Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Exclamation Frutat dhe Perimet në treg me rrezikshmëri të lartë nga Hormonet dhe Kimikatet !!

    Prodhimet hormonale dhe ato me bazë homogjene konsiderohen sot si vrasësit më të mëdhenj të shëndetit të njeriut, për faktin se asortimentet që i mbartin ato janë tepër të lakmueshme për konsumatoret, ngaqë janë prodhime jashtëstinore.

    Emri:  1350124305-frutis.jpg

Shikime: 2457

Madhësia:  15.6 KB Specialistët e shëndetit publik thonë se tejkalimi i masës hormonale nga ana e fermerëve bëhet me qëllim rritjen e rendimentit të bimëve si dhe daljen herët në treg të prodhimeve.Bledar Ahmetaj specialist në Drejtorinë e Shëndetit Publik thotë se shtimi i këtyre produkteve ka rrezik për sëmundjen e kancerit të stomakut dhe melcisë, si dhe të një sërë sëmundjesh të tjera në organizëm.

    Ndërsa për qytetarët këto prodhime nuk mund të merren parasysh. Ata thonë se janë të detyruar të blejnë këto produkte pavarësisht rrezikut që ato mbartin, por mungesa e prodhimit vendas dhe cmimet e larta i detyrojnë të blejnë dhe të konsumojnë këto produkte. Gjithashtu konsumatorët gjirokastritë mendojnë se duhet të ketë një kontroll më të madh ndaj këtyre produkteve nga institucionet përgjegjëse.Nëse në tregjet dhe supermarketet e vëndeve perëndimore dihet përmbajtja e një produkti që konsumohet, në vendin tonë ende kjo etiketë nuk ekziston, cka po sjell edhe dëmtimin e organizmit të njeriut.

    7 news/
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  2. #2
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Frutat dhe Perimet në treg me rrezikshmëri të lartë nga Hormonet dhe Kimikatet !


    Injektimi pa kriter i hormoneve në bimë të ndryshme sjell pasoja të mëvonshme në shëndetin e njeriut, duke ulur jetëgjatësinë dhe plakur më shpejt lëkurën.

    Prof. Dr. Sokrat Jani: Përdorimi i hormoneve ul vlerat ushqimore dhe tregtare



    -Hormonet, vrasësit e heshtur në fruta apo perime po tregtohen pa hesap në vendin tonë. Këtë e tregon më së miri tregu vendas. Të prodhuar për të siguruar ushqim për mbarë botën e mbi populluar, perimet me hormone po kthehen në të kundërtën e tyre. Përdorimi pa kriter i tyre po dëmton jo vetëm produktet, por edhe ata që i konsumojnë ato. Injektimi me hormone të rritjes sjell shumëfishim duke bërë të mundur ushqimin e shumë gojë njerëzve në mbarë botën. Por sa i sigurtë është konsumi i tyre? Për të mësuar diçka më tepër rreth këtyre produkteve që konsumojmë çdo ditë, kemi marrë mendimin e specialistit Prof. Dr. Sokrat Jani, ekspert i bujqësisë dhe punonjës shkencor në fushën e perimeve. Ai flet për fermerë të pangopur, të cilët duke dashur të nxjerrin sa më parë në treg prodhimet e tyre iu injektojnë me tepricë hormone të rritjes, apo ato që në gjuhën shkencore njihen me emrin fitohormone, duke ndikuar ndjeshëm në madhësinë dhe cilësinë e produkteve. “Ka prodhues që i mbyt makutëria për të fituar maksimalisht dhe që bëjnë “hile” të trasha e të papranueshme gjatë prodhimit e në veçanti gjatë vjeljes së produkteve. Por po të përdoret me kriter injektimi i fitohormoneve, nuk ka efekte anësore”, shton ai. Fakt është që dhe pse shumë fruta-perime nuk janë të stinës, ato i gjen kudo dhe me çmime nga më të lartat madje. Specialistët e bujqësisë ngrenë shqetësimin e përdorimit të këtyre hormoneve nga persona jo të fushës duke mos ditur as pasojat që mund t’i sjellë bimës apo më keq akoma, shëndetit të njeriut përdorimi pa kriter i tyre. Mirëpo ky nuk është problemi i vetëm. Prania e tyre në doza të tepruara shpesh ka çuar në raste të tilla që njerëzit të sëmuren apo të plaken më shpejt. Këtë shqetësim së fundmi e kanë ngritur në media edhe dermatologët. “Hormonet kanë veti rritjeje dhe ngjyrimi, të dyja llojet ndikojnë në organizëm. I pari në zmadhimin e gjëndrave kancerogjene edhe kur s’janë problem, i dyti në kancerin e lëkurës”, thekson dermatologu, Afrim Tridishta. Dermatologu shprehet se në radhë të parë një perime e rritur me hormone nuk ka asnjë veti ushqyese, sepse nuk ka asnjë vitaminë. Kjo tregon se mosmarrja e vitaminave që na nevojiten ndikon në jetëgjatësinë tonë. Gjithashtu ai shpjegon se ka problem në lëkurë të natyrës së plakjes së lëkurës, shfaqjes së kapilarëve, rrjepjes së saj, si dhe të shfaqjes së nishaneve në sipërfaqe, që janë një demonstrim i kancerit në lëkurë, kur shtohen pas moshës 20-25-vjeçare tek të dyja gjinitë. Duke marrë shkas nga kjo, ai u bën thirrje institucioneve autoritare të zgjidhin sa më shpejt çështjen e këtij hormoni vdekjeprurës, që po e tregtojnë pa asnjë problem në mbarë vendin. Sipas prof. Dr Janit, në vendin tonë të gjitha perimet që prodhohen në sera iu injektohen hormone. Ato produkte nga të cilat duhet të kemi më tepër kujdes janë domatja, pjepri dhe kastraveci. Këtyre të fundit iu injektohen më tepër hormone, për vetë faktin e përdorimit të tyre të shpeshtë dhe kërkesën për këto produkte. Mirëpo ne, të ardhur nga një kulturë e skamjes duam të plotësojmë me çdo kusht, tekë apo dëshirë tonën, me çfarëdolloj çmimi. Duke ditur mirë dëmet që shkakton përdorimi me tepri i këtyre hormoneve në bimë duam të konsumojmë në dimër bostan, në pranverë rrush apo çdo lloj fruti apo perime që të kënaq syrin, sepse shëndetit nuk i bën aspak mirë. Çfarë duhet të bëjmë në këtë rast, si duhet të sillemi? “E kuptoj shqetësimin tuaj, ai është edhe i imi. Trajtimi i parakohshëm i frutave të domates i skuq ato, ndërkohë që brenda mbeten jeshile, pra ulen vlerat tregtare dhe ushqimore.” Kjo është përgjigja që na jep eksperti i bujqësisë, Sokrat Jani. Për këtë, Jani nuk këshillon eliminimin kategorik të tyre në treg, por përdorimin me sa më shumë kujdes dhe nga persona kompetentë. “Përdorimi i hormoneve duhet të planifikohet me kujdes nga specialistët, duke marrë në konsideratë veçantitë e specieve bimore, periudhën e kultivimit, fazën e zhvillimit të bimës, mënyrën e përdorimit, përqendrimin optimal të tretësirës, etj, dhe të kryhet nën mbikëqyrjen e tyre.”

    Perime me pamje të çuditshme, ja përse

    Përdorimi i hormoneve me tepricë tek fruta-perimet ka ndikimin e saj jp vetëm në shëndetin e njeriut, çka është më e rëndësishmja por edhe tek vetë bima. Këtë vetëm një specialist di ta dallojë më së miri, por edhe njerëzit e thjeshtë. Shpesh na ka ndodhur të shohim fruta-perime të deformuara të tipit fruta me kallo të drunjëzuar, fruta me majucë, me zgavra boshe, me plasaritje sipërfaqësore, etj. Pikërisht këto fruta-perime, në dukje të çuditshme nuk janë aspak një mrekulli e nënës natyrë, por ndërhyrje e pastër e dorës së njeriut. Prof. Dr. Jani shpjegon përdorimin me tepri të hormoneve dhe ndikimit në bimë të ndryshme si zarzavate, fruta apo perime. “Tepria në përdorimin e tyre më shpesh shprehet në përkeqësimin e treguesve morfologjik dhe biometrik të bimëve dhe frutave, pra i bën pa vlera tregtare, duke ulur sasinë e produktit që del në treg, e për rrjedhojë ulen të ardhurat e fermës. Ndërsa përdorimi i parakohshëm pengon rritjen dhe zhvillimin normal të bimës dhe dëmton cilësitë tregtare dhe ushqimore të frytit”, sqaron ai.

    Serat nuk mbulojnë nevojat

    Meqë shumica e produkteve që hamë janë kaq të bukura e të mirë. Si mund ta bëjmë dallimin mes një ushqimi të mirë e të shëndetshëm dhe një tjetër që veçse servilet bukur në tryezë, por nuk ka asnjë vlerë ushqimore. Përgjigja është e thjeshtë. Kemi të bëjmë vetëm me produkte të importuara nga jashtë. Sipas Prof. Dr Janit, ne importojmë rreth 18 000 ton perime, ndërsa eksportojmë rreth 13 000 ton në vit. Pyetja që lind menjëherë pas kësaj është: Mos vallë nuk kemi bujqësi të garantojë prodhimin në treg? “Mendoj se tregu shqiptar furnizohet kryesisht me perime të freskëta të vendit. Importohen perime të freskëta(domate, speca, kastravec, pjepër, etj) vetëm në muajt e dimrit. Dhe periudhën tjetër të vitit ne mbulojmë nevojat përmes produkteve të serave.” Sipas Prof. Dr Janit, raporti import-eksport duhet të ishte i kundërt dhe për mendimin e tij mundësitë ekzistojnë. “Ne kemi vetëm 856 ha serra, kur për kushtet klimatike që ka vendi mund të kishim jo më pak se 3000 ha. Veç kësaj, edhe ato serra që kanë të instaluar impiantin e ngrohjes, për arsye të çmimit të lartë të karburanteve, përgjithësisht shfrytëzohen si serra diellore, pra pa ngrohje.” Këto janë vetëm disa nga problematikat që shoqërojnë prodhimin vendas, atë që bën që ne të kemi më shumë për të ngrënë, por që nuk garanton asgjë cilësore.

    Hormonet, dëme në shëndetin mendor dhe fizik

    Mjekja endokrinologe, Luftime Bruka bën me dije dëmet që i shkaktojnë organizmit produkte të cilave iu injektohen hormone me tepri. Nuk bëhet fjalë për dëme të menjëhershme, por ato të mëvonshme, shkaku i të cilave mbetet shpeshherë mister. Bruka na shpjegon lidhjen midis përdorimit të produkteve të modifikuara, jo biologjike dhe dëmeve që mund të sjellë në organizmin e njeriut. “Kur një person përdor ushqime gjenetikisht të modifikuara, siç mund të jenë edhe ato të cilave iu injektohen hormone të ndryshme për rritje të menjëhershme apo marrjen e ngjyrës, çdo person fillon të ndihet i ngathët, pa energji, ndihet si i përgjumur, pasi këto ushqime quhen ndryshe ushqime “statike”.” Pra, sipas mjekes Bruka, këto ushqime nuk përcjellin energji tek shëndeti fizik dhe mendor i njeriut, pasi produkte të tilla ushqimore nuk përmbajnë bazën e ushqyerjes së njeriut pasi kanë aciditet të lartë dhe organet e trupit nuk janë të afta që për t’i përthithur apo tretur ato. “Aciditeti i lartë në trup mund të çojë në lindjen e sëmundjeve të ndryshme siç mund të jenë çrregullimi i lipideve, çrregullimi hormonal, rritje e kolesterolit, diabet, alergji, krijimin e mykërave dhe shumë sëmundje të tjera. Përdorimi i pesticideve apo hormoneve të shumta tek rendimentet bujqësore, bëhet shkak i shumë sëmundjeve të fushave”, përfundon mjekja Luftime Bruka.
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  3. #3
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014

    Për: Frutat dhe Perimet në treg me rrezikshmëri të lartë nga Hormonet dhe Kimikatet !

    Te pakten ne qe jetojm ne fshat, keto i kultivojm vet. Tani e kuptoj pse kur vijn mysafir nga qyteti dhe hane nje sallat nga perimet qe ne kultivojm thone krejt tjeter shije.

  4. #4
    cherry blossom girl
    Anëtarësuar
    14-05-2010
    Postime
    6,095

    Për: Frutat dhe Perimet në treg me rrezikshmëri të lartë nga Hormonet dhe Kimikatet !

    Citim Postuar më parë nga Lexuesi_ Lexo Postimin
    Te pakten ne qe jetojm ne fshat, keto i kultivojm vet. Tani e kuptoj pse kur vijn mysafir nga qyteti dhe hane nje sallat nga perimet qe ne kultivojm thone krejt tjeter shije.
    je me fat qe i ha te kultivuara vete... sipas disa studimeve, ushqimet qe hame kane aftesine te ndryshojne genet.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •