Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Kallëzohet imami: Më mori gruan dhe djalin, i dërgoi në Siri

    Emri:  balla.jpg

Shikime: 880

Madhësia:  22.1 KB

    Kur kanë kaluar tre ditë nga arrestimi i 8 personave të akuzuar për rekrutim personash me qëllim nxitjen e terrorizmit,pasi dërgonin në konfliktin sirian besimtarë mysliman,vjen edhe kallzimi i parë për një nga imamët e arrestuar.

    Ora News raportoi se Zamir Mani nga Shkodra, i cili ka kallzuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda imamin e vetshpallur të xhamisë së Unazës së Re në Tiranë, Genci Balla.
    Ai akuzon imamin se i ka dërguan në Siri djalin e tij 4 vjeçar dhe ish-gruan Almira Kastrati. E gjithë historia ka nisur në qytetin e Shkodrës, ku Almira filloi të punonte në organizatë islamike, ku përfitonte një pagë të kënaqshme.

    Por indoktrinimi i Almirës bëri që martesa me Zamirin të mos zgjasë shumë. Ajo u largua nga Shkodër dhe u martua me imamin Genci Balla. Zamir Mani mësohet të jetë shprehur se ka dyshime të forta se djali i tij është dërguar në Siri dhe ka kërkuar gjetjen e fëmijës.
    Kallëzimi është marrë nga prokurorja, Elizabeta Imeraj, dhe priten detaje të reja edhe nga marrja në pyetje e imamit.

    http://lajmifundit.al/2014/03/kallez...ergoi-ne-siri/

    -------------------------------------------------------------------------------------
    Ka disa vite qe ka kam pohuar se keso gjerash po ndodhin ne shoqerine shqiptare, por me kan quajtur islamofob, idot , te trashe, ...
    Edhe ne kete forum kemi kesi njerezish. NUk eshte veshtire te i indentifikojsh.
    Lumi ka ujin e paster ne burim

    Kombi mbi te gjitha

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar iliria e para për postimin:

    ane (15-03-2014)

  3. #2
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Për: Kallëzohet imami: Më mori gruan dhe djalin, i dërgoi në Siri

    TERRORISTI ISLAMIK NGA DIBRA QE I COI DY FEMIJET E TIJ NE SIRI. MERRTE 300 MIJE LEKE PER TE MBAJTUR MJEKER

    Historia e Shkëlzen Dumanit tronditi opinionin publik. Pas arrestimit të dy imamëve të vetëshpallur, u mësua se në listën e të kërkuarve, tashmë edhe nga Interpoli, ishte edhe Dumani, pasi akuzohet jo vetëm si organizator dhe financues në rekrutimin, organizimin dhe dërgimin e myslimanëve shqiptarë për xhihad në Siri, por edhe se në fund të janarit të këtij viti ai ka mundur të kalojë kufirin së bashku me dy fëmijët e tij, Endri dhe Eva, përkatësisht 8 dhe 9 vjeç.

    Si u implikua Shkëlzen Dumani me fenë

    Nga të gjithë të afërmit në Bellovë të Dibrës, Shkëlzeni njihej si njeri punëtor dhe i sjellshëm. Ato rrëfejnë se nuk ishte shumë i shoqërueshëm. Pesë vite më parë, Shkëlzeni me profesion hidraulik shkon për gjashtë muaj në Arabinë Saudite. Pas kthimit nga Arabia, ai fillon të praktikojë fenë myslimanë duke lënë dhe mjekër. Të afërm bëjnë me dije se vetëm për të mbajtur mjekrën, Dumani është paguar me nga 300 mijë lekë në muaj.

    Tentativa për ta kthyer bashkëshorten në praktikante të fesë myslimane

    Të afërm rrëfejnë se pas kthimit nga Arabia Saudite, ai i është lutur bashkëshortes, Mides, me të cilën ka dhjetë vite martesë të mbulohej dhe të kryejë ritet e fesë myslimane. Madje në një bisedë, ai i ka thënë që të iknin së bashku me fëmijët në vendet arabe, me argumentin se atje bëhej jeta. Pasi është kundërshtuar nga bashkëshortja, ai i ka kërkuar falje duke i thënë se respekton mendimin individual.

    Shitja e shtëpisë dhe makinës

    Çifti Mide dhe Shkëlzen Dumani kanë pasur një jetë të lumtur bashkëshortore së bashku me dy fëmijët e tyre. Pas martesës, ata sistemohen në një apartament në Laprakë. Së fundmi, bashkëshortët në konsensus midis tyre kishin vendosur të merrnin një apartament më të madh. Kështu, ai shet makinën dhe shtëpinë. Dyshohet se në bllokun e dokumenteve për shitjen e shtëpisë ai ka mashtruar bashkëshorten, e cila ka firmosur një prokurë që ka bërë të mundur lejimin e fëmijëve në aeroport.

    Mashtrimi i bashkëshortes

    Shkëlzen Dumani duket se e ka menduar në detaj arratisjen së bashku me dy fëmijët e tij. Ai ka shfrytëzuar një sebep familjar të bashkëshortes për të kryer në heshtje largimin e tij. Ai i ka thënë bashkëshortes, Mides, të ikte tek i vëllai i saj, pasi ky i fundit fejonte të bijën dhe i ka kërkuar të qëndronte tre ditë atje. Ai së bashku me dy fëmijët të nesërmen do të ikte në Shkodër për të drekuar me një mikun e tij. Gjatë kësaj kohe ai është bërë gati dhe është nisur në aeroport me fëmijët. Teksa është telefonuar nga bashkëshortja, ai deri në momentin që kanë humbur kontaktet, i është përgjigjur se po ia kalonin mirë dhe se fëmijët janë mirë.

    Udhëtimi drejt Turqisë

    Dumani ka udhëtuar me fëmijët e tij përmes aeroportit të Rinasit me destinacion Turqinë. Mësohet se ditën e udhëtimit Dumani ka qenë i veshur me kostum dhe ka hequr mjekrën. Ai i ka shpjeguar personelit se arsyeja e udhëtimit drejt Turqisë është për operimin e djalit të tij. Më pas i ka humbur gjurmët dhe dyshohet se ka mbërritur në Siri së bashku me dy fëmijët.

    Komunikimi në internet

    Shkëlzen Dumani ka komunikuar disa herë me të afërm, madje edhe me bashkëshorten. Ai i ka thënë asaj se mund të shkonte kur të dëshironte tek ai, por pa i treguar vendndodhjen. Përsa i përket shtëpisë, ai i ka thënë Mides të mos shqetësohej dhe i ka treguar një grumbull para, dhe se me ato para mund të blejnë dy shtëpi.
    Lumi ka ujin e paster ne burim

    Kombi mbi te gjitha

  4. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kallëzohet imami: Më mori gruan dhe djalin, i dërgoi në Siri

    Muslimanet e devotshem te forumit shqiptar qe mbushin faqet e forumit nuk kane asnje mendim e reagim per kete teme?

    Albo

  5. #4
    I regjistruar diku … Maska e Le dévoué
    Anëtarësuar
    20-08-2012
    Postime
    2,185

    Për: Kallëzohet imami: Më mori gruan dhe djalin, i dërgoi në Siri

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Muslimanet e devotshem te forumit shqiptar qe mbushin faqet e forumit nuk kane asnje mendim e reagim per kete teme?

    Albo
    Eshte e drejta e tij.

    Ai beson se ne nje pjese te Sirise tani sundon sheriati dhe eshte zone e lire per t'jetuar.
    Zona ku zhvillohet lufta nuk marrin pjese femijet.

    Keta jan ata qe imigrojn per hir te Zotit !
    Tani a pajtohemi apo jo, eshte pune tjeter.

    Tani se cfar flasin mediat rreth pageses per mjekerr (hipokrizi sipas islamofobeve) paska marr si duket edhe extra page per t'i derguar dy femijet e tij ne Siri ! Hallelllllujjaaa, po çka s'kujtoheni edhe ju !
    … ///

  6. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kallëzohet imami: Më mori gruan dhe djalin, i dërgoi në Siri

    Citim Postuar më parë nga Le dévoué Lexo Postimin

    Une kete pres te lexoj nga ty dhe gjithe muslimanet e devotshem te forumit shqiptar. A pajtohesh me kete vendim te tij dhe a do te beje ti te njejten gje? A do t'i merrje ti femijet e tu me vete, pa pelqimin e gruas?_

    Jepni mendime ne tema qe nuk ju takojne te jepni, e beheni te urte ne tema qe kane lidhje direkt me besimin tuaj.

    Albo

  7. #6
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463

    C'lidhje ka kjo me besimin ???.........ku eshte dallimi rreth vendimit me jetuar ne arabine saudike ose ne britanine e madhe ???

    Po te kish qene ceshtje besimi, do te praktikohej nga pjesa dermuese. Eshte nje episode nga jeta e nje njeriu.....tragjike per nenen dhe familjen....lumturi per "mjekren".....ku eshte problemi tash ???.......kemi filluar me i mbajte edhe dertet e njerezve te THJESHTE ???.....zoteri Balla eshte thjeshte nje nga 8 mio. shqiptare....dhe me siguri se ka edhe MIJERA si ki, qe nuk mund ti sjellin problemet dhe sfidat e jetes ne UJDI me perditshmerine....

    Pra, kallezohet per kidnapim te femijeve te vet, apo per terrorizem ???. Pikerisht ajo qe e thashe qe ne fillim te kesaj budallakie kur filloj.....ne mungese te akuzez per terrorizem, do ti aktpaditin per tjera akuza, si ne kete rrast per "kidnapim"....ndoshta edhe dy, tri tjere per mbajtje armesh pa leje, dhe do te perfundoje kjo komedi me bishtin nen vege te shtetit ligjore.....pfuuuuuuj....

    tung
    albanish by nature

  8. #7
    I regjistruar diku … Maska e Le dévoué
    Anëtarësuar
    20-08-2012
    Postime
    2,185

    Për: Kallëzohet imami: Më mori gruan dhe djalin, i dërgoi në Siri

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Une kete pres te lexoj nga ty dhe gjithe muslimanet e devotshem te forumit shqiptar. A pajtohesh me kete vendim te tij dhe a do te beje ti te njejten gje? A do t'i merrje ti femijet e tu me vete, pa pelqimin e gruas?_

    Jepni mendime ne tema qe nuk ju takojne te jepni, e beheni te urte ne tema qe kane lidhje direkt me besimin tuaj.

    Albo
    Keta qe i marrin grat e femit mas vete, nuk i dergojn ne front te luftes !
    Un nuk do t'i merrja fare femit e mi, kjo ndoshta pershkak qe kam tjeter vizion te luftes e veshtruar nga nje kend tjeter !

    Me infiltrimin e lloj-lloj xhihadisti qe konsideron token e Shamit si nje toke per rekreacion ku mund ta shfryejn radikalizmin e tyre kunder çdo lloj civili, ka be qe xhihadi te konsiderohet si luft terroriste edhe nga vet muslimanet !

    Un nuk besoj se shqiptaret nisen me qellim keq ne Siri, por njeherit kur aterojn atje, grupet vendase u japin leksion ndryshe te xhihadit ! Nje leksion qe edhe vet Muhamedin a.s., do ta habisnin ! Xhihadi eshte luft e shenjt, pa asnje fije dyshimi ! Jo per t'i imponuar dikujt sheriat, por per ta çliruar nga tiranet e ketij lloji, prandaj e ben Islami xhihadin te shenjt !

    Qe mos t'i ngeli askujt hatri, ne Siri ka muxhahedin te vertet ! Dhe ka shume, por nuk jan nga elita ushtarake fatkeqesisht ! Allahu e çliroft Sirin, dhe i dhasht fitore muxhahidëve të vertet !
    … ///

  9. #8
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463

    Për: Kallëzohet imami: Më mori gruan dhe djalin, i dërgoi në Siri

    Citim Postuar më parë nga Le dévoué Lexo Postimin
    Keta qe i marrin grat e femit mas vete, nuk i dergojn ne front te luftes !
    Un nuk do t'i merrja fare femit e mi, kjo ndoshta pershkak qe kam tjeter vizion te luftes e veshtruar nga nje kend tjeter !

    Me infiltrimin e lloj-lloj xhihadisti qe konsideron token e Shamit si nje toke per rekreacion ku mund ta shfryejn radikalizmin e tyre kunder çdo lloj civili, ka be qe xhihadi te konsiderohet si luft terroriste edhe nga vet muslimanet !

    Un nuk besoj se shqiptaret nisen me qellim keq ne Siri, por njeherit kur aterojn atje, grupet vendase u japin leksion ndryshe te xhihadit ! Nje leksion qe edhe vet Muhamedin a.s., do ta habisnin ! Xhihadi eshte luft e shenjt, pa asnje fije dyshimi ! Jo per t'i imponuar dikujt sheriat, por per ta çliruar nga tiranet e ketij lloji, prandaj e ben Islami xhihadin te shenjt !

    Qe mos t'i ngeli askujt hatri, ne Siri ka muxhahedin te vertet ! Dhe ka shume, por nuk jan nga elita ushtarake fatkeqesisht ! Allahu e çliroft Sirin, dhe i dhasht fitore muxhahidëve të vertet !
    O vellau im,

    Nuk te kerkon psihogramm te "mjekres", por e kerkon tendin !!!, nuk e sheh zerin apelativ ???

    Te thote qarte, se BESIMI i jot eshte bllaaaak, e ki i imi i SUUUUPER.....pra, me ne fund del se kerkon konfirmim per fene e vet !....keshtu e kane te luhatshmit, te dyshimtet.....patjeter te gjejne konfirmime duke ngrejt shembuj te drejteperdrejte mbi ate qe besojne vet, dhe mbi ate qe beson tjetri, dhe natyrisht ne cdo MOMENT kur ta don xhani i gjen ato.....si puna e lecit kur e kerkon unazen atje ku ka drite, e jo atje ku e ka humb.....thjeshtezim banal i realiteteve, se vetem ne kete forme ujdisin ne kallepet e parapergatitura.

    Natyrisht se edhe Balla e ka gjet pikerisht tek FEJA e vet konfirmimin, per ta braktis shtepine, familjen, shoqnine etj......mjafton ti tregosh vetvetes tende realitete qe VET i ke krijuar.

    Nje shembull te rrefyer nga babai im:

    Kur ka qene femije, behet fjale per fundin e viteve te 50-a, nje familje terresisht eshte shperngule per ne turqi.....tregon babai, se ate dite kur kane dale ta percjellin familjne, vetem molla Skenderi (alim ne fshatin tim, i rrahur dhe mbytur ne burg nga policia e titos) nuk ka dale, per arsye se e leshojn vatanin. Mbahet mend, sepse eshte konsideruar si akt i turpshem, qe nje burr i FESES, mos ti beje NDER, ngase shperngulja eshte pare si nje dicka normale, vetem per molla Skenderin aman jo.....

    Jane pikerisht "hoxhollaret" ata, qe nga fluksi i shpernguljeve per ne turqi kane ndale plot muhaxher bile edhe duke leshuar fetvaja, qe e konsideronin leshimin e vatanit si TRADHETI...

    Pra, ne kontekstin fetare, leshimi i vatanit konsiderohet TRADHETI (ndryshe hixhret, po qe se behet fjale per te shpetuar jete, me obligim per kthyerje), folur me gjuhen e fese, HARAM....

    Kete aman as albo e askush tjeter nuk don ta dije, jo se ndoshta nuk kane njohuri, por thjeshte kane nje bindje banale mbi islamin, qe kesisoj realitete shume triviale u duken thjeshte te pabesueshme, dhe trillime....edhe pse kujtesa eshte e fresket mbi "hoxhollaret" ne vijat e para te frontit gjate lufterave te fundit ne trojet shqiptare.....njeriu eshte i afte qe ne pike te drekes te beje bajram me vetveten....

    Selam
    Ndryshuar për herë të fundit nga Nuh Musa : 08-04-2014 më 04:14
    albanish by nature

  10. #9
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Për: Kallëzohet imami: Më mori gruan dhe djalin, i dërgoi në Siri

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Une kete pres te lexoj nga ty dhe gjithe muslimanet e devotshem te forumit shqiptar. A pajtohesh me kete vendim te tij dhe a do te beje ti te njejten gje? A do t'i merrje ti femijet e tu me vete, pa pelqimin e gruas?_

    Jepni mendime ne tema qe nuk ju takojne te jepni, e beheni te urte ne tema qe kane lidhje direkt me besimin tuaj.

    Albo
    Kur lexoj postimet e tua Albo me kujtohet ajo historia per te qeshur me Erjon Veliajn qe e kish kapur ne shpulla Edi Rama per disa shkrime ne facebook. Sipas Veliajt kish qene asistentja ajo qe e kish bere nje shkrim skandaloz. Duke te lexuar ty here pas here kam krijuar pershtypjen se dhe ti me duket ke punesuarnje asistente qe here pas here shkruan budallalleqe dhe nuk kane stilin tend te te shkruajturit. Shkrimi me siper p.sh nuk ndryshon shume nga plot injorante te forumit te cilet bejne lidhje ne mes besimit dhe veprimeve personale te njerezve qe i perkasin nje besimi.

    Ti (ose asistentja jote qe e mund ta kete bere kete shkrim) thua qe ka lidhje direkt me besimin tuaj? Mos ke pare gje dyndje te madhe burrash muslimane qe marrin femijet e tyre pa pelqimin e grave?

    Islami ishte i teresisht paster nga veprimet e njerezve te papergjegjshem. Kur te shkosh ne lufte ti kesh siguruar njehere te ardhmen gruas dhe femijes ne nje ambjent paqeje dhe begatie e jo ne nje vend lufte ku nuk e kane jeten e sigurte. Keta jane parime jetesore , nuk ka nevoje te jesh fetar qe ti kuptosh.
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  11. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kallëzohet imami: Më mori gruan dhe djalin, i dërgoi në Siri

    Citim Postuar më parë nga angmokio Lexo Postimin
    Kur lexoj postimet e tua Albo me kujtohet ajo historia per te qeshur me Erjon Veliajn qe e kish kapur ne shpulla Edi Rama per disa shkrime ne facebook. Sipas Veliajt kish qene asistentja ajo qe e kish bere nje shkrim skandaloz. Duke te lexuar ty here pas here kam krijuar pershtypjen se dhe ti me duket ke punesuarnje asistente qe here pas here shkruan budallalleqe dhe nuk kane stilin tend te te shkruajturit. Shkrimi me siper p.sh nuk ndryshon shume nga plot injorante te forumit te cilet bejne lidhje ne mes besimit dhe veprimeve personale te njerezve qe i perkasin nje besimi.

    Ti (ose asistentja jote qe e mund ta kete bere kete shkrim) thua qe ka lidhje direkt me besimin tuaj? Mos ke pare gje dyndje te madhe burrash muslimane qe marrin femijet e tyre pa pelqimin e grave?

    Islami ishte i teresisht paster nga veprimet e njerezve te papergjegjshem. Kur te shkosh ne lufte ti kesh siguruar njehere te ardhmen gruas dhe femijes ne nje ambjent paqeje dhe begatie e jo ne nje vend lufte ku nuk e kane jeten e sigurte. Keta jane parime jetesore , nuk ka nevoje te jesh fetar qe ti kuptosh.
    Une nuk te kerkova te mbrosh nderin e "Islamit" nga qafirat si puna ime. Une te kerkova qe te japesh mendim mbi ceshtjen ne fjale. Keta persona qe po ndermarrin akte te tilla, qe te shperngulen vete e gjithe familjen ne Siri ne nje fushebeteje, e bejne kete gje per motive fetare, apo jo? Dhe duke qene se i perkasin te njejtit besim si ty, une po te ftoj te japesh mendimin tend mbi problemin.

    Femije minorene e gra shqiptare po perfundojne ne Siri ne nje konflikt te armatosur. Perben shqetesim ky per angmokio si besimtar musliman?

    Albo

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •