Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Si u vra Azemi kur denoncoi "naftėn"

    Ish-truproja Marjan Gryka: Si uvra Azemi kur denoncoi "naftėn"

    Emri:  108867_3.jpg

Shikime: 1348

Madhėsia:  28.7 KB


    TIRANE- Ish-truproja e Azem Hajdarit e kryesues i shoqatės me tė njejtin emėr, Marjan Gryka, qė nga ekzili politik i marrė vite mė parė ku ndodhet familjarisht, nė intervistėn pėr gazetėn “Shqiptarja.com” akuzon ish-presidentin dhe ish-kryeministrin Berisha si fajtorin kryesor pėr gjithēka negative ka ndodhur nė 22 vite nė Shqipėri. Ai thotė se, teksa ishin gėzuar se mė 22 mars 1992 kishte ardhur nė pushtet PD, shpresa pėr demokraci, nė tė vėrtetė kishin rėnė nė dorė tė komunistit mė tė keq, qė e katandisi Shqipėrinė nė njė vend qė bėnte kontrabandė me Milosheviēin nė mėnyrė zyrtare, qė eleminoi gjithė kundėrshtarėt brenda PD, ngriti piramidat mashtruese qė vodhėn kursimet e shqiptarėve,anėtarėsoi vendin nė Konferencėn Islamike, vrau liderin e dhjetorit Azem Hajdari dhe po e tėrheq zvarrė Shqipėrinė pėr vite e vite me radhė. Sipas tij, Sali Berisha duhet tė japė llogari me burg pėr tė gjitha krimet e tij, e Rama kėtė duhet tė bėjė pėr tė hyrė vendi nė BE.

    Zoti Gryka, plot 22 vite mė parė, mė 22 mars 1992 PD si e para parti opozitare pas 45 vitesh diktaturė e egėr komuniste vjen nė pushtet. Si e kujtoni atė kohė?
    Kanė kaluar shumė vite kur ne tė gjithė rrėzuam diktaturėn mė tė egėr nė Europė, dhe PD qė ishte partia e ėndrrave tona, e cila u themelua nga Azem Hajdari, erdhi nė pushtet! Kjo kohė ka ēaste tė paimagjinueshme gėzimi, sepse menduam se ishim tė lirė dhe se Shqipėria do tė bėhej si e gjithė Europa! Pasi tė parėt tanė u dergjėn burgjeve, internimeve dhe u vranė barbarisht nga kjo diktaturė dhe bindja se erdhi liria ishte shumė e madhe! Por siē ishin atėherė ēaste, ditė e muaj tė paimagjinueshme gėzimi, ja ku jemi sot pas shumė vitesh me ēaste tė paimagjinueshme hidhėrimi.

    Pėr t’u habitur qė nė qeverinė e parė postkomuniste, Azem Hajdari lideri i dhjetorit, njeriu qė shembi komunizmin, nuk figuronte si ministėr. Pse u bė njė mėnjanim i tillė nga ana e Berishės?
    Nė qeverinė e parė postkomuniste, u vendosėn tė gjithė ish-komunistėt, pėrveē Azem Hajdarit, i cili e themeloi kėtė Parti dhe e lau me gjak bashkė me shokėt e tij, nuk u inkuadrua. Dhe posti i Presidentit tė Republikės u mor nga vetė Sali Berisha! Qė nga ky moment, ky president bėri dy levizje tė shpejta kundėr demokracisė, sepse fakti qė ishte njė ish-komunist, kishte sjellė ndėrrimin e vetėm, kostumin por jo zullumin! Ai futi Shqipėrinė nė Asamblenė ndėrkombėtare tė vendeve Islamike dhe krijoi me shpejtėsi firmėn “Shqiponja”!

    Pra, nga njė vend ish-komunist qė i duhej me patjetėr zhvillimi e rruga pėr nė Europė, qė nė hapat e para me firmėn e Presidentit tė Republikės, Shqipėria niset drejt tritoleve dhe me pranimin e qeverisė shqiptare, hyjnė nė vendin tonė me qindra shoqata islamike, gjoja bamirėsie por qė nė krye tė tyre ishin njerėzit e presidentit e njerėzit e Bin Laden! Ku kjo u konfirmua dhe mė mirė qė nė moentin kur u goditen kullat binjake nė SHBA.

    Mund tė jetė mospėrfshirja e Hajdarit nė qeveri, shkaku qė PD humbi disa muaj mė vonė zgjedhjet vendore pėrballė kryetarit socialist Fatos Nano?
    Njerėzit mė tė kėrkuar nė botė qė dolėn nė listėn e shėrbimeve sekrete amerikane, kishin jetuar nė hotelet mė tė mira shqiptare si shefa dhe Presidentė Bamirėsie, por nė shėrbim tė Saliut dhe al Kaedės, pra, kjo ishte lėvizja e parė fatkeqe antishqiptare e Saliut. Lėvizja e dytė e pabesė e kėtij Presidenti, ishte krijimi i firmės “Shqiponja”. Pėr tė kryer kėtė shėrbim ndaj Serbisė e kundėr OKB e NATO-s dhe pėr tė maskuar krimin e trafikut tė armėve e kontrabandės sė karburanteve, antishqiptari Sali Berisha, krijoi njė firmė tregtare import-eksporti, tė quajtur “Shqiponja-PD”, me pronare PD.

    Thyerja e embargos sė OKB, nė harkun kohor tė viteve ‘93-‘96, mes Shqipėrisė e Malit tė Zi, me bekimin e ish-presidentit Sali Berisha, ishte njė moment i artė i cili nuk u shfrytėzua vetėm nga trafikantėt tregtarė privatė nė fushėn e kontrabandės sė karburanteve, por masivisht nga vetė PD, nėpėrmjet firmės sė saj tregtare “Shqiponja-PD”. PD kishte 100% tė aksioneve tė kėsaj firme. Zyrtarisht, drejtor i Pėrgjithshėm i firmės trafikuese “Shqiponja-PD”, u emėrua kreu i PD-sė, Tritan Shehu. Administrator u emėrua Genc Pollo. Kryetar bordi ishte Sali Berisha. Drejtor Ekonomik ishte Blerim Ēela. Drejtor marketingu ishin Ali Spahia e Ali Kazazi.

    Koordinator me tregun Serb pėr eksportin e karburanteve, armėve e municioneve ishte Pjetėr Arbnori. Drejtues ushtarak i kėsaj firme, qė siguronte ecurinė e trafikut ishte Safet Zhulali. Drejtor finance ishte Genc Ruli. Drejtues i sigurisė rrugore tė mjeteve qė trafikonin, ishte Agim Shehu. Shef auditi ishte Ritvan Bode, njėherazi edhe ish-drejtor i Pėrgjithshėm i Doganave dhe mė pas ministėr i Financave. Ndėrsa drejtor i Pėrgjithshėm i stafit tė firmės “Shqiponja-PD” qė kontrollonte dhe menaxhonte veprimtarinė e kėsaj firme ishte shefi i SHIK, Bashkim Gazidede. -

    Po thoni se ishte kėrkesė e Ish-Jugosllavisė ngritja e saj...?
    Kjo firmė u ngrit dhe nisi aktivitetin me urgjencė, pikėrisht nė momentin kur Serbia u izolua nga SHBA, OKB e NATO, pėr shkak tė krimit njerėzor e gjenocidit masiv, qė nisi dhe po vazhdonte kundėr popujve federativė qė pėrbėnin ish-Jugosllavinė. Firma “Shqiponja”, me rritjen e kėrkesės pėr naftė nė tregun shqiptar, duke qenė se sasia dėrrmuese e saj shitej kontrabandė nė Mal tė Zi, drejtuesit mė tė lartė tė 1993-shit, vendosėn tė themelojnė firmėn “Shqiponja”, qė fillimisht, sipas akt-themelimit kishte si objekt vetėm eksportin e naftės drejt ish-Jugosllavisė, me afat nisje vitin 1993, pėr njė periudhė mbi 10 vjet. Por qė aktiviteti i saj u ndėrpre nė dhjetor 1996, pėr shkak tė rėnies sė PD-sė nga pushteti i piramidave. Nė vitet 1993-1996, autobotet me naftė, mazut, benzol, benzinė e vajgur special pėr avionėt, ose ndryshe me “kerazinė”, vinin ēdo javė nė “karvanė” prej 17-18 automjete nė naftė.

    Ato ngarkoheshin nė Greqi e pasi ndėrronin dokumentet dhe mjetet nė Bullgari, nėpėrmjet Maqedonisė futeshin nė Qafė-Thanė, bėnin “njė xhiro hyrje-daljeje formale nė Shqipėri me dokumente false dhe shkonin drejt Serbisė. Kjo “linjė” bėhej prej 3 vitesh, pa pushim asnjė ditė. Kėto autobote, kishin drejtues bullgarė, grekė, malazezė, kosovarė, maqedonas por qė komunikonin saktėsisht nė gjuhėn e doganės tonė. Por ata, pėr garanci komunikimi, nė ēdo mjet e nė ēdo rrugė qarkullimi, shoqėroheshin nga shqiptarė, tė cilėt nė fakt ishin oficerė tė SHIK, tė autorizuar me leje speciale prej qeverisė shqiptare, policisė shqiptare dhe sidomos me “autorizim special” tė firmosur nga kryeshikasi Bashkim Gazidede.

    Mirėpo Azem Hajdari nuk mund t’i pranonte kurrė kėto pabesi tė ish-kupolės komuniste e doli hapur dhe denoncoi gjithė kėta mafiozė qė morėn demokracinė peng! Saliu jo vetėm qė e shpalli armik Azemin pėr kėtė denoncim publik mediatik qė u pėrshėndet nga SHBA etj, por me SHIK tė Gazidedes Berisha pėrgatiti nė media, pyetje kundrejt Azemit si e si pėr ta goditur dhe pėr t’i ulur figurėn liderit dhjetorit qė siē po shihej lufta kundėr komunizmit duhej vazhduar! Azemi iu pėrgjigj njė pėr njė pyetjeve, duke hedhur me fakte poshtė akuzat.

    Analistė tė ndryshėm thonė qė Berisha doli nga “binarėt” pas humbjes sė referendumit pėr Kushtetutėn mė ‘94. Mendoni se ai ėshtė pėrgjegjės dhe pėr Piramidat mashtruese dhe tragjedinė e marsit tė vitit 1997, vetėm e vetėm qė tė mbajė pushtetin?
    E vėrteta ėshtė se ēdo firmė piramidale nė Shqipėri ėshtė lejuar nga vetė Berisha dhe se ēdo firmė e tillė ėshtė denoncuar nga vetė Azemi. Pra, pavarėsisht nga pamja e jashtme, Azemi dhe Berisha kanė qenė nė pėrplasje gjatė gjithė kohės. Prandaj kjo mafie komuniste e mirėorganizuar nuk e lejoi Azemin tė merrte asnjė post nė ministritė pėrkatėse, por dhe duhej tė vritej me domosdo, sepse nuk e pėrballonin dot, dhe siē e kam shkruar dhe mė parė dhe nė vrasjen e Hajdarit janė tė implikuar jo rastėsisht figurat mė tė larta tė PD-sė, tė lidhur me “Shqiponjėn”.

    Ish-kryeministri Berisha e ka pasur gjithnjė problem vendlindjen e tij, vizitat nė Tropojė e pėr mė tepėr i rėndojnė shumė akuzat pėr shumė vrasje. Cili mendoni se ėshtė shkaku i kėsaj fobie tė Berishės ndaj vendlindjes sė tij?
    Sali Berisha i ka borxh tė gjithė shqiptarėve demokracinė, i ka borxh Tropojės 200 djem tė vrarė, vetėm pėr skenarėt kriminalė tė organizuara nga vetė Saliu! I ka borxh demokracisė Bujar Kaloshin, Abdyl Matoshin, Arben Brocin, Remzi Hoxhėn, Gramoz Pashkon! Dhe i ka borxh atė qė ne shqiptarėt nuk ia falim kurrė, Azem Hajdarin. Deri dje si njė mashtrues publikonte veten duke thėnė se e shikoj Azemin dhe flas me tė! Por unė desha ta pyes Saliun: -Po me Olldashin a ‘flet’ e ēfarė i thua? Kush mendon ti se e ka radhėn pas tij? Po tė pėrgjigjemi ne Shoqata Azem Hajdari se pas tij duhet ta keni radhėn ju pėr nė Hagė, pėr qindra krime e implikime tė tuat nė trafik dhe vrasje, jemi tė bindur mė shumė se kurrė se mosarrestimi juaj ėshtė rrėzimi i shpejtė i sė majtės. Paftėsia e Ramės dhe frika e tij ndaj fortesave tė tua ka shpallur luftėn President-Qeveri.

    Kjo tregon se vendi ėshtė nė vitet ‘90, sepse ju Sali “Penicilina” jeni sot pėrsėri president, jeni kryetar i SHISH, jeni kryeprokuror, je kryetar i partisė sė ushtarakėve, se Lulin e mbajnė vetė kujtimet e tradhėtitė e UĒK se parti s’ka!. Po Rama ēfarė ėshtė! Pra ju dorėzuat pushtetin por jo shtetin, e sot pėrdorni ēdo gjė pėr tė destabilizuar vendin por ti nuk je i zoti tė destabilizosh asgjė mė nė kėtė vend, pasi ti Sali kėrcėnon, vret e shpif pas krahėve, vetėm leh sepse ti nuk e pėrfaqėson dot mė tė djathtėn.

    ...ai ėshtė pjesė e rėndėsishme e grupit tė PD...?
    Sali Berisha, ti sot ke bėrė gati pėrjashtimin e radhės tė Mesila Dodės, sepse pasi i kėrcėnon, i pėrjashton e i vret. I themi sot zonjės Doda se ke pėrballė njė komunist tip ‘Putin’ qė tė vret, por mos u ndal, mos e fal gjakun e Sokolit sepse ne tė gjithe do bashkohemi pėr PD tonė, PD e Azemit, dhe do jemi krah pėr krah pėr ta rrėzuar kėtė mafie politike. Sali, gjithė kėto ditė ke vėnė SHISH kundėr meje duke shpifur pėr mua e shoqatėn tonė, bashkė me SHISH ke vėnė nė lėvizje dhe ata qė dolėn dėshmitarė nė gjyqin e Azemit e gėnjyen siē u the ti dhe u paguan mirė nga firmat e ndėrtimit qė ka djali yt dhe po t’i kujtoj pak ata qė kėrcėnojnė sot.

    Besoj tė kujtohet kafe “Barcelona” pėrballė Gardės, ku aty grupet po organizoheshin me makina, po ndėrronin targat dhe po mbushnin armėt drejt teje e jo Azemit! Sepse Azemi nuk ishte nė Tiranė, pra tek kafe ‘Barcelona’ ndodheshin vrasėsit dhe pastaj nga vrasės dolėn dėshmitarė nė gjyq, ku dolėn pa u lagur bashkė me ty, dhe nė keto momente pėrballe zyrave tė tua, kishte lokalin tropojani qė jeton nė Shijak aksioner edhe tek tragetet me nipin tėnd ku j’u thonte ju nė telefon ta sjellim Azemin se ata janė nisur pėr te ti, dhe personin nė fjalė e njeh mirė dhe Shehu, sepse kur ndodhi ’97-ta, Shehu tek lokali i kėtij dėrgonte pėr tė ngrėnė grupet vullnetare tė ardhura nė ndihmė tė Saliut!

    Pra, sot ti nuk je ēakėrdisur vetėm vetė por ke bashkuar SHISH me njerėz tė implikuar nė vrasje, sikurse je dhe ti vetė, pėr tė na kėrcėnuar e shpifur siē bėrė dhe me Azemin. Por ti po vallėzon se Rama nuk i mbajti dot premtimet dhe po trembet se s’ka si tė jetė ndryshe, kur zbardhjen e 21 Janarit dhe arrestimin tėnd ia kėrkon dhe vetė BE, ndėrsa ne tė rithemi vetėm pėr 1 orė ta kishte Shoqata ‘Azem Hajdari’ Ministrinė e Brendshme, jo prangat ty dhe shumė tė tjerėve s’do ju mungonin, por shumė vrasje do zbardheshin, ku shumė politikanė janė tė implikuar. Por lufta jonė nuk ndalet, ti kurrė nuk na frikėson, ēdo ditė forcohemi dhe mė shumė.

    Mendoni se po tė kishte qėnė Azem Hajdari gjallė Sali Berisha do tė ishte nė krye tė PD dhe pėr mė tepėr PD do ishte katandisur tė vijė nė pushtet me pak vota e tė qeverisė madje dhe me tė majtėt, si nė rastin e LSI? Ēfarė bėri keq Berisha nė tetė vite qeverisje dhe pse s’arriti tė zbardhė vrasjet e Arben Brocit nė qeverisjen e parė dhe tė Azem Hajdarit nė qeverisjen e dytė, sikurse dhe kishte premtuar?
    Sali, ti e di mirė se po tė ishte gjallė Azemi as pensionin nuk do mundje ta gėzoje e suita dhe lakejt e tu do ishin para drejtėsisė bashkė me ty. Pse nuk ke burrėrinė t’ju thuash shqiptarėve pse nuk e rihape ēėshtjen ‘Hajdari’ pėr 8 vite nė pushtet pse, dil tregoju! Nuk ke ēfarė ju thua se ti je organizatori i vrasjes sė shekullit. Pse pėr 8 vite qeverisje nuk pate kurajo tė rihapje ēėshtjen e 2 Prillit nė Shkoder? Sepse edhe kėtu je i implikuar sepse Arben Broci tė duhej i vrarė, jo kryetar Parlamenti nė vend tė Pjetrit.

    “Shqiponja” ju bashkoi! Ēdokush mund ta lexojė dosjen “Pinicilina” tė publikuar nga Shoqata ‘Azem Hajdari’ ku vrasėsit e Arben Brocit janė me emra, ku sot nė Shkodėr kėta vrasės janė krahu i ‘Dezinjatores’ Jozefina Topalli. Sali Berisha, kėto vite jo vetėm qė po mbaronte misionin pėr shkatėrrimin e demokracisė, por ai si njė i pabesė i dėnoi sakrificat e mėdha qė bėnė tė djathtėt e bashkė me familjen e tij u mbėshtetėn nė kamalecin e LSI-sė, sepse ky njeri nuk la gjė pa bėrė derisa sot partinė e bėri familje! Pėrveē pasurive tė grabitura, pėrveē vrasjeve politike tė pėlqyera nga vetė ky, frika nuk e la asnjė ditė tė qetė, aq sa ka arritur tė blejė mbi 23 antiplumbe dhe kėmishė antiplumbe.

    Mendoni se Basha, nėn hijen e Berishės ėshtė nė gjendje tė pėrballojė dyshen Rama-Meta dhe ta sjellė tė djathtėn nė pushtet?
    Sot tė gjithė e shohin badigardin e krimit Basha se si e shoqėron komunistin 20 vite nė krye tė PD-sė, si e vetmja parti nė BE e pėrlyer nė qindra vrasje dhe e larė me gjak. Lulzim Basha e di mirė se tani dhe kryetar Bashkie nuk mund tė jete mė, pasi Saliu e mbushi me militantė dhe suitėn e tij e Lulin nuk e pyet askush, e jo mė qė s’ka egzistuar kurrė tė pėrfaqėsojė PD-nė!..

    Kroacia dėnoi me 9 vite ish-kryeministrin e vet Sanader pėr korrupsion dhe u anėtarėsua nė BE. Mendoni se Shqipėria duhet tė bėjė tė njejtėn gjė pėr tė hapur negociatat me BE?
    Sot duam t’i drejtohemi dhe njėherė Edi Ramės, duke i thėnė se po qe se Shqipėria nuk e merr Statusin Kandidat dhe nuk hyn nė BE, atėherė ju jeni thjeshtė njė Sali mė tepėr, sepse tani dihet, pėr tė hyrė nė BE duhet sa mė shpejt tė bėhet arrestimi i zyrtarėve tė lartė me nė krye Sali Berishėn.

    Shkrimi u publikua sot (22.03.2014) nė gazetėn Shqiptarja.com
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  2. 2 antarėt mė poshtė falenderuan iliria e para pėr mendimin e shprehur nė kėtė postim:

    IllyrianPatriot (23-03-2014),mardo (23-03-2014)

  3. #2
    i/e regjistruar Maska e IllyrianPatriot
    Anėtarėsuar
    27-06-2010
    Postime
    1,027

    Pėr: Si u vra Azemi kur denoncoi "naftėn"

    edit edit edit x 3
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga IllyrianPatriot : 23-03-2014 mė 15:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •