Close
Faqja 13 prej 24 FillimFillim ... 3111213141523 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 235
  1. #121
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,969
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rekrutonin xhihadistë për në Siri, zbulohet në Tiranë celula terroriste

    Akuzat për terrorizëm, babai i të arrestuarit: S'frekuentonte xhami, punonte në llaç


    TIRANE – Babai i Edmond Ballës, njërit prej të arrestuarve si të dyshuar për terrorizëm dhe organizatorë të rekrutimit dhe dërgimit në Siri të besimtarëve myslimanë, shprehet se djali i tij nuk frekuentonte asnjë xhami dhe punonte në ndërtim për të siguruar jetesën.

    Tepër i revoltuar përpara derës kryesore të burgut, në përpjekje për t’i futur të birit disa ushqime dhe një batanije, Shaban Balla u shpreh i bindur se djali i tij nuk ka lidhje me rekrutimin dhe dërgimin në Siri të besimtarëve myslimanë.

    “Djali im punonte në llaç me mua, gjithë ditën në llaç me mua dhe e kanë arrestuar të martën në orën 04:40 të mëngjesit. Nuk frekuentonte asnjë lloj xhamie. Është arrestuar kot fare si gjithë të tjerët. Sa persona kanë dërguar këta andej? Më bjer një, këtë këtu e ka çuar djali im dhe i them shtetit unë merre çunin dhe mos ma nxirr nga burgu më, më nxirrni një person, vetëm një person”- u shpreh ai.

    Babai i të pandehurit Edmond Balla u kërkoi autoriteteve të burgut që t’i dërgonin të birit disa ushqime, pasi sipas tij, djali ka disa ditë pa ngrënë, pasi nuk i konsumon ushqimet që i japin në qeli.

    “Kërkoj t’i fus ushqimet brenda. Çfarë bëhet kështu. Nuk jemi kafshë jemi njerëz. Ma kanë arrestuar djalin kot fare. Nuk kërkoj asgjë tjetër vetëm t’i fus pak ushqim se ka një javë çuni pa ngrënë fare, ushqimin e këtyre në burg nuk e ha. Thonë është festë nuk lejohet, pse kur është festë nuk do hanë. Të hënën duhet t’i sjellim ushqim djalit ne këtu. E hëna do dhe 3 ditë të vijë.”- deklaroi Shaban Balla.

    (er.nu/BalkanWeb)

  2. #122
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,969
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rekrutonin xhihadistë për në Siri, zbulohet në Tiranë celula terroriste

    Protesta e paralajmëruar e besimtarëve myslimanë, Policia: Nuk kanë leje

    TIRANE – Besimtarët myslimanë kanë paralajmëruar protesta në mbështetje të 2 imamëve të vetëshpallur dhe 6 personave të tjerë të arrestuar, të dyshuar për terrorizëm dhe si organizatorë të rekrutimit dhe dërgimit në Siri të besimtarëve myslimanë për të luftuar.

    Por Policia e Tiranës bën të ditur se besimtarët myslimanë nuk kanë paraqitur asnjë kërkesë dhe si rezultat nuk kanë leje për zhvillimin e protestës.

    “Besimtarët nuk paraqitën kërkesë për protestë. Pavarësisht mos bërjes së kërkesës, kemi marrë masa për ruajtjen e objekteve.”- bën të ditur Policia e Tiranës.

    Një grup besimtarësh myslimanë kanë bërë thirrje për protesta në mbështetje të Genci (Abdurrahim) Ballës, i vetëshpallur Imam i Xhamisë te Unaza e Re dhe Bujar Hysës, i vetëshpallur Imam i Xhamisë së Mëzezit, të dy të paautorizuar nga Komuniteti Mysliman Shqiptar, për të cilët Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi masën e sigurisë arrest me burg.

    Gjithashtu Gjykata ka lënë në burg edhe të dyshuarit Zeqir Imeri, Fadil Muslimani (Dervishi), Edmond Balla, Verdi Morava, Astrit Tola, Orion Reçi. Ndërkohë në kërkim janë shpallur edhe 6 persona të tjerë.

    (er.nu/BalkanWeb)

  3. #123
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,969
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rekrutonin xhihadistë për në Siri, zbulohet në Tiranë celula terroriste

    Denoncimi ndaj imamit të arrestuar, “Më çoi ish gruan dhe djalin në Siri”

    Imami Genc Balla i arrestuar me akuzën e rekrutimit dhe dërgimit të personave drejt Sirisë është akuzuar sot nga një person, i cili pretendon se I ka marrë ish gruan dhe djalin e vogël dhe i ka dërguar në Siri.

    Zamir Mani nga Shkodra ka bërë sot një kallzim në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ndaj imamit të vetshpallur të xhamisë së Unazës së Re në Tiranë, Genci Balla.

    Ai akuzon imamin se i ka dërguan në Siri djalin e tij 4 vjeçar dhe ish-gruan Almira Kastrati. E gjithë historia ka nisur në qytetin e Shkodrës, ku Almira filloi të punonte në organizatë islamike, ku përfitonte një pagë të kënaqshme, raporton Oranews.

    Ish gruaja e Zamirit u nda nga ai dhe më pas u martua me imamin Genci Balla, ndërkohë që z. Mani pretendon se ajo së bashku me djalin e vogël janë dërguar në Siri. Zamir Mani kërkon nga drejtësia shqiptare që ti gjejnë fëmijën e mitur.

    MAPO

  4. #124
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,969
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rekrutonin xhihadistë për në Siri, zbulohet në Tiranë celula terroriste

    11 agjentë policorë mes islamikëve të Tiranës

    Gjykata e Krimeve të Rënda ka vlerësuar dje masën e sigurisë “arrest me burg” për imamët e vetëshpallur Bujar Hysa dhe Genci Balla, por këtë fat kanë patur edhe Zeqir Imeri dhe Fadil Myslimani. Ndërsa për 4 të arrestuarit e tjerë, Edmond Balla, Verdi Morava, Astrit Tola dhe Orion Reçi, vendimi pritet të jepet sot në mesditë nën masa shumë të forta sigurie.

    Genci Balla, apo i njohur si Abdurrahim Balla, dhe Bujar Hysa, dyshohet se janë organizatorët dhe personazhet kryesore, të cilët kontrollonin grupin prej 12 personash që rekrutonin besimtarë myslimanë për t`i dërguar në Siri. Tre ditë më parë, Policia e Shtetit njoftoi arrestimin e 7 personave, ndërsa shpalli në kërkim 5 të tjerët nën akuzën e “Nxitjes, thirrjes publike dhe propagandës për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste”, si edhe të “Nxitjes së urrejtjes ose grindjeve ndërmjet kombësive, racave dhe feve”. Grupi dyshohet të ketë rreth një vit që merret me këtë aktivitet kriminal dhe numri i personave të dërguar në Siri kap shifrën 70. Nga ana e policisë janë sekuestruar armë e municione, si dhe prova të tjera me interes për hetimin. Për këta persona ka prova, sipas prokurorisë, me filmime, inçizime dhe fotografi, pa harruar dhe dëshmi të shumta. Ata kanë qenë nën hetim që në muajin shtator, bile saktësisht që në muajin tetor, pasi shërbimet sekrete të një vendi perëndimor kishin sinjalizuar palën shqiptare për elementë të tillë xhihadistë dhe që dërgonin luftëtarë për luftë në Siri. Një ndihmesë për evidentimin e tyre kanë dhënë edhe agjencitë e huaja, të cilat kanë burimet e tyre të informacionit edhe në Siri. Pas këtij informacioni, shërbimet sekrete shqiptare, SHISH dhe sektori përkatës në Prokurorinë e Përgjithshme e në Policinë e Shtetit, kanë filluar punën për të infiltruar agjentë brenda radhëve të këtij grupi, si edhe në disa grupe të tjera që veprojnë në Shqipëri, por edhe kanë rekrutuar disa djem të rinj me mjekër që kanë studiuar në vendet arabe. Sipas një burimi sekret në shërbimet sekrete, janë 11 agjentë potencialë të infiltruar në radhët e islamikëve, të cilët me kode sekrete informojnë shërbimet sekrete shqiptare për çdo lëvizje dhe veprime të krerëve të grupit që u arrestua, por janë edhe shumë të tjerë nën vëzhgim të rreptë. Loja mjeshtërore e shërbimeve ka bërë që në kupolën drejtuese të këtij grupimi të rekrutojnë një super-agjent, i cili duket si më radikali në grupim, por që raporton e regjistron gjithçka, në mënyrë që nesër kur të arrestohen edhe elementë të tjerë ekstremistë të besimit mysliman, të përdoren kundër tyre në gjykatë. Shërbimi policor dhe ai i SHISH-it kanë rakorduar edhe me dy agjentë specialë, për të cilët askush nuk dyshon në radhët e grupimeve islamike, ku mësohet se njëri është në Durrës; ndërsa tre të tjerë janë në Elbasan dhe një në Shkodër. Burimi të cilit i jemi referuar, konfirmoi mbrëmë në orët e vona se edhe në rrethinat e Tiranës, ose më saktësisht në Bashkinë e Kamzës, në fshatin Laknas, kanë një agjent mjaft të kualifikuar, i cili ka regjistruar gjithçka nëpërmjet telefonit celular, në të cilin shërbimet sekrete kanë montuar një mini-aparaturë të fundit si teknologji, dhe pritet që të bëhet në kohën e duhur arrestimi i një grupi tjetër që ekziston në rrethinat e Tiranës, por që ka lidhje me grupin “me qëllime terroriste, si dhe të nxitjes së urrejtjes dhe grindjeve ndërmjet kombësive e feve” të Kavajës dhe atij të Elbasanit. Për një pjesë të grupimeve të tilla, të cilët kanë dërguar në Rinas vullnetarë për të luftuar në Siri e që janë kthyer nga policia, janë vënë përgjues në telefonat e tyre në momentin që policia i ka shoqëruar në komisariat. Pavarësisht se disa prej tyre, flasin me kode duke qenë se kanë njohuri për përgjimet, mjediset ku ata jetojnë dhe takohen me pjesëtarë të grupeve në rrethe herë pas here, janë nën përgjim. Çdo gjë është nën vëzhgim dhe priten fletë-arreste të tjera, deri në shkatërrimin e gjithë grupit me qëllime terroriste, i cili çuditërisht është i përbërë në shumicë dërmuese nga të rinj. Por, në hije të këtyre grupeve janë nën vëzhgim edhe dy intelektualë të njohur, që pritet në ditët në vazhdim të dalin në emisione televizive në mbrojtje të të arrestuarve. Po kështu, edhe në disa xhami, të cilat dyshohen ose që janë të paautorizuara nga Komuniteti Mysliman Shqiptar, janë vendosur mikro-kamera dhe mjete inçizimi, duke mbledhur fakte për emrat që janë përfshirë në këtë rrjet të rrezikshëm.

    Edhe Komuniteti Mysliman Shqiptar e ka dënuar përdorimin e fesë për qëllime të tilla, e aq më tepër për disa xhihadistë. Shqipëria ka një prej vlerave të mëdha botërore, që nuk e ka asnjë shtet në kaq perfeksion, ku harmonia fetare është ekselente. Ku ka vend tjetër si Shqipëria që myslimani, katoliku, ortodoksi dhe bektashiu, shkojnë tek festat e njëri-tjetrit dhe martesa mes anëtarëve të feve të ndryshme është shumë e zakonshme? Ku ka bashkë-ekzistencë, tolerancë dhe harmoni kaq të bukur fetare sa në Shqipëri? Kjo vlerë e çmuar historike konsiderohet sot si kontributi kryesor që Shqipëria dhe populli shqiptar u afron popujve të botës në luftën kundër intolerancës, fanatizmit dhe ekstremizmit të maskuar me mbulesë fetare. Ndaj Shteti është i vendosur që të ndëshkojë këdo që guxon të fusë sherrin fetar apo ta përdorë fenë për qëllime të mbrapshta.

    Koha Jone

  5. #125
    i/e regjistruar Maska e freeopen
    Anëtarësuar
    22-07-2011
    Postime
    1,516

    Për: Rekrutonin xhihadistë për në Siri, zbulohet në Tiranë celula terroriste

    Citim Postuar më parë nga angmokio Lexo Postimin

    P.s Ne nje ane keta mjekrrat e kane hak kete qe po u behet. Kur Ahmed Kalaja mbeshteste para xhematit partine demokratike keta mjekrroshat e degjeneronit e i thonin qe ska turp qe ben propagande partiake. Sa kohe qe ishte PD-ja ne pushtet nuk u perzie askush me ceshtjet e besimtareve padallim feje.
    Pikerisht gabimin me te madh qe ka bere qeveria e djathte kundrejt rrymave te ndryshme fetare ti e pergezon dhe e lavderon.Pd duhet te mos lejonte asnje nga shoqatat e huaja fetare te fuste hundet ne Shqiperi,besimtaret shqiptare i dine vete problemet e tyre dhe pak nga pak do ti kishin zgjidhur ato jo me ndihmen apo financimet e lloj lloj zorzopeve nga e gjithe bota.Muslimaneve shqiptare nuk i eshte bere asnjehere vone per te huajt qe kane te njejten fe me ta,qe ne kohet e lashta,ndersa juve tashti na hiqeni si vellezer te sirianeve,pakistanezeve dhe gjithe cokolatinave qe mbajne nje mjeker te shpifur.Nese jeni vellezer mos prisni por shkoni nje ore e me pare prane vellezerve keshtu do jeni te qete nga policia apo nga ligjet e shteteve te civilizuara.

    me vjen te qesh kur shoh neper fshatra shqiptare xhami apo kisha ku as vete prifti apo hoxha nuk shkojne, banoret jo e jo.
    MOS I NDY TEMAT no name

  6. #126

    Për: Rekrutonin xhihadistë për në Siri, zbulohet në Tiranë celula terroriste

    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin






    Ca jane mer keto fytyra? Ka tipa te tille qe barisin rrugeve te Shqiperise dhe jane shqiptare?

    Si filozofe te antikitetit Grek duken Madje njeri duket si fans i muzikes metal. A eshte e sigurte qe jane vertete ekstremiste fetare?
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  7. #127
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Rekrutonin xhihadistë për në Siri, zbulohet në Tiranë celula terroriste

    Citim Postuar më parë nga angmokio Lexo Postimin
    Nuk ka asnje ligj ne shqiperi qe ti denoje keta. Edhe nese kane predikuar per te derguar njerez ne Siri perseri nuk i kap asnje ligj.
    Si ska ligj ne Shqiperi kunder thirrjes per lufte?! Si ska ligj qe ndalon nxitjen e hapur per urrejtje nder fetare ndermjet vete shqiptareve?! Jo vella kjo eshte e ndaluar me ligj, me ligj eshte e lejuar kritika e feve dhe krejt pikepamjeve ndersa eshte e ndaluar perhapja e urrejtjes dhe diskriminimit te njerezve per shkak te besimit qe ata mbajne apo praktikojne. Kjo eshte edhe kunder tradites shqiptare pasi kurre se kemi pasur ne tradite qe ta urrejme njeri tjetrin, katoliku me myslimanin madje kane bere edhe martesa te perbashketa. Ne sot jetojme ne vitin 2014, nuk jemi ne Meke apo Medine ne kohen e Ebu Bekrit. Nese sot del nje i cmendur dhe thote shko vrisni myslimanet a eshte e lejuar apo nuk eshte e lejuar.
    Vetem shteti ka te drejte te beje thirrje per lufte nese rrezikohet siguria e brendshme dhe integriteti territorial e jo te qohet tyrlifar shyti te u beje thirrje njerezve te derdhin gjak. Ate qe se spo mundet ta beje dreqi po e bejne keto shoqata 'bamirese'.

    Ne nuk jemi pakistaneze apo arabe qe shkojne ne mes te Londres dhe shkruajne ne facebook se vrasesit e ushtarit Britanik kane bere mire pse e kane vrare nje njeri te pafajshem. Te denon shteti, ketij cifti ketu ne link i kane denuar me 7 vite burg, burrin me 5 vite e 4 muaj dhe gruan me 20 muaj burg. Le te kalbet ne burg sepse pak e ka. Ky eshte shtet me ne fund perendimoret po vetedijesohen per cdo dite, sado qe te jete shtet humanitar ta fut burg e te kalb burg.

    http://www.bbc.com/news/uk-england-london-26579717

    Pra poston video ne youtube duke u tallur me familjaret e ushtarit te vrare, midis Londres.


    Tani erdhi koha qe anglezet te qeshin dhe Royal Barnes te qaje ne burg. Tamon 23 vjecar hyn ne burg, tamon 28 vjet i bon del i pjekur. Ndersa gruas se tij do i thosha: 'smile now, just we would like to see how you smile for twenty months in jail'.


    -------
    Sa i perket rastit qe po flitet ne teme nuk dua te i hyj askujt ne hak, gjykata le te vendose, nese jane fajtore se vertete kane derguar shqiptare ne Siri duke u premtuar parajsen dhe shpetimin, atehere vertete kane bere nje mekat te madh, sepse po i qojne njerezit sikur qengjin tek xhelati per therrje. Populli sirian po ndihmohet nga amerika qe te rezistojne dhe besojme se shpejti clirimin do ta kene afer nga ndihma e ShBA-ve heret a vone nuk do te kene qare pa intervenuar , i perkrahim sirianet qe luftojne kunder diktatures, nuk i perkrahim ekstremistet fetare. Kjo eshte ideologji qe popujt i dergon ne shkatrrim, (riperseritje e hartimit me shkrim) kjo eshte tallje me popujt. Shyqyr ne shqiptaret e Kosoves qe nuk rame ne kurthin e tyre se do na benin shoshe me ka krejt serbet.

  8. #128
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007

    Për: Rekrutonin xhihadistë për në Siri, zbulohet në Tiranë celula terroriste

    ti eleminojne shiku e te kryjne pune aman se sna duhen gja keto hajvana
    JO SEKS PARA MARTESE

  9. #129
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Për: Rekrutonin xhihadistë për në Siri, zbulohet në Tiranë celula terroriste

    Citim Postuar më parë nga mesia4ever Lexo Postimin
    Si ska ligj ne Shqiperi kunder thirrjes per lufte?!
    Nese neser larg qofte vellezerit apo motrat e tuaj shqiptare do vriten pa meshire nga nje shtet i huaj do ishe dakort qe qeveria kosovare te te fuste ne burg per thirrje per lufte ? Me jip pergjigje po apo jo?
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  10. #130
    I regjistruar diku … Maska e Le dévoué
    Anëtarësuar
    20-08-2012
    Postime
    2,185

    Për: Rekrutonin xhihadistë për në Siri, zbulohet në Tiranë celula terroriste

    Citim Postuar më parë nga angmokio Lexo Postimin
    Nese neser larg qofte vellezerit apo motrat e tuaj shqiptare do vriten pa meshire nga nje shtet i huaj do ishe dakort qe qeveria kosovare te te fuste ne burg per thirrje per lufte ? Me jip pergjigje po apo jo?
    S'ka gjasa qe ky te vllezerohet me turqi e arab te lugines, maqedonis e malit te zi.

    Per te, kryqezata s'ka marr fund ! Nje musliman me pak ne trojet shqiptare, eshte fitore per te !
    … ///

  11. 2 antarët më poshtë falenderuan Le dévoué për mendimin e shprehur në këtë postim:

    angmokio (15-03-2014),Norça.li (15-03-2014)

Faqja 13 prej 24 FillimFillim ... 3111213141523 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •