Arqipeshkvi ‘Bëni seks oral dhe mendoni Jezusin’
‘Femra, praktikoni seksin oral me bashkëshortin tuaj sa herë ai jua kërkon. Kujtoni që nuk është mëkat, që kur e bëni të mendoni për Jezusin’.
Janë këto fjalët e arqipeshkvit të Granadës, Francisco Javier Martinez, një provokim që ka ngjallur zemërim dhe polemika. Nuk është rasti i parë që prifti spanjoll lëshon një deklaratë të tillë.
Edhe në 2009 gjatë një predikimi për abortin, ai e krahasoi ndërprerjen e shtatzënisë si një gjenocid të heshtur duke thënë, që legalizimi i abortit favorizon dhunën kundër grave, ashtu sikurse dobëson martesën dhe con në divorc, duke ja lënë të gjithë përgjegjësinë asaj, pa asnjë vendim nga ana e meshkujve’.
Edhe në 2007 Francisco Javier Martinez ka qenë i pari prift që u dënua nga gjykata spanjolle, pasi tentoi të pengojë një prifti tjetër, që donte të publikonte një libër për katedralen e Granadës. Ai u shpall fajtor dhe u dënua me një gjobë 3750 euro.
G.E
Krijoni Kontakt