Prifti një kishe në Serbi është arrestuar, pas denoncimit që ka bërë ndaj tij një vajzë 13 vjeçare, e cila ka deklaruar se prifti e kishte përdhunuar në kishë.
”Prifti më ka përdhunuar në kishë, madje u përpoq edhe për të më sulmuar, por u ndal kur në kishë erdhën fëmijët tjerë,” është shprehur 13 vjeçarja B.P nga Kovani i Serbisë.
“Ai ishte i dehur, më kërcënoi pastaj që të mos i tregoj askujt dhe në fund më dha një bekim se do të më falë Zoti nga ky mëkat që e bëra unë”, ka thënë viktima 13 vjeçare, transmetojnë mediat.
Milovan Gjokic, 56 vjeçar është arrestuar menjëherë nga policia, kurse pas marrjes në pyetje ai i ka mohuar akuzat.
Ndërkohë, gjyshi i vajzës ka qenë më i revoltuari.
Ai ka thënë për mediet serbe se njëherë i kishte shkuar mendja që ta djeg kishën e fshatit, shkaku i turpit që i kishte sjell familjes së tij.
/Telegrafi/
Krijoni Kontakt