Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 36
  1. #11
    cherry blossom girl
    Anëtarësuar
    14-05-2010
    Postime
    6,095

    Për: Çfarë kam ?

    Citim Postuar më parë nga Wordless Lexo Postimin
    bobobo çfarë bëhet kështu more aman !! Edhe mjekët e forumit qënkan si mjekët realë , njëri thotë kështu e tjetri ashtu . Nuk i gjen dy mjekë në një mëndje !!

    Gjithsesi faleminderit për përgjigjet dhe mendimet !
    jo..nuk themi gjera te ndryshme...edhe une jam dakord me Marya-n qe duhen eliminuar ato semundje qe ka listuar...po per kete, duhen bere analiza te tjera... sherim te shpejte

  2. #12

    Për: Çfarë kam ?

    Me thene te drejten nuk eshte edhe aq e lehte per te thene se cfare ke por disa hipoteza mund te behen!
    Po thua qe ke kaluar nje pneumoni dhe se ke kryer nje terapi per kete gje! Nese te eshte bere nje radiografi ne fillim do te kishte qene e udhes te ishte kryer edhe nje radiografi tjeter ne fund te ciklit (kjo edhe per faktin se per kete pneumoni bere 2 cikle antibiotikesh, gje qe te ben te mendosh qe edhe aq e lehte nuk paska qene). Radiografia, mundesisht e kryer nga e njejta qender dhe e analizuar nga te njejtet radiologe, mund te tregoje fillimisht nese ke pase te besh me pneumoni (sepse duhet te tregoje nje zone qe zakonisht shfaqet me e bardhe krahasuar me pjesen tjeter te mushkerive) dhe nese terapia ka dhene efekt! Duhet thene qe permiresimi klinik jo gjithmone shoqerohet menjehere nga nje permiresim radiologjik dhe se kerkon me teper kohe qe te kete nje "spastrim" radiologjik te zones se pneumonise. Dhe ketu po flasim pak a shume ne shtator!
    Diku nga nentori (me perllogaritjet qe po bej dmth) ke filluar te kesh serish shqetesime! Nuk mbusheshe dot me fryme, therja ne kurriz, dhe shqetesimet me stomakun! Ajo qe me ben te mendoj ne kete rast eshte mundesia e nje pleuriti, te pakten ne ate moment. Mushkerite ne brendesi te tyre nuk kane nerva dhe nuk ndiejne dhimbje dhe eshte dhimbja qe i shkaktohet mbulesave te tyre (pleurave) ajo qe ndien personi. Nje irritim i pleures mund te jape dhimbje. Nuk eshte e vetmja origjine gjithsesi e dhimbjes ne toraks! Zakonisht kur kemi irritim te pleures, dhimbja perkeqesohet me frymemarrjen e sidomos ne pjesen e marrjes se frymes, gje qe e ben qe personi te marre fryme ne menyre me siperfaqesore per tu munduar te kompensoje veshtiresine per te marre fryme thelle qe te mbushe nevojat e trupit per oksigjen. Keshtu qe mendoj qe ne ate moment mund te kesh pasur akoma nje pleurit qe sillte keto dhimbje!
    Thua qe ke kryer nje radiografi tjeter dhe se je vizituar serish nga nje specialiste! Me e mira ne keto raste do kishte qene qe radiografine ta kryeje e njejta qender dhe ta lexoje mundesisht i njejti radiolog! Nese radiografia ka dhene nje negativitet si dhe ekzaminimi objektiv dhe degjimi me stetoskop nuk ka dhene shenja qe te bejne te mendosh per nje pleurit dhe uje ne mushkeri, atehere kthehet shikimi nga ceshtja e zemres. Nuk e ke permendur nese pneumonine e kishe kaluar ne mushkerine e majte apo te djathte! Ky dallim ka rendesi edhe per menyren se si eshte e vendosur zemra ne kraharor dhe distanca qe mund te kete pasur nga pneumonia.
    Ose ose dhimbja mund te jete thjesht pasoje e atij infeksioni dhe mund te kete shkaktuar disa aderenca pleurike qe bere pas here japin shqetesime te tilla

    Personalisht jam pak skeptik per disa hipoteza te dhena (pamvaresisht se si diagnoza diferenciale duhen marre parasysh sidomos ne momentin akut) dhe arsyet jane keto:
    - Disekim i aortes - dhimbja po eshte ne kraharor, por kemi te bejme me nje dhimbje qe mund te konsiderohet si me te tmerrshmet qe kalon trupi. gje qe nuk permendet ne kete rast.
    - embolia pulmonare - mund te jape po infarkt me formen trekendore me baze nga ana pleurike por nese personi nuk ka kryer nje terapi specifike e aq me teper nuk permend qe i jane dhene terapi antikoagulante pas rastit akut, atehere nuk e pres qe nje emboli e tille te kete kaluar ne menyre kaq te heshtur. Natyrisht eshte per tu pyetur origjina pastaj.
    - Pneumothorax - Jep dhimbje pleurike si pasoje e shtypjes se mushkerise por qe te ndihet do te thote qe mushkeria eshte e interesuar ne menyre domethenese! Gjithashtu menyra se si shfaqet dhimbja, nuk te ben te mendosh kete si hipoteze!
    - Infarkti kardiak - Menyra se si shfaqet dhimbja ne nje pjese te mire te pacienteve eshte karakteristike! Ne format atipike mund te shfaqet me dhimbje ne pjesen e stomakut! Ne pacientet e vjeter dhe ato diabetike mund te kaloje ne menyre te heshtur. Nese ka qene infarkt atehere e shoh mjaft te veshtire qe te kete 6 muaj qe te ece perpara!
    - Angina - Mund te shfaqet me fillimin e aktivitetit dhe te kaloje kur personi ndalon se kryer ate. Zakonisht nuk zgjat shume (nuk i tejkalon 30 min). Per nga menyra se si e pershkruan, e shoh pak te veshtire!

    Fakti qe dhimbja permiresohet me perkuljen te besh te mendosh hipotezen qe ka permend Marya, ajo e perikarditit. Gjithsesi, me le pak dyshime per faktin se atehere kemi te bejme me nje perikardit qe nuk eshte trajtuar dhe flasim per nje periudhe 6 mujore pak a shume! Gjithashtu, thote qe naten kryen gjume te qete, nderkohe qe ne pergjithsi pritet qe personi te vendose 2-3 jastike per te fjetur!


    Nje radiografi nuk do mund te tregonte shume nese ke te besh me nje pleurit (aq me teper pa mbledhje lengu) dhe ne keto raste preferohet me teper tomografia ose ekografia pleurike! Gjithashtu per dyshimin e nje origjine kardiake, elektrokardiograma dhe ekokardiograma do te jepnin info te mjaftueshme per te perjashtuar infarkte te kaluara dhe prani te lengut ne perikard!
    Analizat e gjakut, thjesht do te tregonin nese ka apo jo nje gjendje inflamatore ne kete moment. Parametrat inflamatore si eritrosedimenti ose proteina C reaktive si dhe disa te tjere si LDH dhe fibrinogjeni mund te rriten nese ke te besh me nje inflamacion te pleures.
    Think Different! Think Again!

  3. #13
    cherry blossom girl
    Anëtarësuar
    14-05-2010
    Postime
    6,095

    Për: Çfarë kam ?

    A.I si perkthehet 'versamento pleurico' ne shqip?

  4. #14
    cherry blossom girl
    Anëtarësuar
    14-05-2010
    Postime
    6,095

    Për: Çfarë kam ?

    Ah e ke shkruar me lart, mbledhje lengu

  5. #15

    Për: Çfarë kam ?

    Ajo me dukej me e peraferta ne shqip! Nuk arrija dot te gjeja fjale te tjera! Nuk gjej dot fjale te pershtatshme as per "addensamento polmonare"
    Think Different! Think Again!

  6. #16
    cherry blossom girl
    Anëtarësuar
    14-05-2010
    Postime
    6,095

    Për: Çfarë kam ?

    Konsolidim parenkimal ndoshta?
    Do pyes gjyshin kur te shkoj ne shqiperi, se ai ka punuar pneumolog.

  7. #17
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Çfarë kam ?

    O Doktorra, po nuk kam dhimbje praaaa

    Unë po them që më shtrëngon te pjesa e stomakut dhe nga shtrëngimi më jep përshtypjen ose më detyron që të marr frymë thellë që të lirohem nga ky shtrëngim. Mirpo kur dua të mar frym thellë më shtrëngon akoma më shumë stomaku dhe detyrohem të përkulem për tu mbushur me frymë. Ndërsa brinjët mbrapa shpine më therin kur mar qëndrim "shkrythje" por radhë më ndodh... jo si ky shtrëngim në stomak që nuk po më lë rehat.

    Ah, se e kam thënë edhe më lart por po e theksoj... Pse kur jam në gjumë apo shtrirë në divan nuk e kam këtë problem ? Zakonisht pasi ha mëngjes dal në punë dhe rreth orës 9 fillon avazi. Ja tani që sapo jam ngritur nuk kam asnjë shqetësim !!!! Kur filloj lëvizjet lart e poshtë në punë më shtrëngon dhe herë herë më jep përshtypjen sikur e kam barkun plot me gurë
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  8. #18
    cherry blossom girl
    Anëtarësuar
    14-05-2010
    Postime
    6,095

    Për: Çfarë kam ?

    Atehere mund te jete dicka nervore ose psikologjike.

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e hot_prinz
    Anëtarësuar
    29-05-2007
    Vendndodhja
    Frankfurt
    Postime
    9,878

    Për: Çfarë kam ?

    Citim Postuar më parë nga Wordless Lexo Postimin
    O Doktorra, po nuk kam dhimbje praaaa

    Unë po them që më shtrëngon te pjesa e stomakut dhe nga shtrëngimi më jep përshtypjen ose më detyron që të marr frymë thellë që të lirohem nga ky shtrëngim. Mirpo kur dua të mar frym thellë më shtrëngon akoma më shumë stomaku dhe detyrohem të përkulem për tu mbushur me frymë. Ndërsa brinjët mbrapa shpine më therin kur mar qëndrim "shkrythje" por radhë më ndodh... jo si ky shtrëngim në stomak që nuk po më lë rehat.

    Ah, se e kam thënë edhe më lart por po e theksoj... Pse kur jam në gjumë apo shtrirë në divan nuk e kam këtë problem ? Zakonisht pasi ha mëngjes dal në punë dhe rreth orës 9 fillon avazi. Ja tani që sapo jam ngritur nuk kam asnjë shqetësim !!!! Kur filloj lëvizjet lart e poshtë në punë më shtrëngon dhe herë herë më jep përshtypjen sikur e kam barkun plot me gurë
    Plako, paske hik per lesh.
    tempus fugit, amor manet in aeternum corde

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anëtarësuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665

    Për: Çfarë kam ?

    do kesh ndonje problem digestiv
    gastrite, apo ulcer gastro duodenal, apo kolik hepatique ( ndonje gure ne fhsikeze)
    mos ha gjera me shume kondimente, yndyrna, mos pi raki , cigare


    nje pyetje, gazrat a ta lirojne dhimbjen

    cik shaka
    se ben mire per stresin,
    Gutta cavat lapidem non vi, sed saepe cadendo

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •