Fatkeqesisht shekullin e fundit jane shtuar se shumti grupime te ndryshme ekstreme ne mesin e besimtareve muslimane . Arsyet jane te shumta. Injoranca , manipulimi , media etj kane influencur negativisht tek shume muslimane. Menyra e perceptimit te fese dhe e aplikimit nga ana e tyre eshte shume larg islamit te vertete pasi veprimet e tyre nuk kane kurrfare baze ne librin e shenjte Kuranin. Personalisht nuk i kam kuptuar dhe as kam per ti kuptuar ndonjehere vendimarrjet e disave prej tyre kur shkojne familjarisht ne Siri. Ne nje vend ku ka vetem lufte dhe anarki , pa asnje burim financiar te shkosh e te cosh grua e kalamaj mua me duket cmenduri e mos them vetvrasje. Pra , nuk gjej asnje justifikim as fetar por as njerezor per shpernguljen e kujtdo ne nje vend si Siria.
Shqetesimi eshte pak. Une ndjej deshperim te jashtezakonshem kur i lexoj gazetat apo temat e ndryshme ne forum ne lidhje me kete fenomen biles ne nje teme tjeter ku flitet per dy motra boshnjake e kam shprehur mendimin tim ne lidhje me vajtjen e ketyre femrave ne Siri. C'fare misioni ka cuarja e femrave minorene ne Siri pervec se shfryerjen e epsheve djallezore te krimineleve ? Ky eshte shqetesim jo vetem i imi por i cdo besimtari musliman kudo ne bote. Kush do ishte ai prind qe do pranonte qe vajza e tij ti largohej nga shtepia ne c'faredo moshe minorene apo jo me justifikim banal se po shkon ne lufte?Femije minorene e gra shqiptare po perfundojne ne Siri ne nje konflikt te armatosur. Perben shqetesim ky per angmokio si besimtar musliman?
Albo
Krijoni Kontakt