Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 18
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Erdogan do të ndalojë YouTube dhe Facebook që i ‘nxorën’ bojën

    Erdogan do të ndalojë YouTube dhe Facebook që i ‘nxorën’ bojën, Gyl i del kundër

    Kryeministri i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka kërcënuar hapur se do të ndalojë YouTube dhe Facebook pas zgjedhjeve vendore të 30 marsit.

    Kryeministri “i pagabueshëm” është tërbuar pas publikimit të disa përgjimeve në YouTube.

    Fillimisht u publikua një telefonatë mes tij dhe djalit, Bilal, ku i kërkon që të fshehë në një vend të sigurt milionat e dollarëve që kanë në shtëpi.

    Më pas, në një telefonatë tjetër, ai tenton që pengojë një kompani që të fitojë kontratën për ndërtimin e gjashtë fregatave, vetëm pse ata janë kritikë ndaj qeverisë.

    Ose në një rast ai i telefonon ministrit të Drejtësisë dhe i kërkon të dënohet më shumë një sipërmarrës i mediave kritike me qeverinë.

    Vetë Erdogan i ka quajtur këto montazhe të pamoralshme.

    Të paktën kështu ka thënë për telefonatën e parë, kurse për dy të tjerat ka deklaruar se ka vepruar kështu për të mbrojtur shtetin.

    Por përveç shumë qytetarëve, edhe presidenti Abdullah Gyl është kundër një propozimi të tillë.

    “Një bllokim i këtyre rrjeteve as që nuk shtrohet për debat,” tha ai për reporterët.

    Gazeta Tema

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Erdogan do të ndalojë YouTube dhe Facebook që i ‘nxorën’ bojën

    Amani ore te keqen mos na i ndodhi ndonje gje atij Vellait te Madh ne Turqi, se kushedi sa do ta derdhin lotin e do te pikellohen dy vellezerit e tij te vegjel mes shqiptareve, Thacit e Rames!

    Ah Erdogan Erdogan c'na bere! Na le jetim e ne meshiren e amerikaneve, italianeve e grekerve.

    I duhet ndonje vella shqiptar Putinit ne Rusi?

    Albo

  3. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    Cen Durimmadhi (28-03-2014)

  4. #3
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485

    Për: Erdogan do të ndalojë YouTube dhe Facebook që i ‘nxorën’ bojën

    Aman te beje c'te doje, vetem "Muhteşem Yüzyıl" te mos ndaloje.
    Where does a thought go when it's forgotten?

  5. #4
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Për: Erdogan do të ndalojë YouTube dhe Facebook që i ‘nxorën’ bojën

    Kjo gazeta tema eshte nje strofkull matrapazesh te cilet nuk dine asgje tjeter vetem te manipulojne dhe genjejne njerezit. Nuk eshte aspak e vertete qe Erdogan do ndaloje fcb dhe youtube sepse nuk ka asnje prononcim te tille. Erdogani eshte njeri me vizione demokratike, me origjine bizantine dhe alternativa me e mire per nje shtet turk modern.
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  6. #5
    i/e regjistruar Maska e freeopen
    Anëtarësuar
    22-07-2011
    Postime
    1,516

    Për: Erdogan do të ndalojë YouTube dhe Facebook që i ‘nxorën’ bojën

    Citim Postuar më parë nga Meriamun Lexo Postimin
    Kjo gazeta tema eshte nje strofkull matrapazesh te cilet nuk dine asgje tjeter vetem te manipulojne dhe genjejne njerezit. Nuk eshte aspak e vertete qe Erdogan do ndaloje fcb dhe youtube sepse nuk ka asnje prononcim te tille. Erdogani eshte njeri me vizione demokratike, me origjine bizantine dhe alternativa me e mire per nje shtet turk modern.
    " target="_blank">
    MOS I NDY TEMAT no name

  7. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-05-2008
    Postime
    3,745

    Për: Erdogan do të ndalojë YouTube dhe Facebook që i ‘nxorën’ bojën

    Citim Postuar më parë nga Meriamun Lexo Postimin
    Kjo gazeta tema eshte nje strofkull matrapazesh te cilet nuk dine asgje tjeter vetem te manipulojne dhe genjejne njerezit. Nuk eshte aspak e vertete qe Erdogan do ndaloje fcb dhe youtube sepse nuk ka asnje prononcim te tille. Erdogani eshte njeri me vizione demokratike, me origjine bizantine dhe alternativa me e mire per nje shtet turk modern.
    “The mosques are our barracks, the domes are our helmets, the minarets are our swords, and the faithful are our army”

    Recep Tayyip Erdoğan
    There is a special place in hell for women who don't help other women.
    Madeleine Albright

  8. Anetarët më poshtë kanë falenderuar ane për postimin:

    Cen Durimmadhi (28-03-2014)

  9. #7
    Pa_Prespektive Maska e KNFC
    Anëtarësuar
    01-12-2004
    Vendndodhja
    N'shpi_Time
    Postime
    421

    Për: Erdogan do të ndalojë YouTube dhe Facebook që i ‘nxorën’ bojën

    Mire e ka ... c'i duhet turqve facebook apo youtube ... apo te dalldise mileti ??? avash avash do heqe dhe internetin ky ... edhe Tv ... edhe cdo gje qe ka lidhje me civilizmin ... bravo i qofte ... nuk ka nevoje populli per salltanete te tilla ... ky eshte lider ... nuk i le popullit te tij asnje lloj argetimi qe mund ta shendrroje ne pis milet !!!
    THINK SMALL LIVE SMALL DIE SMALL

  10. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Erdogan do të ndalojë YouTube dhe Facebook që i ‘nxorën’ bojën

    Përgjimi, Erdogan e i biri, kontroll mediave me ndihmën e shërbimeve sekrete

    TURQI-Një tjetër bisedë e përgjuar telefonike midis Kryeministrit të Turqisë, Taip Erdogan dhe të birit, kanë zbardhur fakte të reja të marrëdhënies së medias, shërbimit sekret dhe administratës shtetërore me familjen Erdogan në Turqi. Përgjimi i fundit është publikuar në internet ditën e djeshme. Gjatë bisedës, Bilali, i cili dyshohet se administron të gjithë marrëdhënien e babait me bizneset e median, i tregon të atit masat që do të marrë media e drejtuar nga familja kundër aksionit.

    Biseda e përgjuar
    Më poshtë do të lexoni të zbardhur bisedën e përgjuar midis kryeministrit turk Taip Erdogan dhe djalit të tij Bilal.
    "Bilal Erdogan: Babush, unë dhe Berati (dhëndri, që është bërë së fundmi pronar i shumë mediave) u ulëm pak dhe biseduam për këtë që ndodhi. Duhet të marrim masa, t'i bëjmë që të paguajnë. Do fillojmë të godasim nga koka.
    Taip Erdogan: Dihet si do të shkojë kjo punë, por Serhatët (dhëndri dhe vëllai i tij) duhet të na japin një mbështetje të madhe.

    Flisni edhe me shokët e tjerë.
    Bilal Erdogan: Po, por do t'i shohësh titujt inshalla. Gazeta "Takvim" do dalë me kryeartikullin: "Lobi i predikuesve", kurse gazeta "Sabah" do të dalë me: "Nuk ka kaseta, por ka dosje". Ata janë gati. Presin urdhrin tuaj. Do të fillojnë të godasin nga koka (shënjestra e tyre është Fethullah Gulen).
    Taip Erdogan: Në rregull, do të hedhim çfarë të na vijë.
    Bilal Erdogan: Po, por më thonë që duhet t'i ndihmojmë me ca materiale (të dhëna nga shërbimi sekret), MIT.
    Taip Erdogan: Do ta shohim.
    Bilal Erdogan: Po, sepse ashtu ndryshojnë pak gjërat.

    (d.b/BalkanWeb)

  11. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Erdogan do të ndalojë YouTube dhe Facebook që i ‘nxorën’ bojën

    Edhe ju "vellezerit e vegjel" ne Tirane e Prishtine. Merrni shembull nga vellai juaj i madh.

    Albo

  12. #10
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Erdogan do të ndalojë YouTube dhe Facebook që i ‘nxorën’ bojën

    Këllëçdarollu: E pashë Erdoganin duke ndjekur pamjet erotike



    Kreu i Partisë Republikane Popullore CHP të Turqisë, Kemal Këllëçdarollu, ka thënë se arsyeja kryesore që Deniz Baykal ka dhënë dorëheqje qëndron në faktin se ai e ka parë filmimin kur kryeministri turk Erdogan po ndiqte pamjet erotike në një videokasetë të vitit 2010.

    E pashë atë xhirim. Personat që ia propozuan Erdoganit ato pamje erotike ishin po të njëjtit njerëz që e filmuan atë duke i ndjekur. Incizimi i tyre i fundit përfshinë bisedat që janë zhvilluar mes tyre”, tha Këllëçdarollu për “Kanalturk TV” më 27 mars.

    Në fund të këtij muaji u lansua një incizim me zë me pretekstin se Erdogani po fliste diçka në lidhje me këtë video erotike që përmbante pamje të politikanit turk Baykal, para se ajo të publikohej në “YouTube”.

    Në këtë incizim kryeministri turk urdhëron lansimin e videos. Thuhet se kjo videokasetë përmban pamje erotike pjesë e të cilave është politikani Baykal. Pamjet kanë të bëjnë me një romancë mes Baykalit dhe një politikaneje.

    Këllëçdarollu e ndërlidhi këtë situatë me skandalin e “Watergate” i cili ndodhi gjatë periudhës presidenciale të ish-presidentit amerikan Richard Nixon. Gjatë asaj kohe Erdogani e kishte akuzuar Këllëçdarollun për bashkëpunim ndaj atij skandali.

    Erdogani u filmua duke e ndjekur videokasetën erotike përmes kamerës së kompjuterit ku njëkohësishtedhe ndodhej në ato çaste. Gjatë jetës sime nuk kam parë asnjëherë ndonjë njeri që gënjen në një mënyrë kaq skandaloze. Baykali ka njohuri rreth këtyre ngjarjeve prandaj edhe e ka paditur Erdoganin”, shtoi Këllëçdarollu.

    Kur e pyetëm se pse kishte heshtur deri më sot, Këllëçdarollu u përgjigj: Unë nuk e kam pasur atë incizim, pasi që ata persona nuk ma kanë dhënë. Vendosa të dal me këtë deklaratë në këtë kohë sepse tanimë në internet është publikuar një pjesë e pamjeve në çastet kur Erdogani po ndiqte videokasetën. /Telegrafi/

    http://www.telegrafi.com/lajme/kelle...e-4-18032.html

    Shitet musliman e shikon filma erotik n'pleqni...!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 28-03-2014 më 14:22

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •