Ai qe ka bere kete "art njerezor" me sa duket nuk ka njohjen e duhur theologjike. Judaizmi dhe Islamizmi kane te perbashketen e madhe LIGJIN. Ligji per ta eshte me i rendesishem se ajri qe thithin dhe buka qe hane, dhe te dy palet besojne se me anen e LIGJIT ata do te shpetojne, duke e respektuar e vene kete ligj ne vend.
I krishteri beson ne Jisu Krishtin, Birin e Perendise, dhe Vete Krishti na mesoi se me ardhjen e Tij, me Vdekjen e Ringjalljen e Tij, e cliroi njeriun nga vargonjte e rende te LIGJIT. LIGJI eshte bekim per ata qe e respektojne sic duhet, por eshte mallkim per te gjithe ata qe e shkelin me dije apo pa vetedije. Dhe duke qene se te gjithe njerezit jane mekatare e te gjithe e shkelin ligjin ne jeten e tyre me dije apo pa vetedije, nese Zoti do te kish lene ne fuqi LIGJIN, asnje besimtar nuk do te njihte shpetim, pasi mbi shpirtin e tyre do te rendonin mekatet: shkeljet ndaj LIGJIT te Zotit.
Krishti na cliroi nga barra e rende e LIGJIT dhe nuk na solli "LIGJE TE REJA", por na solli shpetimin nepermjet Biresimit te Zotit. Zoti u be njeri, ne menyre qe njeriu te mund te behej zot. Dhe nga "rober te Zotit" ne u kthyem ne bij te hirshem te Tij. Ne vend te Ligjit, Krishti na dhuroi Frymen e Shenjte, e cila na udhezon ne rrugen tone shpirterore. Dhe shpetimi i secilit prej nesh nuk vjen me sipas gjykimit te rrepte te Ligjit, dhe as fale puneve tona si besimtare ne respektimin e Ligjit, por vjen si dhurate e pakushtezuar e Perendise per krijesen e Tij.
Shpetimi na vjen nga dashuria e Perendise. Ajo qe Perendia kerkon ne kthim prej nesh, nuk eshte as me pak e as me shume, se ta duam Ate. Dhe ai besimtar qe e do Zotin e tij me gjithe zemer, do te respektoje LIGJIN jo fale frikes ndaj tij, por fale dashurise ndaj Atit.
Tani lexoni se c'na meson Shen Kozma Etoliani nga shekulli i XVIII kur predikonte mes shqiptareve:
Zgjedhja
Ishte njehere nje grek qe tha: "Dua te behem hebre." Jeta ka 3 ligje: ligji i natyres se Hebrejve, ligji i mishit i Turqve, dhe ligji shpirteror i te Krishtereve.
Greku tha: "Dale te shikoj ligjin e natyres."
Ai e lexoi: "Ai qe ta merre gunen, merrja edhe ti atij. Ai qe te mashtron duke te marre 10 leke, mashtroje edhe ti ate e merri 20. Ai qe te vret vellane, vrije edhe ti ate."
Greku tha: "Mora nje rruge te gjate. Dikush mu afrua qe te me merrte gunen. Une, duke u bazuar ne ligjin e natyres, desha ti merrja gunen e tij. Ai nuk me lejonte, keshtu ose une do te vrisja ate, ose ai do te me vriste mua."
Greku tha: "Ligji i Hebrejve nuk eshte gje. Tani dua te behem Turk (musliman)." Mori ligjin e materies te Turqve, e lexoi, dhe mesoi se lejon joshjen e femrave dhe gjera te tjera te tilla te pahijshme.
Greku e lexoi dhe tha: "As ky ligj nuk me pelqen; eshte per derra.'
Perseri ndryshoi mendjen: "Nga turk, do behem i Krishtere." Mori ligjin shpirteror, e lexoi, dhe mesoi se ligji na meson se: "Qe kushdo qe te merr gunen, jepi edhe gunen tjeter qe ke, dhe kushdo qe te vjedh 10 leke, jepi edhe 10 te tjera, dhe kushdo qe te bie me shpulle ne faqen e djathte, ktheji edhe faqen e majte qe te godase edhe ate."
Greku pastaj tha: "Po e provoj. Do eci rruges, dhe nese dikush vjen qe te me rrembeje gunen, une sipas ligjit, do ti them, dale vella, merr edhe kete gunen tjeter.'
"Dikush vjen qe te me vjedhi 10 leke, dhe une do ti them: 'Prit vella, do te te jap edhe 10 leke te tjera.' Dikush vjen qe te me godasi; do ti kthej edhe krahun tjeter qe te me godasi edhe ate krah.
"Me duket se sado i djallezuar apo i eger qe te jete njeriu, nese i flas ne menyre paqesore dhe perdor fjale te embla dhe te perulta, ai do preket dhe ose do ma ktheje gunen, ose te pakten nuk do te me vrasi. Por nese i bej rezistence, ai ose do te me vrasi, ose une do te vras ate. Pra ky ligj, ligji shpirteror, eshte i mire, dhe une do behem i Krishtere."
http://www.forumishqiptar.com/thread...liani-24-gusht
Krijoni Kontakt