Si e lashe cigaren!
Nga shoqeria e ngushte e mesova si ta pi cigaren dhe prape shoqeria e ngushte me beri ta leja cigaren por me nje ndryshim te vogel jo te njejtat personazhe. 12 vjet tym dynjaje. E lashe. Gjeja me e mire me duket qe kam bere ne jeten time eshte lenja e cigares.
Ndoshta mua me dukej ashtu por dikur sikur ishte kenaqesi-fun me pi cigare. Por po vinte nje kohe sikur i iku koha e cigares. Sa here e ndizja me turp sikur po e pija. Cigarja po behej gje e shemtuar. Sikur njerzit te shikonin ndryshe kur pije cigare. Ketu New York City nxorren ligje te rrepta kunder pirrjes se cigares. Dil ne kafe slejne me e pi duhet me dale si qen me e pi jashte, restaurant jo, shko ne bar nuk shtyhet pa cigare, anej jo knej jo. Hap tv reklama te mbysnin kunder duhonit. Hy ne forum prape tema kundra cigares. Ble sigurim shendetsor pyetja pare e pi duhonin? Shko te doktori prape e njejta gje.
Pak a shume pas ardhjes ne USA cigarja u be ndoshta problemi me i madh qe une po perballesha. U deshen vite qe ta pergatitja veten time qe ta leja cigaren. Nje shok i ngushte i punes pas shume vjetesh e la. Dhe ai u be shkaktari nr 1 qe e lashe. Beri nje fushate te shume te eger kundra duhan per nje vit rresht. Sa here ikja per cigare dhe kthehesha te tavolina e punes ma bene "huh you smell like an ashtray" nderkohe ai vete per 30 vjet e ka pire.
Ne korrik do ikja ne Shqiperi dhe te gjitheve u thashe kurr te kthehem nga shqiperia sdo e ve me kurr ne goj cigaren. Ne Shqiperi u premtova prape qe sa te iki ne USA do e leje cigaren. Po kthesha per ne usa dhe jam duke pi cigaren e fundit ne airportin e Vjenes. Cigare nuk bleva(zakonisht 5 deri 10 steka blija sa here udhetoja jashte amerikes). E lashe paketen dhe zippo ne tavoline ngrihem per te ikur drejt terminalit nje cift aty prane me thote ...''exusmiiii ke harruar cigaret'' ....i pashe dhe u premtova dhe atyre qe sdo e pi me kurr. Dhe te gjitheve qe u kam dhene premtimin po e mbaj.
Ndoshta e kam pire per shume vite kurr nuk e mendova qe do ishte kaq e lehte qe ta hiqja kete ves te keq. Nese mentalisht je gati te lesh cigaren ndaloje se budallalliqe si: o nuk rri dot pa duhon, o pas buke dua ta ndez, jane kot pretendime boshe. U tregoj miqve me shume kenaqesi qe e kam lene cigaren. Ma merr mendja sic isha une ka shume me dy mendje prandaj lejeni se eshte shume e lehte eshte shume mos te pish cigare. Betejen kunder cigares e fitova tani po bohem aktivist anti-cigares
Krijoni Kontakt