Të diela e tretë e kreshmëve - e Faljes së kryqit

Ushtrimi i virtyteve nuk është një çështje e lehtë. Përveç dëshirës personale të fuqishme është e nevojshme dhe fuqia shënjtëruese e Kishës sonë. Kështu Etërit e shënjtë caktuan, në mes të Kreshmës së madhe ti përulet Kryqit të Nderuar, që të marrim ne besimtarët nga ai hirin dhe fuqinë për të vazhduar me forcë betejën tonë shpirtërore.

Kryqi i Krishtit është krenaria e Kishës sonë dhe armë e pamundur kundër fuqive të së keqes. Mbi të u thye pushteti i djallit dhe u anullua fuqia e tij. Nga ai buroi shpëtimi dhe përjetësia në racën njerëzore. Kisha jonë psalën në mënyrë triumfale: “O Zot armë kundër djallit Kryqin tënd na dhe, tmerohet dhe dridhet, duke e mbajtur shikojmë fuqinë e tij” dhe “ja ku po shfaqet Kryqi, fuqi na ofron në mes të kreshmëve, gropën hyjnore, me dëshirë po e hapim që atij me respekt ti falemi”

Nga një mjet vrasës dhe i tmershëm ekzekutimi të kriminelëve u kthye në mjet shënjtërimi dhe një mburojë mbrojtjeje e kuptueshme nga sulmet e Eosforit dhe nga ëngjëjt e tij të rrënë. Të tjerë e ngjasojnë atë me një dallgë thyhes të fortë kundër tronditjeve të jetës, të cilat i nxit e keqja dhe mëkati. Lodhja trupore e kreshmës dhe mospërfillja shpirtërore e betejës shpirtërore janë dy faktorë, të cilët mund të pezullojë rrugën përulëse të besimtarit. Fuqia shënjtëruese e Kryqit është një antidot në këtë situatë.

Kryqi i Krishtit, përveç simbolit hyjnor të Kishës sonë, ka një rëndësi morale për çdo besimtar. Ashtu si Zoti solli Kryqin e Tij në Golgotha, i ngarkuar me mëkatet e gjithë racës e brezave njerëzore, kështu dhe besimtari i Krishtit, mban dhe ai kryqin e tij personal, betejën për shpëtim dhe përsosmërinë. Rruga për shpëtim është një Golgotha e vërtetë dhe kërkon vetmohim tek të gjithë ata që e ngjitin. E vërtetoi Zoti: “Ai që do të më ndjekë nga prapa le të mohojë veten, të mbajë kryqin e tij dhe të më ndjekë” (Markut 8:34). Periudha e shënjtë e Triodhit është një udhëtim kryesisht kryqëzues dhe një kryqëzim imagjinar i pasioneve tona.

Për këtë arsye Kisha dedikoi këtë të Dielë në faljen ndaj Kryqit të Nderuar. Besimtarët duke konsumuar hir nga ai, të fuqizuar dhe të rinovuar, i përballojmë pengesat që vendos i ligu dhe ecim në rrugën qiellore me zell duke pasur udhërrëfyes gëzimin dhe dëshirën që të takojmë Zotin tonë të Ngjallur Jesu Krisht ditën e shënjtë dhe të ndritëshme të ngjalljes së Tij.

****

Kremtimi i kesaj dite ne katedralen e Tiranes