Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Në 1 prill hiqet TVSH për çmimin e barnave. Beqaj: 56 barna të reja rimbursohen !!

    Prej datës 1 Prill nuk do të ketë më TVSH për barnat. Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj u shpreh sot në një konferencë shtypi se TVSH-ja për çmimin e barnave do të hiqet më datë 1 prill. “Nga data 1 prill nuk do të ketë më TVSH apo taksë mbi shëndetin për barnat, por ato do të jenë të përjashtuara. Kjo do të krijojë mundësinë që me fondet e miratuara në buxhetin e vitit 2014, ne të mund të kemi më shumë barna që rimbursohen, si dhe të kemi më shumë barna me të cilat furnizohen spitalet tona”-tha Beqaj.

    Po ashtu, gjatë kësaj konference Beqaj foli edhe për uljen e çmimit të barnave, si pasojë e negocimit me firmat farmaceutik “ Në muajt e fundit të vitit të kaluar, gjatë procesit të negocimit të çmimit të barnave me firmat farmaceutike prodhuese arritëm që të kemi një ulje të çmimeve të përgjithshme 7%. Siç ju kemi njohur para ca javësh, ne kemi ndryshuar marzhet e tregtimit dhe të fabrikimit të barnave, duke ndërhyrë edhe në tregun me shumicë, edhe në tregun me pakicë dhe duke futur për herë të parë, marxhe të diferencuara në përdorimin spitalor”- tha Beqaj.



    Emri:  173711.jpg

Shikime: 861

Madhësia:  32.5 KBEmri:  2.jpg

Shikime: 698

Madhësia:  41.0 KB
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  2. #2
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Në 1 prill hiqet TVSH për çmimin e barnave. Beqaj: 56 barna të reja rimbursohen

    Siç njoftoi më tej ai, Ministria e Shëndetësisë tashmë ka përfunduar së hartuari dy projektligje të rëndësishme “Në Ministrinë e Shëndetësisë ka përfunduar , projektligji i ri për barnat dhe shërbimin farmaceutik, si dhe projektligj i ri për materialet mjekësore. Pra, janë dy projektligje të reja, që së shpejti do të vijnë për diskutim në Kuvend, mbi të cilët është bazuar edhe ngritja e Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Materialeve Mjekësore, që do të rrisë shumë sigurinë e cilësinë e barnave dhe materialeve mjekësore që përdoren në Shqipëri”. Gjatë fjalës së tij, kreu i Shëndetësisë po ashtu u shpreh në lidhje me vendimin që qeveria miratoi sot për listën e re të barnave që përfshihen në skemën e rimbursimit.

    “Me vendimin e miratuar sot në listën e re kemi 56 barna që përfshihen për herë të parë në skemën e rimbursimit, duke përcaktuar kështu më shumë siguri për qytetarët shqiptarë. Ne këtë vit përmirësojmë këtë listë duke përfshirë barna për sëmundjen e aneminë, diabetit,sëmundjet kardiake, si dhe për sëmundjet e neurologjisë. Gjithashtu në këtë listë janë përfshirë barna trajtimin e hepatiteve për kujdesin ndaj trombozave dhe për përmirësimin e kujdesit hormonal tek fëmijët gjatë moshës së pubertetit”, – u shpreh ministri. Më tej ai pohoi se në këtë listë janë përfshirë edhe barnat për varësinë ndaj alkoolit, duke ulur më tej këtë plagë sociale. Sipas ministrit Beqaj “Fondi i Sigurimit Shëndetësor ka ndihmuar në hartimin e kësaj liste duke përfshirë nevojat e pacientëve, ndërkohë që ndihmë kanë dhënë edhe spitalet për të përcaktuar nevojën për çdo shërbim”


    Emri:  173713.jpg

Shikime: 72

Madhësia:  37.3 KBEmri:  3.jpg

Shikime: 67

Madhësia:  43.6 KB
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •