara, vende ku nuk jetojnë, kompani ku nuk punojnë, tituj e medalje që nuk i kanë marrë. Janë po ashtu të shumtë ata të cilët gënjejnë mbi aspektet e tyre të karakterit duke thënë se janë pozitivë, të mençur, të qetë në një kohë kur sa kanë dalë nga një qendër çmendine apo nga burgu, sepse kanë vrarë dhe kanë bërë krime të ndryshme.

    5. Mosha

    Në SHBA është kryer një studim i vërtetë statistikor mbi moshën e përdoruesve të Facebook. 15-vjeçarët në përgjithësi i shtojnë dy vjet më shumë moshës së tyre ndërsa bisedojnë me të panjohurit. Ndërkohë 40-vjeçarët/et shtiren mesatarisht sikur janë 5 vjet më të rinj.

    4. Fotoja e profilit

    Po, fotoja e profilit nga shumica mendohet se është normalisht më unikja e fotove të bëra gjatë gjithë jetës. Madje, ajo është bërë edhe me fotoshop (shpresohet me stil).

    3. Falënderimet dhe të shtirurit të surprizuar nga urimet e ditëlindjes.

    Marrja e shumë urimeve nga persona që nuk i njeh është një shtirje e vërtetë në Facebook, sepse ky i fundit është pikërisht ai që ia kujton shumicës së njerëzve ditëlindjet e gjithsecilit. Po ashtu shtirje janë edhe pëlqimet apo komentet që u bëhen këtyre urimeve, kur nuk bëhen me dëshirë të plotë.

    2. “Ndoshta” do të marr pjesë në një ngjarje të madhe.

    Ndoshta në gjuhën e eventeve do të thotë “jo, por nuk dua të të ofendoj”.

    1. “Më pëlqen”

    “Më pëlqen” klikojnë te filmat, qe nuk i kanë parë kurrë, te shkrimtarët, filozofët për të cilët nuk kanë lexuar asnjëherë ose te ndonjë foto e shpifur vetëm e vetëm për të mbajtur miqësi dhe për të marrë mbrapsht më shumë “më pëlqen” të tjera, hipokrizi i bënë pa kufij.

    Statuset në Facebook dhe pasojat

    Mesazhet dhe komentet flirtuese që gjenden në faqet e Facebook-ut po shkaktojnë gjithnjë e më shumë probleme mes çifteve. Ndërkohë, firmat kompjuterike po fitojnë gjithnjë e më shumë para duke krijuar pajisje kompjuterike që lejojnë bashkëshortët dyshues që të spiunojnë në mënyrë elektronike aktivitetet e dikujt në internet. Një 35-vjeçare madje zbuloi se bashkëshorti i saj po divorcohej me të nëpërmjet Facebook-ut. Organizatorja e konferencave, Emma Brady u trondit, kur mori vesh se martesa e saj kishte marre fund, pasi lexoi statusin e bashkëshortit të saj që thoshte: “Neil Brady i ka dhënë fund martesës me Emma Brady”. Vitin e kaluar një 28-vjeçare i dha fund martesës së saj pasi zbuloi se i shoqi po kalonte një marrëdhënie virtuale me dikë që nuk e kishte takuar kurrë. Any Taylor, 28 vjeçe u nda nga David Pollard, pasi zbuloi se ai po flinte me një shoqëruese në lojën “Second Life”, një botë virtuale, ku njerëzit krijojnë një personalitet të ri. Rreth 14 milionë britanike besohet se përdorin rrjetet sociale për të komunikuar me miq të vjetër ose për të bërë miq të rinj. Popullariteti i rrjetit social “Friends Reunited” para disa vjetësh u fajësua për rritjen e divorceve, duke qenë se bashkëshortët e bezdisur e përdornin për të kontaktuar ish të dashurit e dikurshëm.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    cherry blossom girl
    Anëtarësuar
    14-05-2010
    Postime
    6,095

    Për: 7 gënjeshtrat që njerëzit thonë më shumë në Facebook

    Une kam dale ne konkluzion se vetem dr house dhe sheldon te big bang theory thone gjithmone te verteten. : p

  3. Anetarët më poshtë kanë falenderuar broken_smile për postimin:

    Fiori (15-04-2014)

  4. #3
    1.2.3...I
    Anëtarësuar
    10-09-2005
    Postime
    1,967

    Për: 7 gënjeshtrat që njerëzit thonë më shumë në Facebook

    Mua me pelqen ti 'genjej' njerezit ne sy,prandaj skam FB
    Ndryshuar për herë të fundit nga zANë : 12-04-2014 më 12:06

  5. #4
    cherry blossom girl
    Anëtarësuar
    14-05-2010
    Postime
    6,095

    Për: 7 gënjeshtrat që njerëzit thonë më shumë në Facebook

    Se per pak harrova, edhe femijet

  6. #5
    SupremacY Maska e IL__SANTO
    Anëtarësuar
    23-08-2004
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    4,248

    Për: 7 gënjeshtrat që njerëzit thonë më shumë në Facebook

    Ku paska qene njerezimi per kete shpikje te re. Ska me ndarje ne gjykata e me avokat. Live ne Fb se ashtu ka lezet.
    Hapu Shoqe Se Skom Frenaaa.

  7. #6
    Just Me!
    Anëtarësuar
    17-02-2013
    Vendndodhja
    Who
    Postime
    439

    Për: 7 gënjeshtrat që njerëzit thonë më shumë në Facebook

    Keto genjeshtra kane kohe qe kane dale nga moda... Femrat e sotme jane shume me te rafinuara ne mashtrime, por jo aq sa mos te dallohen.
    Just me!

  8. #7
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: 7 gënjeshtrat që njerëzit thonë më shumë në Facebook

    Citim Postuar më parë nga Xhuxhumaku Lexo Postimin
    7 gënjeshtrat që njerëzit thonë më shumë në Facebook

    12 Prill 2014 | : Ndryshe | Autor: Gazeta Shqip

    Facebook së shpejti mund të quhet edhe si “Gënjeshtra”! Njerëzit të cilët gënjejnë në këtë rrjet social po bëhen gjithnjë e më të shumtë, ndërsa gënjeshtrat janë nga më të ndryshmet, por shtatë janë ato më të zakonshmet
    Komunikim

    7. Më duhet të largohem…

    Pjesa më e madhe e herëve “më duhet ta mbyll sepse…eh…do të dal për darkë!”, do të thotë thjesht ndërrim statusi në “jashtë linje” dhe vazhdim i shikimit të fotove dhe i statuseve pa u shqetësuar nga askush.

    6. Biografia personale

    Në Facebook janë të shumtë ata të cilët shkruajnë biografi personale të trilluara, vende ku nuk jetojnë, kompani ku nuk punojnë, tituj e medalje që nuk i kanë marrë. Janë po ashtu të shumtë ata të cilët gënjejnë mbi aspektet e tyre të karakterit duke thënë se janë pozitivë, të mençur, të qetë në një kohë kur sa kanë dalë nga një qendër çmendine apo nga burgu, sepse kanë vrarë dhe kanë bërë krime të ndryshme.

    5. Mosha

    Në SHBA është kryer një studim i vërtetë statistikor mbi moshën e përdoruesve të Facebook. 15-vjeçarët në përgjithësi i shtojnë dy vjet më shumë moshës së tyre ndërsa bisedojnë me të panjohurit. Ndërkohë 40-vjeçarët/et shtiren mesatarisht sikur janë 5 vjet më të rinj.

    4. Fotoja e profilit

    Po, fotoja e profilit nga shumica mendohet se është normalisht më unikja e fotove të bëra gjatë gjithë jetës. Madje, ajo është bërë edhe me fotoshop (shpresohet me stil).

    3. Falënderimet dhe të shtirurit të surprizuar nga urimet e ditëlindjes.

    Marrja e shumë urimeve nga persona që nuk i njeh është një shtirje e vërtetë në Facebook, sepse ky i fundit është pikërisht ai që ia kujton shumicës së njerëzve ditëlindjet e gjithsecilit. Po ashtu shtirje janë edhe pëlqimet apo komentet që u bëhen këtyre urimeve, kur nuk bëhen me dëshirë të plotë.

    2. “Ndoshta” do të marr pjesë në një ngjarje të madhe.

    Ndoshta në gjuhën e eventeve do të thotë “jo, por nuk dua të të ofendoj”.

    1. “Më pëlqen”

    “Më pëlqen” klikojnë te filmat, qe nuk i kanë parë kurrë, te shkrimtarët, filozofët për të cilët nuk kanë lexuar asnjëherë ose te ndonjë foto e shpifur vetëm e vetëm për të mbajtur miqësi dhe për të marrë mbrapsht më shumë “më pëlqen” të tjera, hipokrizi i bënë pa kufij.

    Statuset në Facebook dhe pasojat

    Mesazhet dhe komentet flirtuese që gjenden në faqet e Facebook-ut po shkaktojnë gjithnjë e më shumë probleme mes çifteve. Ndërkohë, firmat kompjuterike po fitojnë gjithnjë e më shumë para duke krijuar pajisje kompjuterike që lejojnë bashkëshortët dyshues që të spiunojnë në mënyrë elektronike aktivitetet e dikujt në internet. Një 35-vjeçare madje zbuloi se bashkëshorti i saj po divorcohej me të nëpërmjet Facebook-ut. Organizatorja e konferencave, Emma Brady u trondit, kur mori vesh se martesa e saj kishte marre fund, pasi lexoi statusin e bashkëshortit të saj që thoshte: “Neil Brady i ka dhënë fund martesës me Emma Brady”. Vitin e kaluar një 28-vjeçare i dha fund martesës së saj pasi zbuloi se i shoqi po kalonte një marrëdhënie virtuale me dikë që nuk e kishte takuar kurrë. Any Taylor, 28 vjeçe u nda nga David Pollard, pasi zbuloi se ai po flinte me një shoqëruese në lojën “Second Life”, një botë virtuale, ku njerëzit krijojnë një personalitet të ri. Rreth 14 milionë britanike besohet se përdorin rrjetet sociale për të komunikuar me miq të vjetër ose për të bërë miq të rinj. Popullariteti i rrjetit social “Friends Reunited” para disa vjetësh u fajësua për rritjen e divorceve, duke qenë se bashkëshortët e bezdisur e përdornin për të kontaktuar ish të dashurit e dikurshëm.
    Shume nga keto "genjeshtra" jane genjeshtra sociale dhe te nevojshme, jo genjeshtra qe qellimisht favorizojne apo demtojne tjetrin...

  9. #8
    i/e regjistruar Maska e Shkenca
    Anëtarësuar
    29-09-2012
    Postime
    1,424

    Për: 7 gënjeshtrat që njerëzit thonë më shumë në Facebook

    Per mua fb s'ka asgje interesante, sidomos ato statusat"per darke ne restorantin x"...duke pi kafe...duke...duke....ta shpifin me gjera palidhje....
    E pata nje Profil, e deaktivova perkohesisht ne fillim dhe kurre me s'do me linde deshira te aktivoj edhe njehere....
    ೋღ♥ღೋ ══════════C6H12O6═════════ೋღ♥ღೋ

  10. #9
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: 7 gënjeshtrat që njerëzit thonë më shumë në Facebook

    Citim Postuar më parë nga Shkenca Lexo Postimin
    Per mua fb s'ka asgje interesante, sidomos ato statusat"per darke ne restorantin x"...duke pi kafe...duke...duke....ta shpifin me gjera palidhje....
    E pata nje Profil, e deaktivova perkohesisht ne fillim dhe kurre me s'do me linde deshira te aktivoj edhe njehere....
    Sh gabim ke bere shkenca,...lol

    Ske ku ta tregosh veten, po ske FB,..

    Kthe mendje sa so vone

    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  11. #10
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: 7 gënjeshtrat që njerëzit thonë më shumë në Facebook

    Ata qe kam ne fb me njohin me rrenje e dhemballe, keshtu qe s'kam arsye ti genjej.
    Feelings change - memories don't.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •