Nga Faik KRASNIQI

Thaēi hyri nė fushatėn e zgjedhjeve tė vitit 2007 me premtime tė mėdha, dhe pėrmes atyre premtimeve edhe i fitoi zgjedhjet nė atė kohė. Po, filloi me disa gjėra tė thjeshta. Hyri me qėndrim tė zvogėlimit tė veturave dhe pėrdorimit tė telefonave zyrtarė. Por, a e bėri kėtė? Vetėm ndezja e mbi 1000 veturave zyrtare nga institucionet qendrore, njė herė nė ditė, kushton shumė. Po lėvizja e tyre jo vetėm gjatė orarit tė punės, por 24 orė? Kjo shkakton shpenzime marramendėse pėr buxhetin e varfėr tė vendit. E njėjta gjė vlen edhe pėr telefonat zyrtarė. Po lufta ndaj korrupsionit?! Sa ėshtė luftuar korrupsioni gjatė qeverisjes sė Thaēit? Mund tė thuhet lirisht se nuk ėshtė luftuar fare, por korrupsioni vetėm sa ėshtė shumėfishuar. Pse po vazhdon shitja e pasurisė shtetėrore pa kritere dhe pa analiza tė mirėfillta? E kam fjalėn pėr disa pasuri qė janė vitale, fitimprurėse dhe mund tė them tė domosdoshme qė tė ngelin prona shtetėrore. Nė ēfarė gjendje janė institucionet shėndetėsore dhe ato tė arsimit? Nė gjendje tė mjeruar. Ėshtė e vėrtetė se fėmijėt marrin librat falas dhe kjo ėshtė pėr t'u lavdėruar. Gjesti ėshtė pėr t'u lavdėruar, jo pėrmbajtja e librave! Jo vetėm ndėrtimi i shkollave e ngre nivelin e arsimit nė vend. Duhen edhe reforma tė mirėfillta nė sistemin e arsimit, trajnim i mėsimdhėnėsve dhe pasurimi i shkollave me materiale tė domosdoshme si kabinete tė lėndėve dhe atyre teknologjike (dhoma kompjuteri). Pėr shėrbimet shėndetėsore, nuk e di ku t’ia vė gishtin problemit, por natyrisht duhet menduar nė tėrėsi pėr tė gjithė qytetarėt e Kosovės. Tani mund tė pėrmendim edhe disa gjėra tė tjera: Dėshtimi i qeverisė pėr tė vėnė reciprocitet tė plotė me Serbinė. Plani i dėshtuar i qeverisė pėr tė vėnė rendin dhe ligjin nė Veriun e Kosovės, ku akoma nė atė pjesė tė Kosovės rrugėt vazhdojnė tė mbesin tė barrikaduara nga kriminelėt serbė etj., etj. Kėto janė gabime, tė cilat do tė na lėnė pasoja pėr shumė kohė nė tė ardhmen. Nuk ka fuqi nė botė qė mund ta ndalė vullnetin e popullit! Pse nuk e shfrytėzon kėtė politika shqiptare nė Kosovė? Ndėrkombėtarėt nuk mund tė vendosin kufij, flamuj, korniza kushtetuese, decentralizime, etj., po qe se nuk i pranon populli. Kush e pyeti popullin e Kosovės? Aftėsia pėr manipulime ėshtė trashėguar qė nga koha e komunizmit nga politikanėt nė Kosovė. Edhe Thaēi nėn tė njėjtat kondita po vepron pėr fat tė keq. Populli nuk po pyetet: Kjo ėshtė e pafalshme! Populli nuk u pyet pėr flamur, hymn e as kushtetutė. Nuk u pyet as pėr decentralizim. Populli nuk u pyet as pėr negociatat me Serbinė dhe as pėr marrėveshjet qė u bėnė mes Thaēit dhe Daēiēit. Kėto gjėra, nė shtetet demokratike bėhen me referendume. Ku ėshtė referendumi nė Kosovė? A thua ekziston ky term nė kokat e politikanėve tanė? Tė gjitha kėto punė qė po ndodhin nė Kosovė, siē i pėrmenda mė lart, si kushtetuta, flamuri, hymni, decentralizimi, korrupsioni, keqmenaxhimi, shkatėrrimi i pasurisė shtetėrore, fusnota, rezoluta 1244, heqja e emėrtimit Republikė nė pėrfaqėsimin ndėrkombėtar tė Kosovės dhe shumė tė kėqija tė tjera, nuk duhej tė ndodhnin gjatė qeverisjes sė Thaēit. Ku mbetėn premtimet e Thaēit pas shpalljes sė Pavarėsisė sė Kosovės, se brenda 2008 do ta njohin si shtet tė pavarur 100 shtete, dhe brenda njė viti do tė anėtarėsohemi nė OKB? Ku janė premtimet e Thaēit gjatė fushatės parazgjedhore tė 2010, se Kosova do ta fitojė liberalizimin e vizave brenda 6 muajve? Ku janė premtimet e Thaēit pėr mijėra vende tė punės? Ku janė premtimet e Thaēit pėr zero korrupsion dhe luftė kundėr krimit tė organizuar? Ju lutem, tė jemi realistė! Shikoni se ēfarė diplomacie ka Kosova, si Hasa me Hysėn. Hasa (Hashim Thaēi) ta kujton kėngėn "Edhe i bukur, edhe tradhtar". Pėr Hysėn (Enver Hoxhaj), dikush mė pat dhėnė njė pėrkufizim tė mirė: "Ai qė e ka pjell dhia". Natyrisht se bashkėsia ndėrkombėtare luan me ''Hasėn dhe Hysėn'' si tė dojė. Ku kanė kėta njerėz kapacitete diplomatike nė krahasim me diplomatė evropianė e amerikanė, madje as me diplomatė rajonalė. A nuk ua kujton kohėn e Konicės ky staf diplomatik? Jemi bėrė si ''Zullulandi''! - See more at: http://www.sot.com.al/opinione/premt....U7bzfkwl.dpuf