Në traditë e vecantë e gatimit të vezëve për Pashkë në Kinë. Kuzhinierët kinezë rekomandojnë që vezët e Pashkëve ti ziejnë me urinën e fëmijëve. Sipas tyre kjo është e shëndetshme dhe e shijshme.
Kjo mënyrë e zierjes së vezëve nuk parapëlqehet tek njerëzit që jetojnë jashtë Kinës, ajo iu duket si një metodë që nuk u hap oreksin. Por adhuruesit e ushqimit të shijshëm në qytetin e Dongyangut të provincës së Zhejiangit po mundohen ta bindin pjesën tjetër të botës se kjo mënyrë e zierjes së vezëve përmban efekt të dobishëm.
Vezët e ziera në urinën e fëmijëve kanë hasur përdorim të gjerë brenda territorit të Kinës që prej mijëra vjetësh. Kuzhinieri Lu Ming ka thënë se urina mblidhet nga shkollat kineze. “ Nxënësit e shkollave të vendit urinojnë në kova të ndryshme dhe ne i mbledhim ato çdo ditë në mënyrë që procesi i zierjes të jetë sa më i freskët”, tha ai.
“Ne e përgatisim zierjen e vezëve pasi kemi grumbulluar këto kova me urinë. Pas zierjes vezët janë të shijshme dhe të shëndetshme. Ato mundësojnë uljen e zjarrmisë dhe etheve, dhe iu bëjnë të jeni të vëmendshëm nëse ndiheni të përgjumur apo të lodhur”, shtoi Lu Ming.
a.n/
![]()
Krijoni Kontakt