ARTAN HARAĒIA
Nė qershor tė 2013-s, Shefqet Krasniqi, imami i xhamisė sė madhe tė Prishtinės, u thoshte dhjetėra besimtarėve kosovarė brenda dhe jashtė xhamisė, se fėmijėt tuaj duhet tė lidhen me hoxhėn mė shumė sesa me prindėrit.
Pėr habinė time mė tė madhe, asnjė nga ata qė kishin shkuar tė merrnin pjesė nė lutjet e sė premtes nuk u ngrit nė kėmbė tė largohej.
Vetėm hoxha mendohet pėr jetėn tjetėr, atė qė nuk pėrfundon kurrė, ndėrsa ju si prindėr mendoni vetėm pėr kėtė jetė, e sqaronte qėndrimin e tij Shefqet Krasniqi.
Familja Heta nga qyteti i Ferizajt tani e kupton mė sė miri deklaratėn e Krasniqit, pasi djali i tyre, Blerimi, hodhi veten nė erė javėn e kaluar duke vrarė 50 njerėz nė Irak, i bindur nga ligjėratat e imamit tė Prishtinės, se kėshtu i ka tė sigurta tė mirat e jetės tjetėr.
E njėjta familje u ka konfirmuar disa mediave nė Kosovė se Blerimi ishte njė nga pėrcjellėsit e rregullt tė ligjėratave tė Shefqet Krasniqit dhe sė paku dy hoxhallarėve tė tjerė nė Maqedoni.
Nė fakt kjo deklaratė e qartė e familjes Heta e ka zėnė tė habitur edhe Krasniqin dhe tė gjithė ushtarėt hiperaktivė tė tij nė tė gjitha rrjetet sociale, pasi deri mė tash ai dhe hoxhallarė tė tjerė qė pėrfolen si radikalizues tė myslimanėve nė Kosovė janė treguar tejet tė kujdesshėm publikisht.
Kameramani me tė cilin kisha shkuar nė xhami atė ditė kur Krasniqi u thoshte besimtarėve qė fėmijėt e tyre duhet tė dėgjojnė atė dhe jo ata qė i bėnė e i rritėn, kėrcėnohet dhe detyrohet tė ndalojė xhirimin.
Pavarėsisht asaj qė qindra video me ligjėrata tė Krasniqit postohen rregullisht nė YouTube, kjo pjesė nuk ėshtė postuar asnjėherė.
Mirėpo, tani nuk ka mė as dyshimin mė tė vogėl qė hoxhallarė kosovarė po rekrutojnė shqiptarė pėr ti ēuar nė thye-qafje. Shefqet Krasniqi e plot tė tjerė tė kėtij lloji nė Kosovė po ndikojnė qė shqiptarėt e Kosovės dhe nė pėrgjithėsi shqiptarėt nė Ballkan tė marrin pjesė nė krime makabre nėpėr botė, pak mė shumė nė Siri. Dhe kėtu nuk ėshtė as qėllimi final i tyre.
Fakti qė i riu kosovar, Blerim Heta, hedh veten nė erė pėr tė takuar Allahun pas pjesėmarrjes sė rregullt nė ligjėratat e hoxhės sė Prishtinės, Shefqet Krasniqi, nuk mund tė mohohet mė se nė heshtje dhe larg syve tė masės sė gjerė, nė Kosovė po rekrutohet pėr xhihad. Apo thėnė mė mirė, po rekrutohen ushtarė qė Shefqet Krasniqin dhe tė tjerė si ai ti shohin si zėdhėnės tė Zotit, tė cilėt duhen dėgjuar me pėrpikėri nėse jetėn tjetėr duan ta kenė tė lumtur.
Kjo ėshtė shpėrfaqja mė e qartė e ndikimit tė hoxhallarėve nė Kosovė pėr, thėnė troē, krijimin e terroristėve, qė hė pėr hė po marrin pak mė shumė mė qafė shoqėri tė tjera, ndėrsa mė vonė do tė mund ti ktheheshin njė lufte fetare tė Ballkanit, pasi aty edhe ėshtė qėllimi.
Njė nga ankesat kryesore tė kėtyre njerėzve nė Kosovė ėshtė shpifja pėr njė diskriminim tė myslimanėve nė Kosovė, ndonėse argumentin kryesor pėr kėrkesat e tyre ėshtė qė mbi 95% e popullatės kosovare janė myslimanė.
Fati ynė shumė i keq nė Kosovė ėshtė se ata qė po e udhėheqin shtetin kosovar janė personat qė mė sė paku kanė tė drejtėn morale tė merren me kėta njerėz. Tė zhytur nė korrupsion dhe jo pak prej tyre edhe nė krim tė organizuar. Normalisht qė si udhėheqės tė shtetit, me apo pa tė drejtė morale, e kanė pėr detyrė tė merren me rreziqet e shtetit, sikur tė mos jenė harruar pas pushtetit dhe pasurimit tė shpejtė.
http://gazeta-shqip.com/lajme/2014/0...qqV-A.facebook
Krijoni Kontakt