Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 13
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,397
    Postimet në Bllog
    22

    Super aksioni i policisë italiane, shkatërrohet rrjeti më i madh i drogës në Ballkan

    Operacion antidrogë Itali-Ballkan. 71 arreste, mes tyre 9 shqiptarë. 4 trafik nga qelia

    ROMË-Një superoperacion antidrogë ka vënë në pranga 71 persona mes Italisë dhe shteteve të Ballkanit. Bëhet fjalë për kuintalë heroinë e marijuanë me origjinë afgane që kishin destinacion tregun italian ndërsa hetimi për zbulimin e trafikut, mësohet se zgjati plot 8 vjet.

    Operacioni blic i koduar me emrin ‘Ellenica” ka bërë të mundur ndërprerjen e një trafiku të paligjshëm droge që shtrihej nga Italia deri në shtete të ndryshme të Ballkanit. Operacioni i gjerë ndërkombëtar, i cili është shtrirë në disa vende të Ballkanit, në disa vende u kodua “Ellenica 1” dhe në disa të tjera, “Ellenica 2”.
    Prokuroria dhe antimafia e Aquila ekzekutoi urdhër-arreste për 71 persona të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
    Sekustrohen 2 kuintalë heroinë dhe 5 kuintalë marijuanë.

    Superoperacioni është shtrirë në Itali, Shqipëri, Bosnjë dhe Kosovë.
    Persona nga këto shtete janë përgjegjës për trafikun e qindra kilogramëve heroinë dhe marijuanë. Hetimet janë realizuar në kuadër të një bashkëpunimi mbi një projekt evropian në luftën kundër drogës dhe kriminalitetit në Ballkan, me suport të Europol dhe Dcsa, dhe mbështetje të policisë shqiptare, boshnjake, sllovene, kroate dhe kosovare.

    Dy kuintalët e heroinës dhe 5 kuintalët e marijuanës kishin destinacion një organizatë droge në Abruzzo, që shpërndante drogë në tregjet lokale si Marche dhe Puglia.

    Emri:  74626.jpg

Shikime: 3459

Madhësia:  47.9 KB
    Ne foto Endrit Dokle

    Menjëherë pasi agjencitë e huaja italiane bënë publik superaksionin antidrogë, Prokuroria e Përgjithshme e Shqipërisë bëri të ditur detaje mbi operacionin në bashkëpunim me palën italiane.

    Prokuroria sqaron se nga pala shqiptare janë ekzekutuar 9 urdhër-arreste ndërkombëtare nga 71 gjithsej që përmbante operacioni ‘Ellenica”.
    “Bëhet fjalë për persona të njohur të krimit në vend”, theksoi prokuroria.

    Zyra për shtyp e prokurorisë bëri me dije se nga aksioni ndërkombëtar “Ellenica”, janë 9 të arrestuar në Shqipëri për trafik heroine dhe kokaine.

    Pala shqiptare thekson se një superaksion kundër trafikut të lëndëve narkotike, drejtuar nga Prokuroria Italiane, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Përgjithshme Shqiptare, Zyra për Marrëdhëniet Juridiksionale me Jashtë, është finalizuar mëngjesin e sotëm, me arrestimin e 9 personave, 7 prej të cilëve në Shqipëri dhe 2 në Itali.
    “Tre prej tyre aktualisht gjenden në burg pas vendimeve të gjykatës shqiptare disa kohë më parë, të gjithë anëtarë të një grupi të strukturuar kriminal. Këta persona akuzohen nga autoritetet italiane se janë përfshirë në veprimtarinë e importit, transportit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

    Organizata “Grupi i Shqiptarëve” është hetuar për një periudhë të gjatë nga ana e Prokurorisë Italiane, në të cilën është faktuar se disa qytetarë shqiptarë janë përfshirë në një rrjet të gjerë trafiku të lëndëve narkotike të forta, sasi e cila arrin në disa qindra kilogramë heroinë dhe kokainë.

    Pas një operacioni të shpejtë, policia shqiptare, nën drejtimin e prokurorisë, ka arrestuar shtetasit;
    1. Zenel Balla, nga Durrësi arrestuar sot
    2. Elvin Muço, nga Durrësi arrestuar sot
    3. Shpëtim Danaj, nga Vlora arrestuar sot

    Ndërkohë, u është komunikuar urdhëri i arrestit ndërkombëtar, në kuadër të këtij operacioni, shtetasve:

    4. Indrit Dokle, nga Durrësi në burg
    5. Jorid Xhunga, nga Përmeti në burg
    6. Shefqet Vata, nga Kukësi në burg
    7. Arben Shtëmbari në burg

    Janë arrestuar në Itali:
    8. Renald Velja
    9. Roxhen Velja

    Kush është Endrit Dokle
    Endrit Dokles i komunikohet urdhër-arresti ndërkombëtar në kuadër të operacionit ‘Ellenica”. Dokle, ish-pjestar i Bandës së Durrësit, aktualisht në qeli i dënuar me burgim të përjetshëm.
    Dokle në janar të këtij viti u dënua me 16 vite burg pasi sipas gjykatës u gjet fajtor për veprën penale të “drejtimit nga burgu të organizatës kriminale për trafikun e drogës”.

    Hetimet
    Nga hetimet 8-vjeçare u arrit të zbuloheshin organizata që operonin nga shtete e Ballkanit në drejtim të Italisë. Bëhet fjalë për celula droge, 3 të tilla, ‘Grupi i shqiptarëve” ku bëjnë pjesë shtetas nga Shqipëria dhe Kosova që operonin në qytete të ndryshme të Italisë, “Grupi i korrierëve”, organizata kriminale e transportit të drogës, kryesisht e heroinës që përbëhej nga boshnjakët dhe “Grupi Gargivolo” që operonte në Pescara.

    Zona e Pescaras ishte një ndër më të lakmuarat nga organizata e drejtuar nga Besnik Gostivari.

    Zbardhen telefonatat
    Thelbësore për hetimet kanë qenë dhe zbardhja e telefonatave. “Po më bëjnë të rrezikoj 20 vjet burg për këta idiotët këtu. Më ndaluan madje dhe karabinierët”, shprehet njëri nga korrierët teksa flet me një anëtar të organizatës së drogës.

    Ai kreu telefonatën teksa po udhëtonte në autostradën A14 me drejtim Pescaran.
    “Mirë që hodha mallin. E hodha anash autostradës. Ata kishin fikur dhe telefonat. Dhe unë ua hodha mallin. Nëse e donin le të vinin ta merrnin, nëse jo e lenë të humbasë....Unë po shkoj tani në drejtim para dhe pas në autostradë me 10 kg në duar! E hodha njehërë dhe tani e rimora. Kam frikë se e vjedhin dhe nuk dua të paguaj borxhet e tyre pastaj!”.

    (d.b/BalkanWeb)

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,397
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Super aksioni i policisë italiane, shkatërrohet rrjeti më i madh i drogës në Bal

    Aksioni “Ellenika” në Shqipëri-Itali-Bosnjë, arrestohen nëntë shqiptarë, importonin drogë nga Turqia.

    Anëtari i “Bandës së Durrësit”, akuzë të re për vitet 2001-2009.


    Emri:  indrit-dokle.jpg

Shikime: 6606

Madhësia:  69.3 KB
    Shqipëria, Italia dhe Bosnja i dhanë dje goditjen e fundit një bande të trafikut të drogës të ndarë në tri klane që dyshohet se kanë tregtuar 250 kilogramë heroinë dhe mbi 500 kilogramë marijuanë. Tre persona janë arrestuar në Shqipëri, në Durrës dhe në Vlorë, ndërsa katër të tjerëve u janë njoftuar akuzat ndërsa ndodhen në burg për vepra të tjera penale. Dy nga të burgosurit që akuzohen në këtë dosje të re janë anëtarë të “Bandës së Durrësit”, Indrit Dokle dhe Jorid Xhunga. Ata akuzohen se kanë koordinuar veprimet e trafikut të drogës me telefon nga burgu, pasi ndodhen të arrestuar që nga viti 2007 për krime të tjera të ndodhura në Shqipëri. Në vendin tonë aksioni është koordinuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme. Në tri vendet mësohet se janë vënë në pranga 71 persona, përfshi edhe dy shqiptarë në Itali. Pikënisja e hetimeve ka qenë viti 2009 pas ndalimit të një korrieri droge që vepronte për bandën me një sasi heroine në Udine të Italisë. Eksplorimi i aktivitetit të këtij korrieri të heroinës dhe hetimi i kontakteve të tij e çoi Policinë italiane dhe Prokurorinë e Antimafies së L’Aquilas drejt një organizate të shtrirë në Itali, Bosnjë, Shqipëri dhe Kosovë. Organizata kriminale përgjigjej për trafikimin e sasive të mëdha të heroinës nga Turqia në rajonin e Ballkanit dhe më pas përcjelljen e saj në drejtim të tregut europian. Që në fazën e parë të hetimit, autoritetet italiane konstatuan se banda në fjalë kishte trafikuar 240 kilogramë heroinë.

    Tri klanet
    Më pas autoritetet italiane vazhduan hetimin dhe zbuluan se organizata e trafikut të drogës përbëhej nga tri klane. Grupi i Shqipërisë përbëhej nga Indrit Dokle i vendosur në Durrës dhe që vepronte në gjithë Shqipërinë dhe Izet Krasniqi, që vepronte në gjithë Kosovën me fokus në Prizren. Nga ana tjetër, në Itali dhe në Bosnjë veproni dy klanet tjera që merreshin me pjesën që u takonte në trafikimin e lëndës narkotike. Sipas hetimeve të Antimafies italiane dhe Prokurorisë shqiptare, grupi i shqiptarëve, i kryesuar nga Indrit Dokle, siguronte sasi të mëdha heroine afgane nga Turqia dhe e trafikonte atë në drejtim të Shqipërisë dhe Kosovës, për ta magazinuar në pritje të trafikimit drejt Italisë ose vendeve të BE-së. Pasi mbërrinin pranë Shqipërisë, mësohet se ngarkesat me heroinë të ardhur nga Afganistani përmes Turqisë ndaheshin në dy drejtime. I pari kalonte përmes Shqipërisë nga Durrësi në drejtim të Italisë, ndërsa pjesa tjetër kalonte në Kosovë, konkretisht në Prizren dhe magazinohej e trafikohej në drejtim të Bosnjës. Gjatë viteve të hetimit, policia ka sekuestruar 200 kilogramë heroinë të trafikuar nga kjo bandë vetëm brenda territorit të Italisë. Autoritetet italiane përmendin dy episode të kapjes së drogës në Shqipëri, konkretisht në Elbasan më 5 tetor 2009, ku u kapën 7 kilogramë heroinë dhe në 15-15 maj 2010 në Tiranë dhe Durrës ku janë kapur tetë persona. Sipas hetimeve italiane, në vitet 2008-2009, Indrit Dokle ka koordinuar trafikimin e 170 kilogramëve heroinë, e cila ka përfunduar në Itali. Banda në fjalë konkretisht klani shqiptar, akuzohet edhe për një ngarkesë prej 500 kilogramësh hashash të kapur më 22 prill 2012, ku janë vënë në pranga dy shqiptarë.

    Operacioni “Ellenika”
    Të arrestuar dje:
    n Zenel Balla, nga Durrësi
    n Elvin Muço, nga Durrësi
    n Shpëtim Danaj, nga Vlora

    Të arrestuar më parë:
    n Indrit Dokle, nga Durrësi
    n Jorid Xhunga, nga Përmeti
    n Shefqet Vata, nga Kukësi
    n Arben Shtëmbari, nga Vlora

    Janë arrestuar në Itali:
    n Renald Velja
    n Roxhen Velja

    Kush janë katër “kapot” e burgosur në Shqipëri për drogën
    TIRANE – Katër persona të cilët ndodhen në burg kanë qenë të implikuar në trafikimin e 250 kilogramëve drogë në Itali. Sipas Prokurorisë, ata janë Indrit Dokle nga Durrësi, Jorid Xhunga nga Përmeti, Shefqet Vata nga Kukësi dhe Arben Shtëmbari nga Vlora. Indrit Dokle është akuzuar dhe dënuar si anëtar i bandës së Durrësit dhe është akuzuar edhe më parë për trafikim droge nga burgu me anë të telefonit. Po kështu, Jorid Xhunga është akuzuar dhe dënuar si anëtar i bandës së Durrësit. Ndërkaq, personi tjetër, Arben Shtëmbari nga Vlora, akuzohet se në vitin 2012 ka tentuar të trafikonte nga Shqipëria drejt Italisë me gomone të nisura nga Vlora mbi 70 kilogramë drogë të llojit marijuanë. Aktualisht Shmëbari është i arrestuar dhe akuzohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Në maj 2012, Policia shqiptare bllokoi një gomone me 95 kilogramë drogë, për të cilën po angazhohej Shtëmbari e persona të tjerë për ta nisur drejt Italisë. Personazhi tjetër që ndodhet në burg, Shefqet Vata, është dënuar me dhjetë vjet burg si anëtar i grupit kriminal të arrestuar gjatë aksionit “Ura”, akuzuar për trafik narkotikesh mes Shqipërisë dhe Italisë në maj 2010.

    Trazhgim Sokola

    Panorama

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,397
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Super aksioni i policisë italiane, shkatërrohet rrjeti më i madh i drogës në Bal

    A ka lidhje familjare Indrit Dokle me deputetin socialist Namik Dokle?

    Albo

  4. #4
    ***VIP***
    Anëtarësuar
    26-08-2008
    Postime
    800

    Për: Super aksioni i policisë italiane, shkatërrohet rrjeti më i madh i drogës në Bal

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    A ka lidhje familjare Indrit Dokle me deputetin socialist Namik Dokle?

    Albo
    Fatkeqesisht perr ty, nuk ka lidhje. Enderr e ke te kishin lidhje. Ec e permbaheshe ti pastaj.
    Moderator, e di vet ti...

  5. #5
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821

    Për: Super aksioni i policisë italiane, shkatërrohet rrjeti më i madh i drogës në Bal

    Sikur te pyesesh Namikun,Namik ,Indritin kushuri e ke??
    Namiku do thote,nuk e njof fare cfare kushuriri....lol
    Namiku e ka kushuri,po si do thote ne publik ai? Qe e ka kushuri?
    Noway.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Super aksioni i policisë italiane, shkatërrohet rrjeti më i madh i drogës në Bal

    E ka nep, si I thone nga malcija, thone...

    Po namiki o burr zotni, icik spiun ka dale, po prape spiun I urte.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-07-2011
    Postime
    239

    Për: Super aksioni i policisë italiane, shkatërrohet rrjeti më i madh i drogës në Bal

    Ne raste te tilla shqiptaret e leshit e futin hunden kudo. Te paret jane. Ne ndonje lajm te mire nuk i kemi degjuar.

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,397
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Super aksioni i policisë italiane, shkatërrohet rrjeti më i madh i drogës në Bal

    Nipi i Namik Dokles eshte trafikanti me i madh i droges ne Shqiperi, dhe PS dhe Rama vazhdojne te kandidojne Namik Doklen per deputet ne cdo zgjedhje. Na duhen parate e droges per te bere fushate, apo jo?

    Superaksioni i italianeve eshte nje mesazh i qarte per qeverine ne Tirane, pas vendimeve te marra nga Rama e Tahiri me Policine e Shtetit. Per plot 8 vjet forcat e rendit italiane dhe greke kane bashkepunuar ngushtesisht me Policine e Shtetit shqiptar dhe prokurorine e vendit per te goditur trafikantet e droges ne Shqiperi. Largimi i tyre nga drejtimi i Policise ne grup, ishte sinjali i gabuar per vendet fqinje. Dhe ky vendim, perforcoi bindjen e fqinjeve dhe partnereve per lidhjet e ngushta te kupoles socialiste me klanet kriminale te vendit.

    Pas 8 vjetesh hetimesh, italianet zgjodhen momentin e duhur per te goditur e shpartalluar gjithe rrjetin qe shtrihej ne mbare Ballkanin. Dhe ky eshte vetem fillimi...

    Albo

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,397
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Super aksioni i policisë italiane, shkatërrohet rrjeti më i madh i drogës në Bal

    Citim Postuar më parë nga TilVolioR Lexo Postimin
    Ne raste te tilla shqiptaret e leshit e futin hunden kudo. Te paret jane. Ne ndonje lajm te mire nuk i kemi degjuar.
    Ne fakt, eshte e kunderta e asaj qe shpreh ti me lart. Shumica e shqiptareve "behen te urte" dhe injorojne lajme te tilla, pasi ata ose jane vete "korriere droge", ose jane nenproduktet e industrise se droges. Nuk do te degjosh Top Channel ti kushtoje shume vemendje ketyre lajmeve, apo mediave prane kryeministrit, pasi ato media dhe ata gazetare paguhen me parate e droges. Ashtu si punedhenesi me i madh ne vend ne keto momente, vazhdon te jete Lazarati me "industrine e hashashit".

    Ke degjuar apo lexuar njeri tjeter te shkruaje e ngreje problemin e "Shqiperise Kolumbiane" pervecse Forumit Shqiptar?

    Sigurisht qe jo pasi parate e droges ne Shqiperi jane shtrire kudo.

    Albo

  10. #10

    Për: Super aksioni i policisë italiane, shkatërrohet rrjeti më i madh i drogës në Bal

    Bravo policia shqiptare qe ka ndihmuar ne kete aksion.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •