Lexoni si u sollën njerëzit në Tokë
Një ekologjist i njohur amerikan pretendon se njerëzit nuk vijnë nga Toka, por janë vendosur në këtë planet mijëra vjet më parë nga alienët.
Dr. Ellis Silver thotë se ka një seri arsyesh me karakter fizik që e bëjnë të mendojë se njerëzit nuk i përkasin këtij planeti.
Ai thotë se njerëzit vuajnë nga dhimbjet e shpinës, për shkak se ne kemi evoluar në një planet me gravitet të ulët, shkruan
http://www.explorerunivers.com/.
Po ashtu, njerëzit vazhdojnë që të digjen kollaj nga dielli dhe kanë vështirësi në lindjen e fëmijëve.
“Njerëzit supozohet se janë speciet më të zhvilluara në planet, por janë përshtatur shumë pak me planetin dhe mjedisin që na rrethon, digjen nga rrezet e diellit, nuk pëlqejnë shumë ushqimet natyrore dhe kanë një shkallë jashtëzakonisht të lartë të sëmundjeve kronike”.
Për çudi, thotë ai, kokat e bebeve janë kaq të mëdha, sa është e vështirë për gratë që të lindin, çka nuk ndodh me asnjë specie tjetër në planet.
https://www.gazetaexpress.com/mister...-kete-gje-418/
Krijoni Kontakt