Dy pleq ne nje fshat te Shqiperise, ishin ulur e po pinin nje kafe te dy. Njeri ishte musliman e tjetri i krishtere, te dy besonin e praktikonin besimin e tyre. Erdhi fjala tek Jisui (Isai) dhe muslimani i thote bashkefshatarit te tij te krishtere:6 – Myslimanët nuk besojnë se Jezusi ishte Profet i rremë. Ne besojmë se Jezusi ishte i dërguari i Zotit, i cili erdhi ne tokë dhe u tregoi njerëzve të Izraelit tek të cilët u dërgua, fjalët e Zotit po ashtu si Musai dhe se ai ka lindur nga Maria, i krijuar me fjalën dhe shpirtin nga Zoti pa baba. Ne mendojmë se kristianët e kanë keqkuptuar nocionin e Jezusit si Zoti i mishëruar në trup kur ai tha se është djali i Zotit.
- Edhe ne e nderojme Isan si profet i Zotit por jo si Zot sic beni ju te krishteret.
- E di, e di - i thote bashkefshatari i tij.
- Si mund te behet Zoti njeri or mik? - i thote muslimani.
- Ka gje te pamundur per Perendine or mik? - i thote i krishteri.
- Po sikur nuk shkon prandaj po te them! - i thote muslimani.
- A te te them nje fjale?
- Po.
- Une nuk kam shume klase shkolle. Nuk kam lexuar dhe aq shume mbi fene time, ajo qe di mbi fene e mesova nga prinderit e mi ne familje. Dhe keto debatet mbi fene qe behen nga njerezit, me duken si gjera te kota. Me ate sy qe i shoh une gjerat, ne e nderojme Krishtin me shume se ju muslimanet. Dhe kur te vdes e ta gjej veten para fronit te Krishtit, une si mekatar, do te ndihem me mire sikur te kem bere gabimin e nderimit te tepruar te Krishtit, se sa te mos e kem nderuar sic duhet e sa duhet! Kaq di une.
- Fjale me mend! - ia preu miku i tij musliman.
Krijoni Kontakt