Close
Faqja 3 prej 8 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 77
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Malajzi, zhduket avioni me 239 pasagjerë në bord

    Aeroplani u rrëmbye nga jashtëtokësorët? (Video)




    Aeroplani i “Malaysia Airlines” me 239 pasagjerë në bord ka ditë që është zhdukur dhe ende nuk ka asnjë gjurmë të tij, pavarësisht kërkimeve nga të gjitha anët. Kjo ka bërë që në shesh të dalin edhe shumë teori konspirative.

    Njëra ndër to, është edhe ajo, se aeroplani u rrëmbye nga jashtëtokësorët.

    Sipas një shkrimi që po qarkullon nëpër media të ndryshme botërore, Boeing 777, vetëm pak para se të zhdukej nga radari, pranë tij është shfaqur një objekt sferik i paidentifikuar. Për më tepër, ky shkrim thotë se sipas gjetjeve të hetuesve amerikanë aeroplani katër orë pas zhdukjes nga radari, ka vazhduar të qëndrojë në ajër, transmeton reporteri.

    Deri më tani, ende nuk ka ndonjë dëshmi se aeroplani është rrëzuar në det dhe nëse pasagjerët kanë vdekur. Sipas kësaj teorie pasagjerët do të mund të jenë duke jetuar në ndonjë planet tjetër.

    Kjo teori thotë se hulumtuesit kanë gjetur se afër aeroplanit është identifikuar një objekt sferik i paidentifikuar. Ai derisa është në formë të aeroplanit, merr formë sferike, dhe lëvizë me shpejtësi jashtëzakonisht më të madhe sesa aeroplanët e tjerë.

    http://www.zeri.info/artikulli/28909...okesoret-video

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Prudence
    Anëtarësuar
    11-03-2008
    Postime
    2,419

    Për: Malajzi, zhduket avioni me 239 pasagjerë në bord

    peralla me mbret, pale ku ka rene....sa qoshe ka bota.
    "Më e mira është armike e së mirës"

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,061

    Për: Malajzi, zhduket avioni me 239 pasagjerë në bord

    Citim Postuar më parë nga Prudence Lexo Postimin
    peralla me mbret, pale ku ka rene....sa qoshe ka bota.
    nje ne fb nga japonia thote se eshte rrembyer nga nje anije galaktikore

    Emri:  1501711_232942696908384_20005165_n.jpg

Shikime: 850

Madhësia:  26.0 KB

    linku
    Ndryshuar për herë të fundit nga ATMAN : 22-03-2014 më 19:03

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Gentian_gr
    Anëtarësuar
    30-08-2007
    Postime
    2,520

    Për: Malajzi, zhduket avioni me 239 pasagjerë në bord

    Iku e ky fenomen ne dosjen top sekrete te politikes Amerikane.

    Shumkush e dine fatin e atyre pasagjereve,por askush s'do ket guximin te flase!

  5. #25
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Për: Malajzi, zhduket avioni me 239 pasagjerë në bord

    Avioni i zhdukur: Si ndihmon matematika për ta gjetur



    Në qershor të 2009-s, fluturimi Air France 447 humbi ndërsa fluturonte nga Rio de Zhaneiro të Brazilit për në Paris, Francë. Mbetjet e avionit Airbus A330 u gjetën duke pluskuar në sipërfaqen e Atlantikut pesë ditë më vonë, por misteri se pse avioni u rrëzua mund të zgjidhej vetëm nëse gjendej kutia e zezë, pajisja që regjistron atë që flitet në kabinën e pilotit.

    Ju mund të mendoni se pasi të gjenden copat e avionit të rrëzuar, do të jetë e lehtë të gjendet edhe pjesa tjetër, por asgjë nuk është kaq e thjeshtë – pak ditë në det mjaftojnë që materiali të zhvendoset nga rrymat e oqeanit.

    Ekziston një program kompjuterik që të mund të analizojnë se si mund të kenë lundruar mbetjet pas përplasjes. Ai përdoret rregullisht nga roja bregdetare e SHBA-së. Por në këtë rast, për shkak se zona pranë Ekuadorit njihet për rryma të paparashikueshme, një program i tillë nuk bënte punë.

    Anije, avionë dhe nëndetëse amerikane, braziliane dhe franceze kërkuan për avionin por nuk e gjetën dot. Në këtë pikë, autoriteti i hetimit të aksidenteve ajrore të Francës, BEA, i bëri thirrje një grupi statisticienësh në SHBA që kanë ekspertizë në gjetjen e objekteve të humbura në det. Analistja Kollen (Colleen) Keller fluturoi në Francë për të ndihmuar.

    “BEA pati bërë sakaq një punë të mrekullueshme në nxjerrjen e teorive të ndryshme se pse avioni mund të ishte përplasur”, – thotë ajo. Ata kishin shumë të dhëna mbi përplasjet në histori dhe rezultatin e kërkimeve mbi këto përplasje.

    Për ta kthyer të gjithë këtë informacion në numra dhe probabilitet, Keller dhe skuadra e saj nga Metron Inc, Virxhinia, u bazuan te statistikat Bajesiane (Bayesian), që e kanë emrin nga një prift presbiterian britanik të quajtur Thomas Bajes (Bayes). Kjo mënyrë e të arsyetuarit të lejon të vlerësosh skenarë të ndryshëm njëkohësisht – madje edhe skenarë kontradiktorë. Gjendet probabiliteti i çdo skenari për të qenë i vërtetë dhe zgjidhja më e mundshme. Nëse gjendet informacion i ri, modeli mund të rishikohet me lehtësi.

    Keller dhe kolegët e saj e analizuan të gjithë informacionin e disponueshëm dhe vlerësuan paqartësitë e çdo të dhëne – duke aplikuar parimin bajesian të probabilitetit për të gjetur vendndodhjen më të mundshme të avionit.

    Skuadra vendosi një rrjetë katrorësh mbi hartën e zonës dhe i dha çdo kuadrati një shifër që përfaqësonte probabilitetin se avioni mund të gjendej aty. Për të llogaritur probabilitetin, ata kërkuan teoritë mbi atë se çfarë e shkaktoi rrëzimin e avionit. Ata vlerësuan probabilitetin e dëmtimeve të ndryshme mekanike.

    Ata analizuan gjithashtu të dhëna historike nga përplasjet e mëparshme, duke vërejtur, për shembull, se avionët zakonisht janë gjetur shumë pranë vendit ku kishin humbur kontaktin. Në fund, Keller dhe skuadra e saj e uli probabilitetin që avioni të gjendej në vende ku ishte kërkuar.

    “Ka dy komponentë të matematikës Bajesiane që e bëjnë atë unike. Ajo të lejon të konsiderosh të gjitha të dhënat që ke përfshirë pasiguritë, gjë që është shumë e rëndësishme sepse asgjë nuk është e sigurtë”, – thotë Keller.

    “Dhe ajo të lejon të kombinosh edhe skenarë që kundërshtojnë njëri-tjetrin. Për shembull, në kërkimin e avionit të Malajzisë, ke një hark në veri dhe një hark në jug. Por avioni ndodhet ose në veri ose në jug dhe nuk mund të ketë shkuar në të dyja rrugët. Bajes të lejon të ruash të gjitha teoritë dhe t’i peshosh ato”.

    Përfitimi i dytë është që llogaritja bajesiane është shumë fleksibël, thotë Keller. Të lejon të përditësosh të dhënat që ke në çdo kohë. Nëse një informacion i ri shfaqet, mund ta faktorizosh dhe ta përditësosh në hartën e probabilitetit. Në rastin e avionit Air France, ata mund të ishin të sigurt se avioni pati rënë në një rreze prej 60 kilometrash nga pika ku dha informacionin e fundit sistemi i kompjuterëve të bordit.

    Megjithatë kjo zonë është kaq e stërmadhe sa hetuesit e kanë të vështirë të gjejnë se ku të kërkojnë. Në rastin e Air France, harta ishte shumë më e vogël. Një skuadër shkoi të kërkojë në pikën ku doli probabiliteti më i lartë, por rezultati ishte negativ. Avioni nuk i gjet.

    U duk se statisticienët nuk mund të ndihmonin. Disa muaj më vonë, gjithsesi Air France kërkoi sërish nga Keller të bënte një përpjekje të fundit në analizimin e të dhënave.

    Këtë herë, ajo dhe kolegët vendosën se nuk ishin të lumtur me supozimet fillestare. Të dhënat historike tregonin se pas një aksidenti, kutia e zezë emeton një sinjal në 90 për qind të rasteve.

    Menjëherë pas aksidentit, skuadrat e kërkimit kaluan shumë kohë në zonat pranë aksidentit për të dëgjuar sinjalin nga kutia e zezë. Por nuk dëgjuan asgjë. Kështu Keller dhe skuadra e saj vendosi se kishte probabilitet shumë të ulët që avioni të gjendej aty ku u kërkua fillimisht. Por çfarë ndodh në rast se kutia e zezë nuk lëshon fare sinjal?

    Statisticienët e zbatuan modelin e tyre te ky skenar i mundshëm dhe dolën në një zonë të re me probabilitet të lartë. Një skuadër kërkimore u kthye dhe këtë herë, e gjeti avionin.

    Misteri i rrëzimit u zbulua. Kutia e zezë dhe regjistruesi i zërit duket se tregojnë se pilotët morën të dhëna të gabuara për shpejtësinë, u përgjigjën në mënyrë të papërshtatshme dhe humbën kontrollin e avionit.

    “Sërish është një mrekulli e vogël që ne e gjetëm”, – thotë Keller. “Ishim me fat që mbetjet ishin në fund të oqeanit, në një zonë shumë ranore. Ka disa zona atje që janë si malet Himalaja, ka shumë lugina, gropa e shpate”.

    Nëse avioni do të gjendej në një nga këto zona, “ai mund të mos gjendej kurrë”. Keller thotë se nuk është e sigurt se flurimi 370 i Malaysia Airlines do të gjendet.

    “Është një botë e madhe. Di njerëz që po thonë – si mundet që të fshihet dhe të mos gjendet një Boeing 777? Por ka shumë gjasa që ne të mos e gjejmë, nëse ai gjendet në fund të Oqeanit Indian, për fat të keq vështirë se do ta gjejmë”.

    Edhe gjetja e mbetjeve mund të mos ndihmojë në gjetjen e pjesës kryesore të avionit.

    “Nëse gjejmë mbetje në këtë pikë, ajo do të na thotë se avioni ka rënë në një pjesë uji dhe jo në një tjetër”, – thotë Keller. “Por ka kaluar kaq shumë kohë që kur avioni u zhduk dhe nuk mendoj se mbetjet do të ndihmojnë shumë”.

    Gazeta Shqip
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  6. #26
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485

    Për: Malajzi, zhduket avioni me 239 pasagjerë në bord

    Misteri i rrëzimit u zbulua. Kutia e zezë dhe regjistruesi i zërit duket se tregojnë se pilotët morën të dhëna të gabuara për shpejtësinë, u përgjigjën në mënyrë të papërshtatshme dhe humbën kontrollin e avionit.
    Me siper thuhet, qe morren te dhena te gabuara. Nga i morren keto te dhena?
    Where does a thought go when it's forgotten?

  7. #27
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Për: Malajzi, zhduket avioni me 239 pasagjerë në bord

    Citim Postuar më parë nga MI CORAZON Lexo Postimin
    Me siper thuhet, qe morren te dhena te gabuara. Nga i morren keto te dhena?
    Mendoj se nga aparaturat. Nuk jam eskpert ne kete fushe por aparaturat ndonjehere edhe cakordohen ose nuk funksionojne sic duhet. Mbaj mend njehere qe teksa po i jepja makines kilometrazhi me thoshte 60 nderkohe qe vete e kuptoja qe nuk kish mundesi sepse po ecja shume me shpejt se aq. Me pas kur e cova tek makinen tek elektroauti ai e evidentoi problemin dhe e fiksoi sic duhet.
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e roni_s
    Anëtarësuar
    29-07-2006
    Postime
    639

    Për: Malajzi, zhduket avioni me 239 pasagjerë në bord

    A është miliarderi Rothschild, “sundimtari i botës”, fajtor për zhdukjen e aeroplanit të Malajzisë?
    Misteri rreth aeroplanit të zhdukur Malajzisë po rritet dita-ditës duke përfshirë edhe heshtjen misterioze. Ndërsa, spekulimet e fundit në qendër të vëmendjes kanë vënë miliarderin Jacob Rothschild.


    Misteri rreth aeroplanit të zhdukur Malajzisë po rritet dita-ditës duke përfshirë edhe heshtjen misterioze. Ndërsa, spekulimet e fundit në qendër të vëmendjes kanë vënë miliarderin Jacob Rothschild.
    Edhe pse aktualisht pyetja kryesore është ku dhe si ra aeroplani, pak kush i kushton rëndësi asaj se kush fluturoi me të.

    Kur e shikon përbërjen e udhëtarëve, shihet se në mesin e udhëtarëve ishin 20 inxhinierë të kompanisë amerikane të teknologjisë, Freescale Semiconductor, i cili për 50 vite merret me mikroprocesorë, sensorë dhe teknologji tjera, transmeton Telegrafi.

    Një teori e re ndërlidhet me ata 20 inxhinierë dhe Jacob Rothschildin, i cili me vdekjen e tyre bëhet pronar i vetëm i patentës së mikroçipit KL-03, që thuhet se do të përdoret për luftë elektronike.

    Jacob Rothschild (77) është miliarder britanik, anëtar i dyshuar i masonerisë dhe lider sekret i botës. Disa media thonë se Rothschild e përdori kompaninë e Malajzisë për ta bërë këtë çip të vetin.

    Pas kësaj deklarate, menjëherë filluan pyetjet: Pse aq shumë inxhinierë të kompanisë Freescale Semiconductor udhëtuan bashkë? Ku shkuan? A janë ata shkaku i zhdukjes së aeroplanit? A kishin informacione të vlefshme? A dinin sekrete teknologjike?

    Pas të gjitha këtyre pyetjeve, gjithçka ngjan me një film Hollywoodi. Por, a është kjo e vërtetë apo teori komploti, këtë askush nuk e di derisa nuk gjendet aeroplani!? /Telegrafi/

    Emri:  a-euml-sht-euml-miliarderi-rothschild-ldquo-sundimtari-i-bot-euml-s-rdquo-fajtor-p-euml-r-zhdukj.jpg

Shikime: 633

Madhësia:  118.3 KB
    All religions, arts and sciences are branches of the same tree.

  9. #29
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485

    Për: Malajzi, zhduket avioni me 239 pasagjerë në bord

    Citim Postuar më parë nga angmokio Lexo Postimin
    Mendoj se nga aparaturat. Nuk jam eskpert ne kete fushe por aparaturat ndonjehere edhe cakordohen ose nuk funksionojne sic duhet. Mbaj mend njehere qe teksa po i jepja makines kilometrazhi me thoshte 60 nderkohe qe vete e kuptoja qe nuk kish mundesi sepse po ecja shume me shpejt se aq. Me pas kur e cova tek makinen tek elektroauti ai e evidentoi problemin dhe e fiksoi sic duhet.
    Sigurisht qe s'jemi eksperte avionesh, por po bisedojme...
    Pra, avioni ka patur difekt elektronik, qe duket me keq se te kishte difekt ne motora.

    Ishalla s'kane vuajtur shume te shkretet njerez!
    Where does a thought go when it's forgotten?

  10. #30
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Për: Malajzi, zhduket avioni me 239 pasagjerë në bord

    Citim Postuar më parë nga MI CORAZON Lexo Postimin
    Sigurisht qe s'jemi eksperte avionesh, por po bisedojme...
    Pra, avioni ka patur difekt elektronik, qe duket me keq se te kishte difekt ne motora.

    Ishalla s'kane vuajtur shume te shkretet njerez!
    Komenti i mesiperm nuk ben fjale per ate te Malajzise sepse ai akoma nuk eshte gjetur por per Air France.
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

Faqja 3 prej 8 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •