Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,456
    Postimet në Bllog
    17

    Ambasadori grek: Negociata me qeverinë ‘Rama’ për kufirin detar

    Ambasadori grek: Negociatat me qeverinë ‘Rama’ për kufirin detar

    Ambasadori grek: Negociatat me qeverinë ‘Rama’ për kufirin detarTIRANE-Ambasadori i Republikës greke në Tiranë, Leonidas Rokanas, në një intervistë për “Panorama” shprehet se të dyja qeveritë po negociojnë për marrëveshjen e kufirit detar.

    Diplomati grek thotë se nuk mund të thotë në këtë pikë që janë bisedimet nëse do të kemi marrëveshje të re për detin pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, apo do të punohet mbi marrëveshjen e vitit 2009. Për Rokanas, vendimi i Kushtetueses është tashmë një vendim i marrë dhe ai nuk mund të zhbëhet. Ambasadori e cilëson shumë pozitive klimën në të cilën po zhvillohet ky diskutim mes dy vendeve, duke i quajtur “marrëdhënie që vijnë duke u përmirësuar”. Ai thotë se përveç marrëveshjes për përcaktimin e kufirit detar mes Greqisë dhe Shqipërisë ka dhe çështje të tjera po kaq të rëndësishme, dhe zgjidhja sa më parë e tyre do të bëjë që “marrëdhëniet tona të marrin një trajektore krejtësisht tjetër”. Diplomati grek vlerëson se në këto negociata ka dy palë dhe marrëveshja nuk mund të realizohet nëse të dyja palët nuk kanë vullnet dhe nuk i imponohen tjetrës. “Vullneti ekziston, por duhet të respektojmë edhe ligjin, por dhe realitetin”, shprehet në intervistën e tij ambasadori grek në Tiranë, Leonidas Rokanas.

    Zoti ambasador, ka negociata mes qeverisë shqiptare dhe asaj greke për përcaktimin e kufirit detar?
    Të dyja qeveritë janë takuar dy herë, në tetor dhe tani kur erdhi sërish zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm, zoti Venizelos. Kemi një dialog për disa çështje, sigurisht dhe për çështjen e kufirit detar, sepse kjo është një çështje e rëndësishme për marrëdhëniet mes dy vendeve.

    Në ç’pikë gjenden bisedimet, ka një produkt konkret prej tyre?
    Nuk mund të them me saktësi se në ç’pikë ndodhen bisedimet, sepse ato janë në një stad fillestar, por e rëndësishme është se bisedime po zhvillohen, siç e tha dhe vetë zoti Venizelos, se e rëndësishme është se këto bisedime po zhvillohen në një klimë të ripërtërirë miqësie dhe bashkënpunimi krahasuar me më parë. Marrëdhëniet kanë avancuar pozitivisht. Brenda kësaj klime shumë nga ministrat tuaj kanë shkuar në Greqi dhe disa nga tanët kanë ardhur në Tiranë dhe po bisedojnë.

    Do të ketë një marrëveshje të re për përcaktimin e kufirit detar, apo po punohet me marrëveshjen e vitit 2009 dhe mbi atë pritet të ketë amendime dhe në zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese?
    Këtë gjë nuk mund t’jua them tani, sepse kjo nuk është paracaktuar gjëkundi. Sigurisht që vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë është një vendim gjykate që është dhënë tashmë. Siç thotë dhe Platoni: “Çfarë është bërë, s’mund të zhbëhet”.

    Gjithçka do të nisë nga e para?
    Këtë nuk mund t’jua them sot nga do të nisë marëveshja. E rëndësishme është se sot kemi një negociatë në zhvillim. Po bisedohet me dëshirë të mirë marrdhëniesh që vijnë duke u përmirësuar. Si kjo çështje, ka dhe çështje të tjera të rëndësishme dhe kur të shohim do të gjejmë zgjidhje, atëherë do të shohim se marrëdhëniet tona do të marrin trajektore krejtësisht tjetër.

    Kur prisni të përfundojë kjo marrëveshje?
    Po ju jap një përgjigje diplomatike: Sa më shpejt të jetë e mundur! Nëse do të kishte ndodhur dje, unë do të isha shumë i lumtur. Dua të them dhe dicka që është e nënkuptuar: jemi dy palë, dhe kjo gjë nuk mund të realizohet as pse duam ne, as pse do Shqipëria. Duhet të jetë vullneti i të dyja palëve. Vullneti ekziston, por duhet të respektojmë ligjin, edhe realitetin. Por, në këtë moment unë do të thosha të që t’i lemë dy ministrat që të punojnë dhe të bëjnë deklarata, por ajo që unë ju them është se palët janë duke negociuar. (Marre nga Panorama, intervistoi Aristir Lumnezi)

    (d.b/BalkanWeb)

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-05-2008
    Vendndodhja
    Oslo, Norway
    Postime
    759

    Për: Ambasadori grek: Negociata me qeverinë ‘Rama’ për kufirin detar

    Qeveria e "trasparences"!!!!!!!

  3. #3
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Ambasadori grek: Negociata me qeverinë ‘Rama’ për kufirin detar

    ja do ta shohim se si do ta menaxhoje kete patate te nxehte Rama. Se mos na thote fajin e ka Saliu prape?

  4. #4

    Për: Ambasadori grek: Negociata me qeverinë ‘Rama’ për kufirin detar

    Negociatat jane te mirepritura. Falja e detit do ishte fatale.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •