Terror në shkollën Industriale të Gjirokastrës, mësuesi i vë flakën vetes
GJIROKASTER- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një shkollë të Gjirokastrës.
Një mësues i ka vënë flakën vetes duke terrorizuar nxënësit, ndërsa kolegët e tjerë kanë ndërhyrë për të shuar flakët.
Ngjarja në fjalë është regjistruar në shkollën Industriale të Gjirokastrës. Rreth orës 08:00 të mëngjesit, mësuesi Laze Harshova, rreth 60 vjeç ka lyer veten me benzinë në ambientet e shkollës dhe më pas i ka vënë flakën vetes.
U desh ndërhyrja e stafit pedagogjik për të shuar flakët. Mësuesi u transportua në spital, pasi kishte pësuar dëmtime në fytyrë.
Në vendngjarje mbërritën forcat e policisë dhe kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet që e shtynë 60-vjeçarin të kryente aktin e rëndë.
(m.a/BalkanWeb)
Krijoni Kontakt