Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 36
  1. #1
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Çfarë kam ?

    Përshëndetje mjekëve të forumit !

    Në muajn Gusht u bllokova nga një ftohje. Vajta në spital dhe u vizitova nga një mjek i përgjithshëm. Pasi më vizitoj , më tha se jam me bronkpneomoni dhe më dha disa antibiotikë për tu kuruar. Mbarova kuron por prap ndihesha keq. Kësaj radhe vajta te mejku specialist për ftohje në një klinikë private. Pasi më bëri skopi dhe më vizitoj, më tha se kam kaluar Pneomoni (që sipas tijë është një shkallë më keq). Më dha një recetë me antibiotikë kokrra. I mbarova ato por prap pa efekt. Vajta përsëri dhe mi ripërsërit antibiotikët dhe më tha që të mos vija më sepse nuk do kisha më nevojë. Në fakt kaloji më shumë se një muaj dhe unë nuk ndjeja më shqetësim.

    Mirpo, pas një muaji unë fillova të ndjej bllokim në stomak dhe nuk mbushesha dot me frymë dhe kjo gjëndje pasohej dhe me therje prapa shpinës. Mendova se do më kalojë por jo. Vajta përsëri te mjekja specialiste dhe pas një skopie + vizite më tha që mushkritë i ke në rregull dhe nuk ke shënja ftohje. Shko te mjeku i zemrës ose i stomakut se mund të kesh probleme të tjera më tha. Unë vajta te të dy mjekët dhe nuk konstatuan asgjë.

    Po mbushen 6 muaj dhe unë vazhdoj me këtë gjëndje. Dy ditë më liron dhe një javë më shtrëngon aq shumë sa duhet të përkulem për tu mbushur me frymë. Vet trupi ma kërkon vazhdimisht që unë të bëj një frymarrje të thellë për tu rehatuar. Ndërkohë që kur kaloj ato dy ditët e rehatshme , trupi nuk ma kërkon që unë të bëj frymarrje të thellë dhe të detyrueshme.

    Ju lutem më jepni një mendim se plasa për të marë frymë lirisht

    Faleminderit !!
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  2. #2
    cherry blossom girl
    Anëtarësuar
    14-05-2010
    Postime
    6,095

    Për: Çfarë kam ?

    keshtu pa te vizituar veshtire se mund te japim pergjigje... po ndonje shqetesim tjeter pervec frymemarrjes ke? dhimbjen si mund ta pershkruash, si therese apo sikur te vjen nga brenda? analizat e gjakut i ke bere? kur shfaqet problemi, kur trupi eshte ne levizje apo edhe kur nuk eshte ne aktivitet? kur thua skopi e ke fjalen per RX (radiografi)? teste te tjera ke bere? pasi mbaron se ngreni ke ndonje problem, sidomos pasi ushqehesh me yndyrna? ose kur pi alkol (nese pi)?
    cfare analizash te kane bere mjeku i zemres dhe mjeku i stomakut?
    Ndryshuar për herë të fundit nga broken_smile : 19-03-2014 më 16:32

  3. #3
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Çfarë kam ?

    Citim Postuar më parë nga broken_smile Lexo Postimin
    keshtu pa te vizituar veshtire se mund te japim pergjigje... po ndonje shqetesim tjeter pervec frymemarrjes ke?
    JO
    dhimbjen si mund ta pershkruash, si therese apo sikur te vjen nga brenda?
    Nuk kam dhimbje fare. Vetëm më shtrëngon dhe më detyron që të bëj frymarrje të thellë dhe më duhet të përkulem për tu mbushur me frymë

    analizat e gjakut i ke bere? kur shfaqet problemi, kur trupi eshte ne levizje apo edhe kur nuk eshte ne aktivitet?
    SHqetësimin e kam kur jam në lëvizje. Kur shtrihem apo natën nuk kam fare.

    kur thua skopi e ke fjalen per RX (radiografi). teste te tjera ke bere?
    Po radiografi. Teste të tjera nuk kam bërë se nuk më thanë që të bëja ndonjë !!

    pasi mbaron se ngreni ke ndonje problem, sidomos pasi ushqehet me yndyrna? ose kur pi alkol (nese pi)?
    Nuk kam anjë problem.


    cfare analizash te kane bere mjeku i zemres dhe mjeku i stomakut?
    Asnjë ! Thjeshtë vizitë dhe nga ç'ju thashë pasi më pyetën më thanë që je top
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  4. #4
    cherry blossom girl
    Anëtarësuar
    14-05-2010
    Postime
    6,095

    Për: Çfarë kam ?

    une do kerkoja edhe nje spirometri (tregon funksionalitetin e aparatit te frymemarrjes), tac dhe eco te zemres si fillim...si dhe analizat e gjakut...

  5. #5
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Çfarë kam ?

    Po këtë therjen e brinjëve pas shpine ç'e kam ? Ka të bëj me ftohjen dmth që të mos jetë shëruar plotësisht ? Se kam dëgjuar se edhe stomaku ka lidhje kur je me ftohje + kjo therja në kurriz >
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  6. #6
    cherry blossom girl
    Anëtarësuar
    14-05-2010
    Postime
    6,095

    Për: Çfarë kam ?

    Citim Postuar më parë nga Wordless Lexo Postimin
    Po këtë therjen e brinjëve pas shpine ç'e kam ? Ka të bëj me ftohjen dmth që të mos jetë shëruar plotësisht ? Se kam dëgjuar se edhe stomaku ka lidhje kur je me ftohje + kjo therja në kurriz >
    mund te jete 'derdhje lengu' ne pleura... por duhen pare analizat...keshtu veshtire te thuash dicka...

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e hot_prinz
    Anëtarësuar
    29-05-2007
    Vendndodhja
    Frankfurt
    Postime
    9,878

    Për: Çfarë kam ?

    Wordless kurohu mire deri sa te kalon ftohja teresisht,
    dhe nese ke pengesa ne frymemarrje vetem pergjate aktiviteteve,

    Mos e mundo veten, se mund te marresh pezmatim te muskulit te zemres Myokarditis.
    Pezmatimi i muskulit te zemres vjen si pasoje e ftohjeve te pa kuruara mire.
    tempus fugit, amor manet in aeternum corde

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anëtarësuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665

    Për: Çfarë kam ?

    Sa vjec je ?
    A pin cigare?
    Alkool?
    A kolitesh, si eshte kolla e thate , frymemarrja ne eshte sikur te fishkellen gryka, me veshtiresi me teper te nxjerres se sa te marresh, etc , etc
    Dhimbje e kutise toracik
    Diagnozat qe duhen eliminuar
    Pneumopathie ( e paske eliminuar)
    Embolie pulmonare( duhet bere angio skanner toracik)
    Infarkt ose angor( testi me trinitrine te shikosh ne eshte nitro sensible)
    Disection aortique (duhet matur tensioni ne te dyja krahet si asimetri eshte ne favor)
    Pneumothorax ( duhet eliminuar ne radiografie)

    Keshtu sic e pershkruan mund te jete e ngjashme me nje perikardite , dyspne dhe dhimbje qe lehtosohet me perkulje te trupit, eshte tipike

    Nqs po dhe eshte forme benigne trat me aspirine 1 gr x3 ne dite, por duhet te kesh sigurine qe eshte me te vertete kjo
    Gutta cavat lapidem non vi, sed saepe cadendo

  9. #9
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,787

    Për: Çfarë kam ?

    Citim Postuar më parë nga Wordless Lexo Postimin
    Po këtë therjen e brinjëve pas shpine ç'e kam ? Ka të bëj me ftohjen dmth që të mos jetë shëruar plotësisht ? Se kam dëgjuar se edhe stomaku ka lidhje kur je me ftohje + kjo therja në kurriz >
    Per aq sa kuptoj une, te keshilloj ti besh nje kontroll melcise. Si fillim mjaftojne analizat e gjakut, nese esht e nevojshme duhet edhe nje ekografi.
    Therja qe ke ne kurriz ndodh edhe kur melcia vuan, pasi kane lidhje nervore direkte.
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  10. #10
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Çfarë kam ?

    bobobo çfarë bëhet kështu more aman !! Edhe mjekët e forumit qënkan si mjekët realë , njëri thotë kështu e tjetri ashtu . Nuk i gjen dy mjekë në një mëndje !!

    Gjithsesi faleminderit për përgjigjet dhe mendimet !
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •