Islami u përkujdes gjithmonë e çdoherë për plotësimin e moraleve, ruajtjen e ndereve të njerëzve, paqen e mirëkuptimin mes tyre. E një nga to, është edukata në të kërkuarit e lejes. Populli jonë, edhe pse deri në një masë ka vetëdijesimin në këtë aspekt, disa ende kanë ngelur keq, duke shkaktuar moskënaqësi, përçarje e dëme të mëdha mes njerëzve. Të hyhet pa leje në një shtëpi, pa trokitje, pa miratimin e duhur, vërtetë se është gjë e shëmtuar. Allahu i Madhëruar thotë ne Kuran, Kaptina Nur, ajeti 27:
“Mos hyni në shtëpitë e huaja pa marrë leje...”
Nëse veprohet e kundërta e kësaj, atëherë vërejmë nga përditshmëria dhe rastet e ndryshme nga jeta jonë, ku hynë njerëz në shtëpitë e tjerëve pa lejen e tyre, duke u shkaktuar shumë dëme. Nuk u peshon në mendje se mund t’i gjejnë ata në gjendje të atilla që nuk do donin t’i shihnin, apo qoftë gratë e asaj shtëpie apo gjërave që nuk u përkasin.
Më i moralshmi, më i miri i këtij njerëzimi, Muhammedi salAllahu alejhi ue selem, e kishte moral trokitjen dhe kërkimin e lejes, po ashtu ai i mësoi edhe tjerët në këtë e la porosi për këtë. Madje ai nuk ka qëndruar as përball derës, por anash. Sahabët, shoqëruesit e shokët e tij, janë kthyer mbrapa nëse nuk kanë marr lejen për hyrje.
Kjo gjë është e ngushtë, ku madje aplikohet edhe brenda shtëpisë, brenda familjes. E ndërsa që të trokasë i huaji, apo mysafiri, është gjë e padiskutueshme se duhet të veprohet. Nëse pyet se ku mund të gjendet edukata, atëherë atë e ke te Islami, brenda kësaj feje. Një fe kaq madhështore, edhe në çështjet më të vogla të përditshmërisë, vendosi rregulla e dispozita, vetëm e vetëm për të mirën e njeriut. Dije se trokitja në derën e tjetrit dhe marrja e lejes për hyrje, e kënaq Zotin tënd, me këtë arrin shpërblim, pason sunnetin, rrit nderimin dhe respektin në zemrën e tjetrit, praktikon moralet e larta njerëzore dhe bëhesh shkak për përhapjen e veprave të mira
Krijoni Kontakt