David Garrett eshte nje nga violinistet virtuoz me te njohur ne bote. U lind ne 1981 nė Aachen, Gjermani nga nje nene amerikane Dove Garrett, prima balerina, dhe baba gjerman Georg Bongartz, tregtar antikash. Ai vendosi te marr mbiemrin e nenes se tij, pasi sic shprehet eshte me lehtesisht i shqiptueshem. Garrett ka filluar te luaje violinen qe ne moshen 4 vjecare. Nje vit me pas ai mori pjese ne nje konkurs dhe fitoi cmimin e pare. Ne moshen 7 vjecare ai filloi studimet ne Konservator ne Luebeck. Pa mbushur 10 vjec ai luan solo me Filarmonine e Londres Ne 1999 shkon ne New York te studioj ne Juilliard, ku edhe pati rastin te ishte nje nga studentet e pare te Itzhak Perlman.
Garrett ka disa albume dhe koncerte ne gjithe boten. Repertori i tij perfshin muzike klasike si dhe pjese te njohura te muzikes rock, blues, latine, etj te pershtatura per violine. Garrett mban rekordin Guinness si violinisti qe luan me shpejt.
Ne moshen 11 vjecare iu dhurua Stradivari i pare nga presidenti gjerman i asaj kohe Richard von Weizsäcker. Violina qe perdor per momentin eshte po nje Stradivar i vitit 1716.
Krijoni Kontakt