Dy kėngėt “Propast carstva Srpskoga” (Rėnia e perandorisė serbe) dhe “Kėnga e Luftės sė Kosovės” janė dy prej varianteve tė shumta sllavojugore dhe shqiptare qė rrėfejnė betejėn e famshme tė 28 qershorit 1389, gjatė sė cilės u pėrballėn; koalicioni i tė krishterėve ballkanikė i drejtuar nga princi serb Lazar Hrebeljanović, dhe ushtria osmane e sulltanit Murat I.
Arsyeja e pėrzgjedhjes tė kėtyre dy pjesėve tė veēanta mes tė gjithė lėndės epike qė i referohet betejės, lidhet mė sė shumti me aksesueshmėrinė dhe me afėrsinė qė paraqesin me ngjarje tė rėnies sė perandorisė sė justinėve. Kėnga serbe ėshtė mė e mirėnjohura e tė gjithė Ciklit sllavojugor, ndėrkohė qė mes kėngėve tė pakta shqiptare tė cilat munda tė konsultoj, nė “Kėngėn e Luftės sė Kosovės” ruheshin mė tepėr elementė tė nėnshtresės sė vjetėr ballkanike.
Beteja e vitit 1389 ėshtė njė ndėr mė tė ashprat e mesjetės sė vonė. Luftimet janė vazhduar pėrgjatė gjithė ditės sė 28 qershorit, duke pėrfunduar me tė vrarė tė shumtė nė tė dy kampet dhe duke sjellė mė pas vėshtirėsi tė konsiderueshme pėr dy shtetet qė mbartėn peshėn kryesore tė luftės; pėr Perandorinė Osmane dhe sidomos pėr Principatėn e knez Lazarit. Vetė dy kryeprijėsit humbėn jetėn; sulltan Murati I u vra nga njė kalorės ose njė luftėtar i plagosur i krishterė i quajtur nė dėshmitė e mėvona, Millosh Kobila (ose Kobilić), ndėrsa mė pas Lazari u kap rob dhe u ekzekutua me urdhėr tė djalit tė Muratit, sulltanit tė ardhshėm Bajazit I.
Nė mbrėmje ushtritė e serbėve dhe aleatėve tė tyre u tėrhoqėn duke e lėnė Bajazitin zot tė vendit, por megjithatė, mė pas edhe sulltanit tė ri iu desh tė tėrhiqej; pėr tė konsoliduar pushtetin nė krye tė osmanėve dhe pėr arsye se trupat e tij, gjithashtu tė decimuara, nuk mund tė pėrparonin drejt veriut dhe as tė qėndronin nė Kosovė.
Sakrifica e luftėtarėve tė krishterė mundėsoi ruajtjen e principatave tė tyre pėrkohėsisht, por koalicionet antiosmane do tė ishin tė rralla pas vdekjes sė Lazarit, ndėrkohė qė kundėrshtarėt e kishin gjithnjė pushtetin tė pėrqendruar nė duart e trashėgimtarėve tė Osmanit. Siē ėshtė e mirėditur me kalimin e viteve njėra pas tjetrės zotėrimet e sllavėve tė jugut dhe tė arbrėve do tė kalonin nė gjendje vasaliteti ndaj Portės sė Lartė.
Prej studiuesve tė mėparshėm tė epikės ballkanike janė vėnė re ndryshime tė konsiderueshme mes grupit tė kėngėve tė shqiptarėve dhe atyre tė sllavėve tė jugut, ndaj mendohet se janė kėnduar veēmas prej njė kohe tė hershme. Vetė heroi qendror ėshtė i ndryshėm; nė ciklin serb i kėndohet mė sė shumti car Lazarit, dhe ndėrhyjnė personazhe tė tjerė siē Milloshi, Ban Strahina apo Marko Krajleviēi; ndėrkohė qė nė epikėn shqiptare nė shumicėn e kėngėve Millosh Kopili ėshtė heroi i vetėm.
Megjithė ndryshimet, tė dy grupet pėrmbajnė motive tė shumta qė korrespondojnė nė mėnyrė domethėnėse me ngjarjet qė sollėn rėnien e perandorisė sė justinėve, dhe mund tė pohohet se nėnshtresa e tyre formohet prej elementėve tė kėngėve tė vjetra tė malėsorėve shqiptarė dhe sllavojugorė. Pėrndryshe edhe tė dhėnat problematike tė kėtij cikli – siē janė episodi i pandodhur historikisht i tradhtisė sė princit Vuk Branković, titulli “car” i Lazarit, motivi i vdekjes sė nėntė jugoviēėve dhe disa tė tjerė – kuptohen lehtėsisht nėse i referohemi nėnshtresės. Rapsodėt shqiptarė dhe sllavė kanė ndėrthurur motivet e kėngėve tė vjetra me ato tė krijuara pėr betejėn e parė tė Kosovės, dhe kanė transmetuar nė kėtė mėnyrė edhe ngjarje qė nė fakt i pėrkasin shekujve VI-VII duke pasqyruar njė shėmbėlltyrė tė padrejtė ndonjėherė tė personazheve tė rėndėsishėm tė historisė mesjetare serbe.
Pėrsa i pėrket procesit tė ndėrthurjes; hipoteza e parė ėshtė qė fillimisht vargje ose kėngė qė nė zanafillė rrėfenin rėnien e perandorisė dardane – siē dy tė mėsipėrmet – ti jenė pėrshtatur lėndės epike tė Betejės Kosovės duke u modifikuar veēanėrisht nė tė dhėnat onomastike.
Ose prej krijimit tė parė tė kėngėve mbi betejėn e Kosovės mund tė ketė ndodhur i njėjti proces mbėshtetjeje nė traditė i vėrejtur ndėr kėngėt heroike tė shekullit XIX mbi kryengritjet e serbėve kundėr osmanėve. Krijuesi i tyre, rapsodi Filip Višnjić, e paraprin rrėfimin e ngjarjeve tė humbjes sė Perandorisė Osmane nė Serbi me motive tė huazuara prej Ciklit tė Kosovės – siē manifestimet qiellore qė paralajmėrojnė fundin e botės sė vjetėr – qė janė shpjeguar paraprakisht nė librat e shenjtė.
Shėnim: kapitullin tė plotė mund ta lexoni kėtu http://xhaxhai.files.wordpress.com/2...sovc3abs-1.pdf
Burimi ėshtė: Peizazhe.com
Krijoni Kontakt