-
i/e regjistruar
Alternativat e duhura .....
Pershendetje te gjitheve, jam anetar i ri, ne kete dhome e pashe te arsyeshme qe te ndaj shqetesimet e mia dhe me sa pashe ne kete forum ka anetare te te gjitha fushave dhe besoj qe do marri pergjigjjet e duhura .
Te hy ne teme, Jam 28 vjeqar . Kam te kryer Fakultetin Ekonomik Menaxhment ,Masterin te regjistruar drejtimi Kontabilitet, I qertifikuar ne kurset e Ciscos CCNA, IT dhe i qertifikuar si zyrtar i prokurimit publik .
Punoj ne nje kompani private ketu ne Kosove si IT qe 5 vite . Para se me fillu me pune me orar kam punuar 6 deri 7 vite me rrjeta wireless, It servis i pc .
Shqetesimi im eshte se nuk po mundem te gjeje veten aty ku duhet te jem, nuk mirren parasysh keto qertifikime ne kompanin ku jam, me shume vleresohen puntoret gati se pa shkollim fare. Ndoshta edhe mosha pakez e re luan rol qe nuk kane besim te madhe .
Me shqeteson fakti se kam kryer disa qertifikime qe kane dallime ne mes veti dhe nuk po arrije ta profesionalizoje nje lemi dhe te eci te para.
Kerkoj nga ju koleg te nderuar te me jepni alternativat e duhura qe te eci te para sepse kam mbetur ne udhekryq dhe te ardhmen po e shoh si te mjegullt dhe te paqarte ..
Flm
-
-
Pėr: Alternativat e duhura .....
Alternativa me e mire ne profesionin qe ti ke, ne vendin ku ti jeton (Kosove), eshte hapja e nje biznesi te vogel privat per IT. Sektori publik dhe privat i punes ne Kosove as nuk te ofron mundesi te shumta punesimi, as nuk te vlereson sic duhet aftesite e tua profesionale. Por kjo nuk duhet te te dekurajoje, pasi ne Kosove e Shqiperi nevojat per njerez te kualifikuar ne fushen e IT eshte e madhe, e po rritet nga viti ne vit. Duhet ta shikosh kete si nje mundesi per te investuar ne krijimin e nje biznesit tend, ne ate fushe qe ti je ekspert.
Nuk eshte e lehte te marresh nje hap te tille, te punosh per veten tende, dhe jo te gjithe qe e provojne jane te suksesshem. Por kjo nuk duhet te te dekurajoje e duhet ta provosh. Te duhen vetem tre gjera: a) vullneti per ta provuar b) ideja e biznesit apo sherbimeve qe mund te ofrosh bazuar mbi nevojat e tregut aty ku jeton c) te duhet te besh nje investim fillestar ne kohe, mund dhe para. Vullneti besoj nuk te mungon. Ideja eshte shume e rendesishme. Studioje nevojat e qytetareve ne Prishtine per IT, studio edhe bizneset e sherbimet ekzistuese private, dhe vrije mendjen se cfare ti mund te ofrosh qe mungon ne treg, ose mund ta ofrosh me nje cilesi me te mire e kosto me te ulet. Investimi fillestar eshte koha qe do te duhet te shpenzosh per ta vene ne jete idene dhe mund te te duhen edhe leke per te investuar, per nevojat e biznesit. Nese nuk ke kursime personale, mund te provosh ta hapesh me ortak, ose mund t'i drejtohesh bankave private per te aplikuar per kredi. Shume njerez ne fillimet e tyre e fillojne biznesin ne kushte modeste, duke punuar nga shtepia, ose duke punuar fundjavave, dhe pasi krijojne nje klientele dhe kane te ardhura, pastaj e zgjerojne biznesin e tyre.
Nuk duhet te kesh ndonje medyshje qe kjo eshte nje sipermarrje e lehte dhe as nuk duhet t'i druhesh deshtimit. Nuk ka asgje te keqe te provosh dicka e deshtosh ne ate sipermarrje. Deshtaket e vertete jane ata qe nuk kane kurajon qe te marrin asnje nisme te tille ne jeten e tyre pasi i druhen deshtimit. Vetem duke krijuar nje biznesin tend, do te mund te arrish potencialin tend profesional dhe kenaqesine e punes.
Te uroj fat,
Albo
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt