Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 27
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Ceni-1
    Anëtarësuar
    18-10-2012
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    832

    Keqkuptimet e zakonshme që shumë kristianë kanë për myslimanët dhe Islamin


    Keqkuptimet e zakonshme që shumë kristianë kanë për myslimanët dhe Islamin


    Mohd Elfie Nieshaem Juferi

    1 – Myslimanët nuk e besojnë Muhamedin (a.s.) si Zot ose ta respektojnë dhe adhurojnë atë si Zot. Ne besojmë se ai është i Dërguari i Zotit, ashtu si Musai dhe Isai dhe se na ka sjellë Fjalët e Zotit. Ai nuk e krijoi mendimin për veten e tij si Zot dhe as nuk u tha myslimanëve ta vendosin Islamin me forcë.

    2 – Myslimanët nuk besojnë se Muhamedi (a.s.) është mesia. Ne besojmë se Jezusi është mesia. Ne nuk jemi dakord me kristianët në lidhje me Jezusin për pretendimin e tyre se ai është një Zot që jetoi në tokë dhe /ose është pjesë e trinitetit bashkë me Zotin (Atin) dhe shpirtin e shenjtë.

    3 – Myslimanët besojnë se Teurati (Torahu) i vërtetë e ka parashikuar si ardhjen e Jezusit dhe të Muhamedit.

    4 – Myslimanët besojnë se Jezusi e ka parashikuar ardhjen e Profetit Muhamed (a.s.) dhe se është shkruar në Ungjill.

    5 – Myslimanët nuk besojnë në adhurimin e idhujve dhe zotave të hënës. Asnjë mysliman nuk beson se gjysmëhëna është simboli i myslimanëve në flamurin e tyre për shkak se Muhamedi (a.s.) ka marrë fenë e zotit të hënës (moon god) dhe e ka quajtur “Islam”. Kjo është një gënjeshtër e trilluar për Muhamedin (a.s.) dhe origjinën e Islamit. Arsyeja pse gjysmëhëna është simbol në flamurin tonë është sepse ne fillojmë muajin e agjërimit kur shfaqet gjysmëhëna dhe e përfundojmë atë kur shfaqet hëna e plotë pas 30 ose 31 ditësh nga shfaqja e gjysmëhënës. Gjysmëhëna nuk është “një simbol i shenjtë”.

    6 – Myslimanët nuk besojnë se Jezusi ishte Profet i rremë. Ne besojmë se Jezusi ishte i dërguari i Zotit, i cili erdhi ne tokë dhe u tregoi njerëzve të Izraelit tek të cilët u dërgua, fjalët e Zotit po ashtu si Musai dhe se ai ka lindur nga Maria, i krijuar me fjalën dhe shpirtin nga Zoti pa baba. Ne mendojmë se kristianët e kanë keqkuptuar nocionin e Jezusit si Zoti i mishëruar në trup kur ai tha se është djali i Zotit.

    7 – Myslimanët nuk e konsiderojnë Muhamedin si një figurë të shenjtë të cilin e adhurojnë. Myslimanët adhurojnë dhe i përulen vetëm Allahut të Plotfuqishëm dhe asnjërit e asgjëje tjetër. Një e treta e Kuranit flet për Njëshmërinë e Zotit dhe se si Zoti do t’i dënojë ata që adhurojnë zotat e shumtë dhe idhujt.

    8 – Myslimanët nuk e shikojnë Biblën si një gënjeshtër të krijuar nga njeriu. Ne (myslimanët) i konsiderojmë Biblat aktuale si libra të ndryshuar, fillimisht të shkruara nga dishepujt e Jezusit që tani nuk mund të besohen. Biblat e sotme janë ndryshuar dhe nuk mund të gjenden autorët e hershëm. Ne besojmë gjithashtu se Ungjilli që Kristianët kanë aktualisht nuk është me saktësi ai që iu dha Jezusit nga Zoti.

    9 – Kurani i shenjtë nuk na mëson ne myslimanëve të bëjmë “Luftra të Shenjta” kundër jomyslimanëve për t’i detyruar ata të pranojnë Islamin. Myslimanëve u lejohet vetëm të luftojnë në mbrojtje të Islamit nëse persekutohemi me forcë dhe të hakmerren me të njëjtën masë që u përdor kundër tyre. Në Kuran lexojmë se
    “Dhe luftoni në rrugën e Allahut kundër atyre që ju sulmojnë e mos e teproni se Allahu nuk i do ata që e teprojnë (e fillojnë luftën)”. (Kuran 2:190)
    Në mënyrë të ngjashme:
    “Në qoftë se doni të merrni hak, atëherë ndëshkoni në atë masë sa jeni ndëshkuar ju; e nëse duroni pa dyshim ai është më i mirë për ata që durojnë”. (Kuran 16:126)



    10 – Fjala arabe xhihad zakonisht përkthehet gabim si “Luftë e Shenjtë”. Në islam nuk ka “Luftë të Shenjtë”. Ky term nuk ekziston as në Kuran, as në hadithet autentike apo në shkrimet e hershme të myslimanëve. Në fakt në kuptimin e plotë të fjalës xhihad përkthehet si “përpjekje”. Fjala arabe për “luftë” është HARB.

    11 – Ne myslimanët e besojmë Kuranin e lavdishëm si shpalljen e Allahut që iu dha Profetit te fundit Muhamedit (a.s.). Vlefshëmria dhe vërtëtësia e Kuranit gjithashtu nuk varen në konfirmimin e shkencës moderne apo të ndonjë shembulli njerëzor në të. Cdo gjë njerëzore është e gabueshme, kurse Kurani duke qenë fjala e Zotit është i pagabueshëm dhe i përjetshëm. Prandaj edhe pse faktet shkencore në Kuran zhvlerësohen/shfuqizohen, kjo nuk ia heq këtij libri hyjnor bukurinë dhe forcën e rrallë. Ai që e lexon Kuranin arabisht përjeton menjëherë bukurinë, fuqinë dhe madhështinë e tij pa iu drejtuar përdorimit të analizës racionale.
    Allahu e di më së miri!

    ardhmeriaonline/com
    “Fe e vetme (e pranuar) tek Allahu është Islami” (Ali Imran, 19).

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-01-2014
    Postime
    15

    Për: Keqkuptimet e zakonshme që shumë kristianë kanë për myslimanët dhe Islamin

    Me beso , nuk e ke idene fare se cfare besojne dhe cfare mendimi kane kristianet per muslimanet....! dmth po te them nata me diten do te jem vite drite larg...

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Keqkuptimet e zakonshme që shumë kristianë kanë për myslimanët dhe Islamin

    Citim Postuar më parë nga kianox Lexo Postimin
    Me beso , nuk e ke idene fare se cfare besojne dhe cfare mendimi kane kristianet per muslimanet....! dmth po te them nata me diten do te jem vite drite larg...
    Ti mendon se ata nuk e dine se c'mendoni ju per ta?! Po ti e di c 'mendojne ata per kristianet?
    Feelings change - memories don't.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e roni_s
    Anëtarësuar
    29-07-2006
    Postime
    639

    Për: Keqkuptimet e zakonshme që shumë kristianë kanë për myslimanët dhe Islamin

    Na lodht me qeto tema per FE. kqyrini shtetet e rajonit hiq mos shkoni ma larg, kam pas rast me qen ne Sloveni pak, cfar jete dinamike krejt tu punu kujt si intereson keto sene ose spaku debate te kota.... ndoshta edhe varfria eshte ne pytje
    All religions, arts and sciences are branches of the same tree.

  5. 2 antarët më poshtë falenderuan roni_s për mendimin e shprehur në këtë postim:

    Cen Durimmadhi (09-03-2014),iliria e para (10-03-2014)

  6. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2010
    Postime
    1,126

    Për: Keqkuptimet e zakonshme që shumë kristianë kanë për myslimanët dhe Islamin

    Mjafton te shkosh te shohesh si sillen ne vende ku eshte ligji islamik me te krishteret me pas vendos vete sa vlere kane keqkuptimet e mesiperme. Mjafton te shkosh e te shohesh mqs je mysliman ne pjesen e Sirise ku jane forcat e grupeve radikale dhe do shohesh qe te krishteret vriten se mbajne kryq ne qafe, u ndalohet te shkojne ne kisha se ua kane mbyllur, duhet te paguajne takse per te qene te krishtere dhe te mos vazhdoj me tutje. Nese ju nuk merreni me keto gjera si do te jete islami ne syte e krishtereve atje dhe ne bote paqesor. Si do jete ne Egjipt paqesor kur te krishteret atje duhet te mbrohen nga vellazeria myslimane apo ne Libi ku jane vrare e perzene te krishteret nga shtepite e tyre.
    Nuk jane larg Shqiperise keto rajone se deri sa jane dhe shume shqiptare atje duke luftuar cfare e mire do te na vije nga ata kur te vijne?

  7. Anetarët më poshtë kanë falenderuar neokastra për postimin:

    Cen Durimmadhi (09-03-2014)

  8. #6
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Për: Keqkuptimet e zakonshme që shumë kristianë kanë për myslimanët dhe Islamin

    Njeriu asnjehere nuk do e zbuloje te verteten nese nuk ngrihet mbi emocionet.
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  9. #7
    i/e regjistruar Maska e Ceni-1
    Anëtarësuar
    18-10-2012
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    832

    Për: Keqkuptimet e zakonshme që shumë kristianë kanë për myslimanët dhe Islamin

    Citim Postuar më parë nga neokastra Lexo Postimin
    Mjafton te shkosh te shohesh si sillen ne vende ku eshte ligji islamik me te krishteret me pas vendos vete sa vlere kane keqkuptimet e mesiperme. Mjafton te shkosh e te shohesh mqs je mysliman ne pjesen e Sirise ku jane forcat e grupeve radikale dhe do shohesh qe te krishteret vriten se mbajne kryq ne qafe, u ndalohet te shkojne ne kisha se ua kane mbyllur, duhet te paguajne takse per te qene te krishtere dhe te mos vazhdoj me tutje. Nese ju nuk merreni me keto gjera si do te jete islami ne syte e krishtereve atje dhe ne bote paqesor. Si do jete ne Egjipt paqesor kur te krishteret atje duhet te mbrohen nga vellazeria myslimane apo ne Libi ku jane vrare e perzene te krishteret nga shtepite e tyre.
    Nuk jane larg Shqiperise keto rajone se deri sa jane dhe shume shqiptare atje duke luftuar cfare e mire do te na vije nga ata kur te vijne?
    Ti ke shkruar per disa shtete qe jane ne lufte tani , e muslimanet ne bote jane me miliarda i nderuar ! Ti po i perfshin te gjithe ne nje these . E njejta gje eshte , sikur une te mendoj se ne luften e pare dhe te dyte boterore te krishteret u maskaruan ndermjet vete , keshtu te gjithe jane te krishteret apo feja e tyre qe nxit dhunen , vrasjen, shkaterrimin ! Ky mendim nga une nese behet ne kete menyre nuk eshte i drejte .
    Muslimanet te cilet e studijojne Islamin dhe e praktikojne ate fjale per fjale , cfare mendim mund te kesh ti si i krishtere per shembull ? Ose nese ke lexuar dicka per Islamin nga Librarit Islame cfare mendimi ke ?
    Nga ajo qe shkruani per Islamin ju qe nuk jeni musliman , jam i bindure se as njohurit elementare si keni mbi Islamin ! E si atehere gjykoni per Islamin kur nuk e njiheni vertete kete fe ?! Ju rekomandoj te lexoni dhe te informoni sakte per Islamin ne menyre qe ta kuptoni te verteten e Zotit .
    Ndryshuar për herë të fundit nga Ceni-1 : 09-03-2014 më 08:10
    “Fe e vetme (e pranuar) tek Allahu është Islami” (Ali Imran, 19).

  10. #8
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221

    Për: Keqkuptimet e zakonshme që shumë kristianë kanë për myslimanët dhe Islamin

    Cilat jane njohurite elementare per Islamin qe ne s'i paslemi?!
    Jarigas

  11. #9
    Prof. Dr. Kristal fare!
    Anëtarësuar
    18-09-2012
    Vendndodhja
    Aziatik prej Hallit!
    Postime
    329

    Për: Keqkuptimet e zakonshme që shumë kristianë kanë për myslimanët dhe Islamin

    Citim Postuar më parë nga Ceni-1 Lexo Postimin
    Ti ke shkruar per disa shtete qe jane ne lufte tani , e muslimanet ne bote jane me miliarda i nderuar ! Ti po i perfshin te gjithe ne nje these . E njejta gje eshte , sikur une te mendoj se ne luften e pare dhe te dyte boterore te krishteret u maskaruan ndermjet vete , keshtu te gjithe jane te krishteret apo feja e tyre qe nxit dhunen , vrasjen, shkaterrimin ! Ky mendim nga une nese behet ne kete menyre nuk eshte i drejte .
    Muslimanet te cilet e studijojne Islamin dhe e praktikojne ate fjale per fjale , cfare mendim mund te kesh ti si i krishtere per shembull ? Ose nese ke lexuar dicka per Islamin nga Librarit Islame cfare mendimi ke ?
    Nga ajo qe shkruani per Islamin ju qe nuk jeni musliman , jam i bindure se as njohurit elementare si keni mbi Islamin ! E si atehere gjykoni per Islamin kur nuk e njiheni vertete kete fe ?! Ju rekomandoj te lexoni dhe te informoni sakte per Islamin ne menyre qe ta kuptoni te verteten e Zotit .
    Ceno me thuaj nje vend te vetem (pervec Shqiperise) ku myslymanet jane shumice dhe ku respektohen pakicat!?
    Allahu ekberr hiqni preket se u err!

  12. #10
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Për: Keqkuptimet e zakonshme që shumë kristianë kanë për myslimanët dhe Islamin

    Psh. muslimanet jane shpikes te motorit, telefonit, elektricitetit, radiografit, radionit, Tv-se, kompjuterit,internetit, gjitha paisjve moderne etj. A mjaftojne keto? Dhe mos harroni qe Kurani eshte libri nr1 i shkences. Te gjitha keto i gjeni ne kete liber.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  13. Anetarët më poshtë kanë falenderuar iliria e para për postimin:

    Cen Durimmadhi (10-03-2014)

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •