Shoku Anafilatik prek te gjitha moshat dhe te dyja sekset me perjashtim qe verehet ne perqindje me te larte tek femrat. Pacientet te cilet kane perjetuar me pare alergji, ata te cilet jane me Astem dhe Ekzeme Atopike jane me te predispozuar gjithashtu.

Cfare eshte shoku anafilatik?

Shoku anafilatik eshte nje reaksion i forte alergjik, potencialisht vdekjeprures, qe mund te godase disa sisteme te organizmit njeriut.

- Rruget e frymemarrjes
- Qarkullimin e gjakut ( duke shkaktuar renie te menjehershme te tensionit)

Shenjat e shokut anafilatik jane si me poshte:

-Veshtiresi ne frymemarrje

-Ndryshime ne lekure, fryrje, skuqje dhe pucra.

-Fryrje tek buzet, duart dhe kembet.


Cfare duhet bere ne rastin e nje shoku anafilatik?

Shoku anafilatik eshte emergjence mjekesore. Ne te shumten e rasteve perdoret nje substance antialergjike qe quhet andrenaline. Persona te cilet kane kaluar me pare nje eksperience te tille duhet te mbajne me vete nje shiringe me kete substance qe ne rast emergjent te mund ta perdorin sipas udhezimeve te mjekut. Ne pergjithesi injektohet ne muskulin e kofshes.

Cilat jane simptomat me te detajuara te shokut anafilatik?

Koha qe nevojitet per simptomat varion ne baze te rrethanave dhe faktoreve ne te cilat eshte marre lenda alergjene. Nese behet fjale per dicka qe eshte marre ne formen e ushqimit, atehere siptomat mund te shfaqen nga ne pak minuta deri ne dy ore. Nese alergjeni eshte injektuar, psh injeksioni i nje ilaci apo pickimi i nje insekti koha varion nga 5 deri ne 30 min. Simptomat variojne nga pacienti ne pacient, ashtu sic tek disa thjesh mund te krijojne nje irritim dhe skuqje te lekures tek disa tjere mund te behen shkak qe pacienti te humbase jeten.

Disa nga shenjat ne menyre te detajuar jane si me poshte:

-Fryrja te lekures ne formen e pucrave, me ngjyre te kuqe.

-Fryrje te kapakeve te syrit, te buzeve dhe kembeve.

-Veshtiresi ne frymemarrje.

-Marrjemendsh

- Nausea

-Te vjella

-Dhimbje sysh.

Cilet jane shkaqet e shokut anafilatik?

Shoku anafilatik eshte nje reaksion i fuqishem qe vjen nga sistemi imunitar qe gabimisht percepton si te rrezikshme substancen alergjene.

-Pickimet e insekteve, ne vecanti te bleteve dhe grerezave.

-Lajthite dhe arrat

-Produkte ushqimore, si qumeshti, peshku etjere

- Ilace te ndryshme si antibiotiket ne pergjithesi.

Si mund te parandalohet?

Pasi pacienti te kete mesuar se cila eshte arsyeja e alergjise duhet te evitoje ne menyre absolute marrjen e alergjenit. Ne raste kur eshte e pamundur si psh pickimi prej bletes apo grenxes atehere eshte e keshillueshme mbajtja me vete e shiringes me medikamentin e nevojshem.

PS. Doktoret e forumit mund te na japin informacione me te vlefshme ne lidhje me kete fenomen, sidomos do ju lutesha te shkruanin ndonje gje ne lidhje me femijet sepse femijet jane me te prekur ndaj alergjive.