10 misionet qė ndryshuan fatin e Luftės sė Dytė Botėrore

Lufta e Dytė Botėrore u shenjua nga disa prej betejave mė tė mėdha tė historisė sė njerėzimit. Me miliona ushtarė nė teatro tė ndryshėm pėrreth globit, ajo ishte njė luftė e luftuar nė njė shkallė tė paprecedentė.
Por Lufta e Dytė Botrore nuk u luftua vetėm me ushtarė dhe makineritė e tyre industriale tė luftės. Ajo pa edhe shfaqjen e njė lloji tė ri lufte qė realizohej nga njė lloj i ri ushtari: misione tė fshehtė dhe operacione sekretė, tė planifikuar pėr tė goditur shėnjestrat, thellė nė prapavijat e armikut. Kėta misione ishin po aq tė rėndėsishėm sa edhe betejat epike. Objektivat – realizoheshin apo jo me sukses – do ta conin fitoren e luftės nė njėrėn anė apo nė tjetrėn, dhe do tė kishin pasoja masive sa i pėrket rezultatit tė saj pėrfundimtar. U luftuan nga njė numėr njerėzish tė guximshėm nė vende dhe situata nga mė tė rrezikshmit, teksa politika e Adolf Hitlerit pėr ekzekutimin e tė gjithė komandove tė armikut qė kapeshin robėr, nėnkuptonte qė ata qė do tė dorėzoheshin do tė paguanin edhe cmimin final. Shumė prej organizatave tė fshehta tė ditėve tė sotme mund t’i gjejnė rrėnjėt e tyre qė tek Lufta e Dytė Botėrore: Komandot Britanikė u krijuan prej vetė Uinston Churchillit; Zyra e Shėrbimeve Strategjikė e SHBA (OSS) do tė bėhej mė vonė CIA, ndėrkohė qė SAS – forcat speciale mė tė famshme nga tė gjitha – u krijuan nė shkretėtirėn e Afrikės Veriore nė vitin 1941. Por lufta e Dytė Botėrore nuk u luftua vetėm nga ushtarėt; tė gjithė luajtėn pjesėn e tyre, qė nga civilėt tek shkencėtarėt, dhe disa prej misioneve tė fshehtė mė tė rėndėsishėm tė luftės u ndėrmorėn dhe fitiuan prej ushtarėve tė zakonshėm. Dhe, sic do tė shihet, edhe njė njeri i vdekur ka luajtur njė rol shumė tė rėndėsishėm nė shpėtimin e mijėra jetėve tė aleatėve nė luftėn kundėr nazistėve.

Operacioni Pastorius

Nazistėt pushtojnė SHBA

Data: Maj-Qershor 1942

Objektivi: Sabotazhi i shėnjestrave kyce ekonomike dhe pengimi i pėrpjekjeve amerikane pėr luftė. Shėnjestrat pėrfshinin impiantet hidroelektrikė nė Ujėvarėn e Niagarės, Stacioni i Pensilvanisė nė Njuėrk dhe impiantet e aluminit nė Illinois.

Palėt ndėrluftuese: Agjentė tė fshehtė nazistė, FBI

Skena: Nė territorin e SHBA

Nė 25 maj 1942, dy U-boat-e tė nazistėve u nisėn pėr nė Shtetet e Bashkuara. Destinacionet e tyre ishin Long Island dhe Plazhi i Ponte Vedra, nė Florida. Secila kishte katėr agjentė tė nazistėve. Misioni i tyre: Bombardimi i infrastrukturės jetėsore amerikane tė prodhimit. Dy prej tyre ishin nėnshtetas amerikanė: Ernst Burger dhe Herbert Haupt. Gjashtė agjentėt e tjerė, nėnshtetas gjermanė, kishin punuar tė gjithė nė SHBA para luftės. Ata sollėn me vete eksplozivė, detonatorė dhe rreth 175 mijė dollarė amerikanė. Fushata do tė duhej tė zgjaste dy vjet. Dy prej agjentėve, Burger dhe George John Dasch vendosėn qė tė dezertojnė sapo zbritėn nė breg. Dasch u nis pėr nė Uashington DC, ku u dorėzua tek FBI dhe ku, fillimisht e injoruan duke e konsideruar tė marrė. Pėrgjigja e Dasch ishte qė tė hidhte mbi tryezė tė gjithė buxhetin e tij prej 84 mijė dollarėsh. Ai u ndalua menjėherė dhe u mor nė pyetje. Nė dy javėt qė pasuan agjentėt e tjerė u arrestuan dhe u nxorrėn para gjyqit. Tė tetė agjentėt, pėrfshirė Dasch dhe Burger, u dėnuan me vdekje nė karriken elektrike. Nė kėtė pikė ndėrhyri presidenti Roosevelt dhe e uli dėnimin pėr Dasch dhe Burger nė 30 vjet heqje lirie dhe nė burgim tė pėrjetshėm, respektivisht. Agjentėt e tjerė u ekzekutuan nė njė burg nė Uashington. Pas luftės, Roosevelt u ofroi faljen Dasch dhe Burger me kushtin qė tė riktheheshin nė Gjermani. Rezultati: Dėshtim. Teksa asnjė prej shėnjestrave nuk u arrit tė goditej, Operacioni Pastorius ishte njė dėshtim total pėr nazistėt. Nuk u shkoi mirė as agjentėve: vetėm dy prej tyre mbijetuan, edhe kėta vetėm pas ndėrhyrjes sė Presidentit Roosevelt.

Misioni Tizard

Churchill, letėr dashurie Amerikės

Data: Shtator 1940

Objektivi: Bashkėpunimi shkencor dhe teknik me SHBA, me qėllim qė tė vazhdojė ndihmėn e saj pėr Britaninė.

Palėt ndėrluftuese: Henry Tizard, pjesėtarė tė ushtrisė britanike dhe komuniteti shkencor

Skena: Territori i SHBA

Cili ishte Henry Tizard? Hentry Tizard (1885-1959) ishte njė shkencėtar, pilot, pjesėtar i Royal Society dhe nė karrierėn e tij ai punoi pėr RAF, Shell, Ministrinė dhe Municioneve dhe Uinston Churchillin si kėshilltar shkencor. Tizard mori dekoratėn e Kalorėsit nė 1927, pastaj sėrish nė 1937 dhe sė fundmi n 1949 kur mori Kryqin e Madh tė Kalorėsit, dekoratėn mė tė lartė. Pas Luftės sė Dytė Botėrore, ai u bė kryekėshilltari shkencor i Britanisė, dhe mes projekteve tė tjerė u pėrfshi edhe nė investigimin e UFO-ve dhe kėrkimet pėr shpėlarjen e trurit nė CIA. Jo cdo mision i fshehtė qė u krye gjatė luftės kish nė qendėr ushtarė tė patrembur qė kryenin akte heroizmi nėn mbulesėn e errėsirės; edhe njerėzit me kostume dhe shkencėtarėt kishin njė rol pėr tė luajtur. Njė mision i tillė do tė kishte pasoja shumė tė rėndėsishme pėr pozitėn e Britanisė nė botėn industriale tė pasluftės, njė mision nė tė cilin Uinston Churchilli i dhuroi Shteteve tė Bashkuara disa prej teknologjive mė tė pėrparuara qė zotėronte Britania. Nė kėmbim, SHBA do tė ofronte tė gjithė peshėn e saj industriale pėr kauzėn e Britanisė. Churchilli dėrgoi Henry Tizardin, bashkė me njė numėr shkencėtarėsh dhe inxhinierėsh tė tjerė, nė kėtė mision. Ata morėn me vete avionėt dhe teknologjinė mė tė pėrparuar tė aviacionit qė kish parė ndonjėherė bota: Projektet e Frank Uhittle pėr motorrin e parė tė njė avioni; planet pėr njė bombė atomike dhe, ndoshta mė e rėndėsishmja, dicka qė quhej magnetron, qė ėshtė njė komponent kyc pėr radarėt dhe qė mund tė gjendet sot tek mikrovalat (nėse po vrisni mendjen, ėshtė ajo pjesė qė gjeneron mikrovalėn). Kaq tė cmuar ishin dokumentat dhe prototipet qė ata morėn, saqė u futėn nė njė valixhe e cila ishte projektuar tė fundosej nė rast se anija e tyre sulmohej nga ndonjė U-boat e gjermanėve. Misioni ishte njė sukses afatshkurtėr – nė tė vėrtetė SHBA i erdhi nė ndihmė Britanisė. Por, nė terma afatgjatė, Britania pagoi njė cmim tė lartė, dhe me teknologjinė e Tizard, SHBA i mori udhėheqjen Britanisė sa i pėrket prodhimit tė avionėve, dhe qė atėherė, nuk e ka lėnė kryesimin. Nė fakt, nuk ėshtė se mund tė fajėsohet Churchilli qė i dorėzoi gjithė kėto plane, nė njė moment kur makineria luftarake e Gjermanisė kėrcėnonte me pushtim pėr cdo ditė. Rezultati: Sukses. Ndėrkohė qė misioni ishte njė sukses, teknologjia e fshehtė i ofroi njė shtytje shumė tė madhe industrisė amerikane tė aviacionit nė periudhėn e pasluftės. Ndėrkohė, industria e Britanisė pėsoi zbehje.

Operacioni Frankton

Heronjtė e Guackės sė Moluskut

Data: 7-12 Dhejtor 1942

Objektivi: Vendosja e minave nė anijet gjermane tė mallrave tė ankoruara nė Bordo, fundosjen e anijeve, arratisje nė Spanjė.

Palėt ndėrluftuese: Marinsat mbretėrorė, marina gjermane

Skena: Europė

Gjiri i Biscayt, 1942. Njė nėndetėse britanike del nė sipėrfaqe disa milje larg nga grykėderdhja e Gironde. Pesė kanoe hyjnė nė ujė, secila me nga dy marinsa mbretėrorė si dhe njė ngarkesė me mina. Ata nisen pėr nė Bordo. Shėnjestra: Anije gjermane tė mallrave qė janė tė ankoruara nė port. Mes tyre dhe shėnjestrave? Dy varka ushtarake, 12 U-boat-e, 12 varka patrullimi, gjashtė heqėse minash M-class, ushtria gjermane si dhe 50 milje det tė egėrsuar. Shanset pėr sukses? Pothuajse zero. Nė shtator tė atij viti, britanikėt kishin identifikuar Bordonė si njė shėnjestėr kyce. Porti francez ishte njė dhėmbėz jetėsore e makinerisė gjermane tė luftės, si destinacioni i shumė lėndėve tė para qė e mbanin nė lėvizje ushtrinė e Gjermanisė. Kėshtu nė 7 dhjetor, njė njėsi speciale e marinsave mbretėrorė u nis pėr tė fundosur sa mė shumė anije mallrash qė tė mundej dhe mė pas, nėse i mbijetonin sulmit, tė arratiseshin pėrmes Pyrenees nė Spanjė dhe mė tej tė ktheheshin nė shtėpi, nė Britani. Gjėrat nuk nisėn dhe aq mirė. Ditėn e parė, dy kanoe u humbėn nė det. Mė pas, nė mėngjesin e 8 dhjetorit, ekuipazhi i Coalfish u kap nga gjermanėt. Kėshtu qė mbeteshin vetėm dy kanoe pėr tė pėrfunduar sulmin. Nė 11 dhjetor, ata mbėrritėn nė Bordo dhe ishin gati pėr sulmin. Catfish zuri bregun perėndimor ndėrsa Crayfish shkoi nė jug. Nė total ata u vendosėn mina tetė anijeve, vazhduan teposhtė lumit dhe arritėn tė arratisen. Rezultati: Sukses. Misioni ishte njė sukses i jashtėzakonshėm qė u realizua mrekullisht. Churchilli vetė deklaroi se ky mision e shkurtoi me gjashtė muaj luftėn.

Operacioni Flipper

Eleminimi i Dhelprės sė Shkretėtirės

Data: 10-18 nėntor 1941

Objektivi: Vrasja e Marshallit Ervin Rommel

Palėt ndėrluftuese: Komando britanikė, Afrika Korps

Skena: Afrika e Veriut

Afrika e Veriut, dimri i vitit 1941. Forcat e Rommelit kishin bllokuar forcat britanike nė rrethimin e Tobrukut dhe po kėrcėnonin qė tė merrnin Egjiptin. Ndėrkohė qė kishte plane pėr tė pėrmbysur kėtė situatė, Churchilli pa njė mundėsi qė tė pėrdorte komandot e tij pėr realizimin e njė plani shumė tė guximshėm: vrasjen e Rommelit. Qendra e Rommelit besohej se ndodhej nė Beda Littoria nė njė vilė 29 kilometra larg nga Apollonia, nė Libi. Nė 10 nėntor, 59 komando hipėn nė dy nėndetėse RN. Destinacioni i tyre do tė ishte njė plazh 400 kilometra nė brendėsi tė vijės sė armiku. Gjėrat nuk nisėn dhe aq mirė: vetėm 36 prej atyre qė u nisėn arritėn tė dalin nė breg pėr shkak tė motit tė keq, por kjo gjė nuk do i ndalte komandot. Ata improvizuan, duke u ndarė nė tre skuadra ku secila kishte njė shėnjestėr tė vecantė. Kėto pėrfshinin mjetet e komunikimit dhe vetė Rommelin. Skuadra arriti deri tek vila, po aty ndeshi nė zjarrin e trupave gjermane, ku humbi edhe komandantin, Lt Kolonelin Geoffrey Keyes. Ndonėse shumica e komandove arritėn tė tėrhiqen nė pikėn e takimit, moti i keq ua bėri tė pamundur qė tė hipnin sėrish nė nėndetėse. Vetėm dy komando arritėn tė kthehen nė shtėpi pas njė udhėtimi shumė tė gjatė nėpėr shkretėtirė. Rezultati: Dėshtim. Misioni ishte njė dėshtim total, ndonėse thuhet se Rommeli kishte deklaruar: “Ishte njė oepracion brilant dhe i kryer me njė guxim tė jashtėzakonshėm”. Dhelpra e Shkretėtirės: Ervin Rommel (1891-1944) konsiderohet njė prej udhėheqėsve tė mėdhenj ushtarakė gjermanė tė Luftės sė Dytė. Ai luajti rol nė pushtimin e Francės dhe Belgjikės nė 1940 dhe mbrojtjen e Normandisė nė 1944. Por, nofkėn Dhelpra e Shkretėtirės ai e mori nė Afrikėn e Veriut ku dhe u ndesh me kundėrshtarin e tij mė tė famshėm, Field Marshal Montgomery. I dėrguar nė Libi nė vitin 1941, Rommeli dhe Panzerat e tij duhej tė mbėshtesnin trupat italiane dhe tė dėbonin Aleatėt nga Afrika. Njė kombinim i tankeve mė tė fuqishėm dhe taktikave brilante tė Rommellit pothuajse coi nė humbje pėr Montgomeryn. Pėrvec arritjeve tė tij ushtarake, Rommeli nuk ishte njė fans i Hitlerit dhe politikave tė tij, duke injoruar tė gjithė urdhėrat pėr tė vrarė civilė, komando tė armikut dhe ushtarė hebrenj. Mė tej, nga fundi i luftės, ai u pėrfshi nė njė komplot pėr tė vrarė Hitlerin. Pasi u zbulua, Rommeli u detyrua tė kryejė vetėvrasje pas bėrjes sė njė marrėveshjeje pėr tė mbrojtur familjen e tij.

Operacioni e Panjohura

USS Indianapolis sjell bombėn atomike

Data: Korrik 1945

Objektivi: Dorėzimi i bombės atomike Little Boy tek Forcat Ajrore tė SHBA

Palėt ndėrluftuese: Marina e SHBA, Marina Perandorake Japoneze

Skena: Paqėsori

30 korrik 1945. Njė anije e vetmuar po shkon nga Guam nė Filipine. Krejt papritur, dy shpėrthime hedhin nė erė harkun e anijes. Ajo nis tė lėkundet dhe mė pas fundoset pa lėnė gjurmė. Pas 12 minutash, ėshtė zhdukur. Vetėm pak ditė mė herėt, anija USS Indianapolis kishte kryer misionin mė tė rėndėsishėm nė Luftėn e Paqėsorit deri atė ditė. Ajo kishte transportuar pjesė tė rėndėsishme pėr bombėn atomike Little Boy, duke pėrfshirė edhe pjesėn shpėrthyese, Uranium-235. Nė fakt, bomba Little Boy kishte kėrkuar gjysmėn e furnizimit botėror pėr kėtė komponent tė cmuar. Destinacioni i saj ishte baza amerikane nė ishullin e Tinianit. Pasi tė ishte realizuar dorėzimi, ajo kish marrė urdhėra tė rinj: tė takohej me USS Idaho nė Leyte, nė Filipine. Ky ishte momenti kur e gjetėn nėndetėset japoneze. Nė mėnyrė tė pashpjegueshme, Indianapolis ishte lejuar tė udhėtonte pa njė shoqėruese dhe pa asnjė lloj pajisjeje pėr pikasje nėndetėsesh, dhe tani marinarėt e saj do tė paguanin cmimin. Sipas raportit zyrtar, shpejtėsia e fundosjes sė saj tregonte qė ekuipazhi nuk kishte dėrguar njė sinjal alarmi. Askush nuk e dinte qė ishte nė telashe. Nė mėnyrė krejt rastėsore, ekuipazhi i Indianapolis u pikas prej pilotėve amerikanė gjatė fluturimeve rutinė. Nė atė kohė, ekuipazhi kish qenė nė ujė prej tre ditėsh. Nga 1196 pjesėtarėt nė bord, vetėm 900 arritėn tė hidhen nė ujė. Nė kohėn kur nisi shpėtimi nė 2 gusht, vetėm 317 marinarė kishin mbijetuar. Pothuajse 600 tė tjerė ishin humbur prej ekspozimit, vetėvrasjeve, dehidratimit dhe sulmeve tė peshkaqenėve. Dorėzimi i bombės kish qenė njė sukses, po me cfarė cmimi? Fundosja e Indianapolis mbetet edhe sot e kėsaj dite katastrofa mė e madhe detare nė historinė e Amerikės.

Operacioni Hakmarrja

Hakmarrje pėr Pearl Harbourin

Data: 18 prill 1943

Objektivi: Vrasja e Admiralit Yamamoto, komandant i Marinės Perandorake Japoneze

Palėt Ndėrluftuese: Marina e SHBA. Marina Perandorake Japoneze

Skena: Paqėsori

7 dhjetor 1941. Dita kur Japonia sulmoi marinėn e SHBA nė Pearl Harbour dhe kur Amerika hyri nė Luftėn e Dytė Botėrore. Njeriu qė planifikoi sulmin? Admirali Isoroku Yamamoto, komandant i Marinės Perandorake Japoneze. Marina e SHBA pati njė arritje tė jashtėzakonshme nė fillim tė vitit 1943 kur theu kodet detarė tė japonezėve. Kėshtu qė, kur u kap njė mesazh nė prill qė pėrshkruante me detaje udhėtimin inspektues tė Yamamotos nė Ishujt Solomon, marina hartoi njė plan pėr ta qėlluar dhe vrarė. Avionėt amerikanė duhej tė bėnin njė udhėtim prej 1000 miljesh pėr tė mos u pikasur, qė do tė thoshte se ekzistonte vetėm njė plan qė mund ta kryente: P38G Lightning. Pėr tė mos u pikasur, avionėt duhej tė fluturonin jo mė lart se 15 metra dhe tė mbanin tė fikura radiot. Ata mbėrritėn nė pikėn ku do e ndeshnin njė minutė mė herėt. Ndėrkohė qė avionėt gjuajtės shoqėrues u sulmuan nga avionėt amerikanė, njė prej avionėve Lightning sulmoi mjetin e transportit tė Yamamotos dhe e goditi, duke e detyruar tė bjerė nė xhunglėn poshtė. Pas kėsaj, avionėt Lightning u kthyen nė bazė. Rezultati: Sukses. Marina e SHBA qėlloi njeriun qė donte, morali i japonezėve u dėmtua rėndė dhe u mor hak pėr sulmin nė Pearl harbour. Profili i shėnjestrės: Isoroku Yamamoto. Lindur nė 1884 nė Nagaoka, Japoni. Vdiq nė prill 1943, nė Papua, Guinea e Re. Grada: Marshall Admiral. I lindur me emrin Isoroku Takano, Yamamoto ishte djali i Takano Sadayoshi, njė samuraj nė rajonin e Nagaokas. Ai u adoptua nė 1916 nga familja Yamamoto dhe mori emrin e tyre. Tashmė kishte shėrbyer prej 12 vitesh nė marinėn japoneze dhe kish arritur gradėn e Komandant Lejtnantit. Nė vitin 1923 u bė kapiten dhe nė 1940 u bė admiral. Mes viteve 1919-21 Yamamoto studioi nė Harvard, dicka qė mund tė ketė pasur peshė nė kundėrshtimin e tij pėr luftėn me SHBA. Pavarėsisht kėsaj, ishte i tij plani qė zbatoi marina japoneze kur sulmoi Pearl harbourin nė vitin 1941.

Task Force Baum

Gafa e madhe e Pattonit

Data: 26 mars 1945

Objektivi: Clirimi i kampit tė robėrve tė luftės Oflag XIII-B, dhe shpėtimi i dhėndrrit tė Patton, John Uaters Palėt ndėrluftuese: Ushtria e SHBA, Ushtria gjermane, Garda vendėse

Skena: Europė

I planifikuar nga Gjenerali Patton dhe komanduar nga Kapiteni Abraham Baum – qėllimi i Task Force Baum ishte qė tė hynte 50 milje nė territorin e armikut dhe tė clironte kampin e tė burgosurve tė luftės nė Hammelburg nė Gjermani. Megjithatė, ky nuk ishte njė kamp i cfarėdoshėm robėrish tė luftės, pasi atje mbahej edhe John Uaters, dhėndrri i Patton. Uaters ishte kapur nė Tunizi gjatė fushatės nė Afrikėn Veriore dhe kohėt e fundit ishte zhvendosur aty nga Silesia, duke i dhėnė kėshtu Pattonit shansin e tij. Problemi kryesor qė ndeshi task forca ishte se ata nuk e dinin ku ndodhej kampi, dhe me vetėm 15 harta mes tyre, atyre iu desh tė mbėshteten nė informacionet qė siguronin duke pyetur vendasit, pėr tė arritur shėnjestrėn e tyre. Nė 27 mars, ata kishin arritur nė kamp. Uaters u kap, por u qėllua nė prapanicė nga njė ushtar gjerman. I pamundur tė lėvizte, ai u desh tė lihej nė kamp. Kur task forca e Baum nisi tėrheqjen nė vijat e tyre, ata u rrethuan dhe sulmuan nga forcat gjermane, duke u detyruar tė dorėzohen. Baum nuk e kish ditur aspak qė task forca e tij ishte ndjekur nga njė avion vrojtimi gjerman gjatė gjithė kohės. Nga 300 qė morėn pjesė nė operacion, 32 u vranė nė aksion dhe 35 u kthyen nė territorin e aleatėve, ndėrsa pjesa tjetėr u kapėn robėr, pėrfshirė Baumin. Rezultati: Dėshtim. Ishte njė dėshtim total. Patton u kritikua nga gjenerali Eisenhouer pėr veprimet e tij. Por tė paktėn Baumi mori njė medalje.

Operacioni Gunnerside

Heronjtė e vėrtetė tė Telemark

Data: 16-28 shkurt 1943

Objektivi: Shkatėrrimi i impiantit hidro-kimik i Vemork Norsk nė Telemark

Protagonistėt: SOE, Komando britanikė, rezistenca norvegjeze, Gjermania naziste

Skena: Europė

Nė vitin 1942, gara pėr tė ndėrtuar bombėn e parė atomike ishte ndezur. Ndėrkohė qė amerikanėt dhe britanikėt punonin me projektin Manhattan nė Nju Meksiko, nazistėt po bėnin pėrpjekje pėr tė njėjtin qėllim nė Norvegji. Impianti hidrokimik nė Vemork ishte i vetmi vend nė botė qė po prodhonte ujė tė rėndė – njė komponent i rėndėsishėm pėr ndėrtimin e njė reaktori bėrthamor – dhe nazistėt e kishin. Aleatėt e dinin qė duhej tė ndalnin prodhimin nė impiant, por fabrika ishte thellė nė male, gjė qė e bėnte tė pamundur njė sulm nga ajri. Skuadra e Operacioneve Specialė britanike, SOE, kishte dėrguar agjentė nė rajonnjė vit mė herėt dhe kish kryer njė operacion katastrofė nė nėntor 1942, ku tė gjithė komandot britanikė ishin vrarė. Tani ishte radha e norvegjezėve. Gjashtė komando norvegjezė u hodhėn me parashutė nė Telemark nė 16 shkurt. Ata u takuan me agjentėt qė ishin dėrguar njė vit mė herėt dhe bėnė plane pėr njė sulm final. I vetmi opsion ishte njė sulm nga toka nė tė vetmen hyrje tė fabrikės: pėrgjatė njė ure tė ngushtė 300 metra mbi njė luginė. Zona ishte e minuar dhe vėzhgohej me projektorė. Por nė vend qė tė sulmonin pėrmes urės, komandot vendosėn tė ngjitėn nga poshtė, tė kalonin lumin e ngrirė dhe tė ringjiteshin prapė nė anėn tjetėr. Nė mėnyrė tė pabesueshme, arritėn pa u pikasur. Njė agjent nga brenda fabrikės u kish dhėnė plane tė detajuar kėshtu qė e dinin me saktėsi ku tė shkonin dhe ku tė vendosnin eksplozivėt. Ngarkesat me eksplozivė u vendosėn dhe nė vendngjarje u lanė automatikė britanikė me qėllim qė nazistėt tė mendonin qė kish qenė njė sulm i gjithi britanik – me qėllim qė tė mos kish raprezalje kundėr popullsisė lokale. Eksplozivėt u ndezėn dhe sallat e ujit tė rėndė u shkatėrruan totalisht. Rezultati: Sukses. Furnizimi i nazistėve me ujin e rėndė u shkatėrrua tėrėsisht dhe u dėmtuan edhe pajisje jetėsore pėr prodhimin e bombės. Mė tej vijoi njė operacion masiv, por mė kot: komandot arritėn qė tė arratiseshin pėrmes Norvegjisė dhe Suedisė.

Operacioni Source

Fundosja e Tirpitz!

Data: 20-23 shtator 1943

Objektivi: Fundosja e tre anijeve tė mėdha luftarake gjermane tė vendosura nė Norvegji – Tirpitz, Schamhorst dhe Luetzou

Palėt ndėrluftuese: Marina mbretėrore, Marina mbretėrore australiane, Marina Gjermane

Skena: Deti i Veriut

Ndėrkohė qė zhvillohej lufta kundėr Bashkimit Sovjetik, Hitleri urdhėroi anijet e tij nė Detin e Veriut qė tė ndalin dhe fundosin anijet sovjetike qė transportonin furnizime nga Islanda. Pėrgjigja britanike ishte qė tė niste njė sulm tė guximshėm kundėr tre anijeve mėtė mėdha tė marinės gjermane: Tirpitz, Schamhorst dhe Luetzou. Si njė prej anijeve mė tė mėdha luftarake tė Gjermanisė, Tirpitz cmohej shumė. Pėr tė, Churchilli kish thėnė: “Shkatėrrimi apo edhe gjymtimi i kėsaj anijeje ėshtė arritja mė e madhe e kėsaj kohe”. Tre anijet ishin vendosur nė Norvegjinė e pushtuar. Plani britanik ishte qė tė arrihej fshehurazi tek anijet me nėndetėse xhuxhe qė mbanin vetėm tre vetė dhe tė pėrdoreshin eksplozivė. Gjashtė mini nėndetėset u vendosėn nė nėndetėse normale nga Skocia deri nė Norvegji nė 20 shtator. X-craft sulmoi nė 22 shtator. Tre X-craft humbėn rrugės drejt shėnjestrės duke lėnė X5, X6 dhe X7 qė tė sulmonin Tirpitzin. Besohet se X5 u fundos nga tirpitz, por X6 dhe X7 mundėn tė hedhin ngarkesat me eksplozivė poshtė shėnjestrės. Ato shpėrthyen dhe Tirpitzi nuk u fundos, por u dėmtua kaq rėndė saqė nuk mund tė funksiononte pėr gjashtė muaj. Dy mininėndetėset u pikasėn dhe u sulmuan. Ekuipazhit iu desh t’i braktisė dhe ata u kapėn robėr. Rezultati: Sukses. Ndonėse Tirpitz nuk u fundos, ajo u dėmtua rėndė – aq shumė sa mbeti jashtė luftimeve deri nė prill 1944.

Operacioni Mincemeat

Si i mashtroi nazistėt njė spiun i vdekur. Duke ndryshuar luftėn

Data: 30 prill 1943 Objektivi: Pėrhapja e disinformacionit pėr tė mbuluar pushtimin e Italisė nga Aleatėt

Palėt ndėrluftuese: SOE, shėrbimi i fshehtė gjerman

Skena: Itali

Operacioni Mincemeat ishte mashtrimi mė i madh i realizuar ndonjėherė nė kohė lufte, dhe u bė edhe mė i spikatur pėr njė arsye: spiuni qė e kreu ishte i vdekur. Mincemeat ishte konceptuar nga dy burra: Charles Cholmondeley dhe Even Montagu. Qėllimi i misionit ishte tė gėnjeheshin gjermanėt qė tė mendonin se Aleatėt do tė pushtonin Greqinė, kur shėnjestra e vėrtetė ishte Sicilia. Plani i tyre ishte tė pėrdornin trupin en jė njeriu qė kish vdekur sė fundmi dhe t’i jepnin njė identitet tė ri; njė portofol me dokumenta, fatura, fotografi e kėshtu me radhė iu vendos nė xhep. NJė histori e tėrė bindėse me qėllim qė nazistėt tė besonin se ishte njė person real. Ata i bashkėngjitėn trupit, me pranga, edhe njė valixhe ku pėrmbaheshin dokumenta falsė qė flisnin pėr pushtimin e Greqisė nga Aleatėt. “Uilliam Martin” u zbulua mėngjesin e 30 prillit nga njė peshkatar spanjoll sardelesh dhe iu dorėzua Adolf Claussit, njė agjenti gjerman qė punonte nė Huelva, Spanjė. Mincemeat u gėlltit i tėri dhe disinformimi shkoi lart nė zinxhirin e komandės, deri tek Hitleri. Si rezultat, nazistėt i riorientuan mbrojtjet tek Greqia, duke e dobėsuar shumė gjatė kėtij procesi mbrojtjen nė Sicili. Kaq tė sigurtė ishin gjermanėt pėr tė vėrtetėn e letrave tė Uilliam Martin, saqė besuan se pushtimi i Sicilisė ishte njė taktikė diversioniste dhe qė sulmi i vėrtetė do tė ishte Greqia. Kur nisėn tė reagojnė, dy javė mė vonė, Aleatėt tashmė kishin fituar shumė terren dhe ishin drejt clirimit tė Italisė. Rezultati: Sukses. Operacioni Mincemeat ishte njė sukses total dhe shpėtoi me mijėra jetė njerėzish. Njė prej agjentėve qė punoi nė operacion ishte Ian Fleming, i cili do tė shkruante romanet e James Bond.


GazetaExpress