Ku jeni o TRIMA?!
- Po bisht ėshtė dhe ju, ēe vrisni mendjen kaq shumė, njė bisht zgjatim i nje cope tokė. Pastaj nė tė nuk do tė bėhet asgjė tjetėr pos asaj qė do tė ndėrtohet njė godinė, veē njė godinė. Godinėn do ta ndėrtojnė ndėrtimtarė grekė. Ēi duam tanėt ne, kemi grekėt ne qė janė mė tė mirė. Ndėrtimtarėt grekė e marrin lejen, pa fillojnė tė ndėrtojnė. Shikoni ata na vlerėsojnė, na marrin leje, pra ata e vlerėsojnė, se ne ekzistojmė si shtet. Po ėshtė veē njė marrėveshje teknike, pėrse e vrisni mendjen dhe ju, veē tekniko-ndėrtimore, pavarėsisht se ndėrmjetės pėr tė mu desh tė isha unė, ministri i mbrojtjes dora vetė.
- Po mos na mbeten ndėrtimtarėt si ata 200 ushtarėt qė do tė ruanin spitalin ushtarak nga ujqėrit shqiptarė?!
- Mos bėni shaka. Kjo ėshtė thjesht njė marrėveshje tekniko-ndėrtimore. Qeveria jonė e di se ēbėn, qeveria jonė punon veē pėr tė mirėn e sė mirės tė sė mirės sė Shqipėrisė, vetėm tė Shqipėrisė, kuptoni apo jo?
- Po si nuk e kuptojmė zoti ministėr. Rroftė qeveria!
Po botės ēti themi? Si tia shkruajmė lexuesve qė ata ta hanė atė kokrra tė uliri dhe tė besojnė. Na duhet verė zoti ministėr, qė turpin ta hamė me bukė (pėr bukė nuk vuajmė) e mė pas ti fusim dhe nga njė verė dhe turpi pastaj ėshtė e sigurtė qė vdes. Pirjen e verės ta shpallim tė detyrueshme. Pėr kėtė mund tė shfrytėzojmė emrin e ndonjė sėmundjeje qė kėrkon vaksinim tė pėrgjthshėm tė popullsisė. Nė dozat e vaksinės do tė mund tė fusim verė.
Pra duhet tė sigurojmė sasi tė madhe vere!
Po pėr kėtė na duhet njė regjistrim i popullsisė mė parė. Se duhet tė dimė sa shqiptarė jemi nė territorin e Shqipėrisė (qė dhe nga buxheti i shtetit shqiptar tė mos shpenzojmė mė shumė se ēduhet pėr verė. Vepra tė tjera na presin e sbėn tė dalim deficit kėtu.) Se ku i dihet, mbase dalim dhe ndryshe. Ja pėr shembull unė. (Po jua them kėtė, por kujdes, se ėshtė sekret. Duke qenė se ju dini tė mbani sekrete shtetėrore, besoj se do ta mbani dhe kėtė.) Unė kam alergji nga vera. Po tė pi verė, bėhem keq, nis e mė merret fryma, filloj e dridhem e nga alergjia pėrfundoj nė spital nė rrezik vdekje. E kam njė kartelė tė hapur pėr kėtė, mundeni ta verifikoni. Nėse do tė duhej ta hanim turpin me bukė e mua tė mė detyronin tė pija verė, do tė refuzoja. Meqė kjo do tė ishte e detyrueshme (se si shqiptar do tė mė duhej ta haja ate kokrra tė uliri) e vetmja mėnyrė pėr tė shpėtuar, do tė ishte tė thoja se sjam shqiptar, pra tė regjistrohesha si jo-shqiptar.
Po ku i dihet, ndoshta ka dhe shumė trima tė tjerė si unė e pastaj dalim tė gjithė ndryshe e na duhet tė pėrcaktojmė se ējemi. Alternativa mė e mirė nė treg ėshtė qė tė shpallemi grekė. Me kėtė na jepet mundėsia tė arrijmė tė vizitojmė deri edhe parlamentin evropian, aty tė kėrkojmė tė drejtat tona tė shtypura, vetvendosje e budallallėqe tė tjera tė kėtij lloji. Pale qė dhe shpėrblehemi.
Verė zoti ministėr, verė me shumicė duhet tė sigurojmė!
- Zotėri, po sytė pse duket se po ju dalin nga zgavrat? Me ngadalė, qetėsohuni! Ju jeni shqiptar. Unė jua njoh emrin. Ju quheni X.X.
-Ērėndėsi ka emri zoti ministėr. I fus njė -lis nga mbrapa dhe i kam dhėnė fund vuajtjeve.
Dikush e regjistroi kėtė bisedė, ndonjė nga pėrgjuesit e zakonshėm qė ekzistojnė nė ēdo ambient pėr gjithsecilin prej nesh. Rastisi qė ai qe shqiptar. Dhe gjithė bisedėn deshi ta nxirrte nė publik, jo pėr tė demaskuar ministrin, se me deklaratėn e bėrė sė fundmi, atij ia kishin futur vizėn edhe ata tė fundėm qė besonin tek shqiptarizmi i tij (mes tė tjerėve edhe ai vetė), por pėr tė demaskuar atė tjetrin, qė kuptoi, se tė bėhej grek sillte pėrfitime shumė mė tė mėdha, se tė lodhej tėrė jetėn si shqiptar nė kėtė tokė.
- O popull! O popull, thirri ai nga dritaret e njė televizioni privat, ku shkoi tė dorėzonte shiritin e regjistruar ndoshta duke menduar se pėrveē shpėrblimit tė zakonshėm tė rastit, atė ditė do tė bėhej hero.
Gazetarėt e televizionit nė pėrgatitjen e materialit pėr emisionin e lajmeve vunė re, se zėri i personit tė regjistruar ishte i vetėm, pra i njėjti nė tė dy rolet, edhe atė tė minsitrit edhe atė tė personit me emėr X.X. E verifikuan me njė telefonatė nė spital, ai kishte vėrtet njė kartelė tė hapur, nė atė tė pavionit tė tė ēmendurve.
Pas xhiros sė ditės nėpėr qytet pėrgjuesi shqiptar nė kthim desh u shkel nga njė veturė e re. Nė njė kthesė rruge i doli dikush pėrpara, njė njeri qė tė kallte datėn nė pamje, qė i buzėqeshi dhe e thirri nė emėr: Zoti Y.Y!
Zoti Y.Y. shpejtoi hapat nė drejtim tė shtėpisė pa guxuar tė kthente kokėn majtas apo djathtas. As edhe njė grimė zė nuk nxorri.
Pas xhiros qė i lejoi vetes nėpėr qytet trimi skipetar nė kthim desh u shkel nga njė veturė e re. Nė njė kthesė rruge i doli dikush pėrpara, njė njeri qė tė kallte datėn nė pamje, qė i buzėqeshi dhe e thirri nė emėr: Zoti X.X!
Zoti X.X shpejtoi hapat nė drejtim tė panjohur. E gjetėn dhe pas disa ditėsh e ēuan aty prej nga ishte larguar.
Televizioni privat nuk e transmetoi kronikėn. Pasi morėn informacionet e nevojshme dhe bėnė konsultimin e radhės me zyrėn pėrkatėse tė kontrollit prerės tė lajmeve tė rrezikshme, gazetarėt e panė me vend qė tė mos nxirrnin as edhe njė grimė zė.
E tė mendosh, se e gjithė kjo histori nisi vetėm pėr njė bisht.
Krijoni Kontakt