Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,456
    Postimet në Bllog
    17

    Gazetari Artur Çani dhunohet nga përfaqësuesit e CEZ dhe Policia e Shtetit

    Gazetari i “Ajsberg” dhunohet nga përfaqësuesit e CEZ, Çani: Denoncova aferat

    Emri:  82208.jpg

Shikime: 4232

Madhësia:  22.0 KB
    TIRANE - Drejtuesi i emisionit "Ajsberg", të "News 24", Artur Çani është bërë dje pre e veprimeve të dhunshme të kryera nga përfaqësues të "CEZ Shpërndarje" me mbështetjen e forcave të rendit. Shkak është bërë ndërhyrja e përfaqësuesve të "CEZ Shpërndarje" për të ekzekutuar sipas tyre planin e punës dhe urdhrin për ndërprerjen e energjisë së ndërtesës, me argumentin se detyrimet e papaguara të saj për konsumimin e energjisë kapin shifrën e 400 milionë lekëve të vjetra. Pretendim që është hedhur poshtë nga një prej pronarëve të "Vesa Center", Artur Çani, i cili akuzoi CEZ dhe forcat e rendit të pranishme për t'u bërë pjesë e aksionit për dhunim të pronës private. Sipas Çanit, çështja është ende në gjykim nga Enti Rregullator i energjisë dhe se askush nuk mund të ndërmarrë veprime përpara se gjykata të thotë fjalën e saj. "Drejtori i degës së Tiranës na ka njoftuar se do të sjellë të gjithë situatën e pagesave, por prej dy muajsh nuk ka ardhur asnjë informacion", u shpjegoi Çani përfaqësuesve të CEZ.

    Situata është tensionuar edhe më tej, kur përfaqësuesit e CEZ hapën kutinë e shpërndarjes, me qëllim prerjen e energjisë, momente ku nuk munguan as përplasjet fizike mes palëve. Çani theksoi më tej se presioni ndaj tij nisi menjëherë pasi ai vetë në emisionin "Ajsberg" denoncoi disa shkelje të CEZ me tenderat e blerjes së energjisë nga importi. "E gjitha kjo është shkaktuar pas emisionit 'Ajsberg' i cili faktoi abuzimet e CEZ me tenderat e energjisë. Kjo letër ku ju më shkruani se pas 24 apo 48 orësh do të më ndërprisni energjinë ka të bëjë vetëm me atë emision, pasi erdhi menjëherë pas emisionit", theksoi Çani.

    (er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,456
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Gazetari Artur Çani dhunohet nga përfaqësuesit e CEZ dhe Policia e Shtetit

    PD: Qeveria, dhunë ndaj medias dhe fjalës së lirë. Inkurajojmë Artur Çanin

    TIRANE - Drejtuesi i emisionit "Ajsberg", të "News 24", Artur Çani është bërë dje pre e veprimeve të dhunshme të kryera nga përfaqësues të "CEZ Shpërndarje" me mbështetjen e forcave të rendit. Shkak është bërë ndërhyrja e përfaqësuesve të "CEZ Shpërndarje" për të ekzekutuar sipas tyre planin e punës dhe urdhrin për ndërprerjen e energjisë së ndërtesës, me argumentin se detyrimet e papaguara të saj për konsumimin e energjisë kapin shifrën e 400 milionë lekëve të vjetra. Pretendim që është hedhur poshtë nga një prej pronarëve të "Vesa Center", Artur Çani, i cili akuzoi CEZ dhe forcat e rendit të pranishme për t'u bërë pjesë e aksionit për dhunim të pronës private.

    Për këtë ngjarje ka reaguar sot Partia Demokratike, përmes zëdhënëses Laura Vorpsi, duke akuzuar qeverinë për dhunimin medias dhe fjalës së lirë.

    “Presioni ndaj medias dhe ndaj fjalës së lirë është manifestuar dje brutalisht në mes të Tiranës, nga strukturat qeveritare.
    Një gazetar investigativ ka dalë në konkluzione një javë më parë se në operacionet e fundit që ka bërë CEZ, ka një dëm prej 5 milionë eurosh, që sipas konkluzioneve të drejtuesit të emisionit Ajsberg, kjo shumë është vjedhur.
    Reagimi i CEZ është i menjëhershëm, dhe hakmarrja nuk vonon. Gazetarit Çani, i shkon në pronën e tij private një taborr i CEZ, dhe i heq energjikë elektrike.
    Kësaj ngjarje i jep përmasat e skandalit, fakti se taborri i CEZ mbështetet në këtë aksion, nga një taborr i Policisë së Shtetit.
    Gazetari investigativ që po hulumton mbi operacionet financiare të CEZ, thotë se u ka kërkuar edhe kompanisë edhe policisë dokumenta, letra apo autorizime, që sipas tij ata nuk i kanë paraqitur.
    Partia Demokratike, e denoncon fuqimisht këtë sjellje banditeske, me stilin e hakmarrjes, që përfaqësuesit e CEZ të mbështetur nga Policia e Shtetit, ushtrojnë ndaj një përfaqësuesi të medias, ndaj fjalës së lirë.
    Qeveria Rama po faktohet dita-ditës si një shtypëse e lirisë së medias me metoda të dhunshme.
    Partia Demokratike inkurajon gazetarin Çani në rrugën e tij, dhe në denoncimin që ka bërë ndaj policisë dhe CEZ në Prokurori, për aktet e djeshme.
    Partia Demokratike do të jetë gjithnjë në krah të medias së lirë, sa herë që ndaj saj të ushtrohet presion nga qeveria për t’i mbyllur gojën.”- deklaroi zëdhënësja e PD-së.

    (er.nu/BalkanWeb)

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,456
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Gazetari Artur Çani dhunohet nga përfaqësuesit e CEZ dhe Policia e Shtetit

    Unioni i Gazetarëve, Çipa: Dhuna ndaj gazetarit Çani e patolerueshme

    TIRANE-I mënjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Unionit të Gazetarëve për dhunën që është ushtruar ndaj gazetarit Artur Çani.

    Kështu në një dalje për mediat, kreu i këtij Unioni Aleksandër Çipa ka denoncuar dhunën e ushtruar ndaj gazetarit, ndërkohë që ka shtuar se çdo lloj dhune është papranueshme edhe e pa tolerueshme.

    Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë është një grupim, i cili mbron gjithnjë interesat e gazetarisë dhe gazetarëve në vend.

    (o.d/BalkanWeb)

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •