Muzika e bën më të shijshëm ushqimin që ne hamë
9 Mars 2014 | : Ndryshe | Autor: Gazeta Shqip
Një studim i fundit nga Universiteti i Arkansas i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka zbuluar se muzika ndikon shumë në procesin e të ushqyerit! Sipas këtij studimi, dëgjimi i muzikës gjatë kohës që ne ushqehemi e bën më të shijshëm ushqimin që ne hamë
16559Dihet se muzika na ngre lart moralin dhe është demonstruar se mund të na ndihmojë që të përballojmë mërzitjet e vogla të përditshme. Por deri në çfarë mase na ndihmon të jemi mirë? Është thjesht çështje qetësimi mendor? Jo ekzaktësisht kështu, të paktën sipas studimit të fundit nga Universiteti i Arkansas i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sipas të dhënave të mbledhura nga ky kërkim, një “muzikë e bukur” ka aftësi që të ndikojë edhe në shijen tonë…ushqyese!
Çfarë thotë studimi
Studimi është bazuar sidomos në lidhjen mes ushqyerjes dhe të bërit pazar, duke dëgjuar muzikë në ambiente të populluara, si në supermarkete, por një lloj muzike e tillë përdoret edhe për teste të tilla. “Ende nuk dihet shumë mbi ndikimin që ka muzika në sfond teksa ne ushqehemi. Pjesa më e madhe e studimeve janë bazuar në sjelljet e qenësishme, në të ngrënët dhe në të bërit pazar”, ka thënë Han-Seok Seo nga Universiteti i Arkansas. Për këtë gjë janë vëzhguar dhe analizuar 99 vullnetarë që duhej të konsumonin ushqimet e tyre në bazë të emocioneve që këto ushqime i ngjallnin atyre (marrim një shembull: tortë për muzikë të lehtë, çokollatë për romantizëm, spec djegës për nervozizëm e kështu me radhë) dhe në të njëjtën kohë dëgjonin një muzikë në sfond të llojit të ndryshëm.
16559
vinoemusica
musica-rende-piu-gradevole-il-cibo-che-mangiamo
musica-e-cibo
Xhaz me çokollatë, por…kurrë me speca djegës!
Nga mbledhja e të dhënave globale është treguar se një muzikë si xhazi e bënte më të mirë shijen e çokollatës, por jo për shembull atë të specave djegës. Muzika klasike ndoshta kishte një efekt pozitiv te një pjatë peshku dhe një efekt negativ në një pjatë të parë, e kështu me radhë. “Ambienti akustik, luan një rol të rëndësishëm. Na lejon që të hamë më shpejt, na lë një ndjenjë urie, ndryshon preferencën e ushqimeve dhe e transformon ushqimin normal në diçka speciale”, ka përfunduar profesori Han-Seok Seo. Sigurisht muzika arrin të modifikojë shijet tona ushqyese, por studimi nuk ka arritur të përcaktojë nëse ekziston një lloj “melodie universale” që ka të njëjtin efekt te të gjithë. Me pak fjalë, ne duhet të presim për të gjetur muzikën që i ndihmon fëmijët tanë për të ngrënë perimet…!
Parë në aspektin psiko-social
Muzika ka një influencë tepër të fuqishme mbi trupin tonë, mendjen tonë dhe gjithashtu mbi emocionet tona. Mjafton vetëm një tingull dhe ai e stimulon të gjithë trupin tonë ndërsa një melodi e fuqishme arrin të na bëjë të qajmë pa pushim ose të gëzojmë dhe të shpërthejmë duke kërcyer. Muzika ndikon mbi njerëzit në mënyra të ndryshme, madje dhe tek i njëjti person ndikon ndryshe në kohë të ndryshme. Kjo ndodh për të vetmen arsye se njerëzit reagojnë në mënyra të ndryshme ndaj muzikës. Muzika ka një ndikim shumë të madh në proceset ritmike, koordinimin fizik, të menduarit kritik, në procesin e të kujtuarit, të dëgjuarit dhe në logjikë. Por ndikim më të madh ajo ka në procesin e të menduarit. Kjo vjen si rrjedhojë e faktit që në muzikë kemi rritje të aftësive konjitive dhe mënyra e lartë e të menduarit është në limitet e saj. Niveli i energjisë që është i domosdoshëm në muzikë, aftësia për të organizuar kohën, vetëdisiplinimin luajnë një rol pozitiv në procesin e të menduarit. Në bazë të studimeve të kryera, studentët që ishin të dhënë mbas muzikës merrnin më shumë pikë në testet e inteligjencës(RAUSCHER 1994). Aftësia e tyre për të krijuar imazhe mendore ishte shumë më e lartë se e studentëve që nuk dëgjonin dhe nuk ishin të dhënë mbas muzikës. Gjithashtu, nga të dhënat e vazhdueshme është zbuluar se studentet e muzikës dhe të pasionuarit mbas saj në mënyrë periodike arrinin pikë më të larta në zgjidhjen e problemeve matematikore dhe në seksionin special të ushtrimeve verbale të SAT (Scholastic Aptitude Test). Dhe padyshim që ekziston një korrelacion pozitiv midis muzikës dhe procesit të menduarit. Dhe ne pyesim si? Sipas një neurologu amerikan i Universitetit të Mjekësisë në Harvard misteri u zgjidh. Ai zbuloi se muzikantët të cilët janë gjeni në një fushë specifike të muzikës kanë një zonë në hemisferën e majtë të trurit që është më e zhvilluar se zakonisht. Kjo zonë është quajtur planumi temporal. Zona e trurit që është përgjegjëse për procesin e të menduarit dhe planiumi-n temporal, stimulojnë njëra–tjetrën duke shfrytëzuar lidhjet që kanë qelizat e trurit ose të dyja këto zonat punojnë në të njëjtën kohë.
http://gazeta-shqip.com/lajme/2014/0...in-qe-ne-hame/
Krijoni Kontakt