Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12
  1. #1

    Himarjotet e 1759 Një letër perandoreshës Elizabeta Petrovna

    Auron Tare aurontare@gmail.com

    Letra e botuar sot, e gjendur në arkivin rus (Arkivat Ruse katalogu 95/1 - 1759 Zarfi 35, f 7-8 origjinali në italisht) është një dëshmi historike shumë e veçantë mbi një krahinë nga më të njohurat, si ajo e Himarës. Letra vjen e përkthyer nga origjinali në italisht dhe hedh dritë mbi disa ngjarje historike, të cilat pasurojnë jo vetëm të kaluarën e kësaj zone por edhe historinë shqiptare në përgjithësi, duke shprehur qartë se krahinat e papushtuara nga otomanët janë rreshtuar përkrah ushtrive europiane në çdo betejë të rëndësishme të asaj kohe.
    Letra i jepet e plotë lexuesit, duke e lënë të lirë atë të gjykojë vetë mbi përmbajtjen e saj. Në këtë dosje, nga është marrë ky dokument, janë edhe një seri letrash të tjera, të cilat do të botohen në ditët në vazhdim. Gjithsesi, ia vlen për të ndaluar në disa pika shumë të rëndësishme të këtij dokumenti unikal. Letra e shkruar në emër të popullit të Himarës, në fakt na jap një të dhënë shumë të rëndësishme historike. Në kohën e shkrimit të kësaj letre, pra më 1759-ën, Himarë quhej i gjithë territori i njohur edhe si Labëria e sotme. Popullata e kësaj zone në letrën që i dërgojnë Perandoreshës ruse, janë shumë të saktë në përcaktimin e koordinatave të tyre gjeografike, të cilat pak a shumë përkojnë me territorin e Labërisë së sotme.
    Në koshiencën e tyre këta banorë të Labërisë, apo Himarës e identifikojnë krahinën e tyre me Kaoninë antike dhe njohin si prijësa legjendarë, Piron e Epirit dhe Skënderbeun, kujtimi i të cilit me sa duket ruhej mjaft fort në një pjesë të banoreve të kësaj zone, të ardhur nga Kruja e pushtuar prej otomanëve.
    Nga lista e detajuar e fshatrave të përshkruara në këtë letër, kemi një datë shumë të saktë të vazhdimësisë së krishterë në këtë zonë. Pra, zona e Labërisë deri më 1759 ka qenë një popullsi e krishterë në përgjithësi, sigurisht me përjashtime të veçanta për pjesëtarë të cilët tashmë ishin futur në shërbimin e ushtrive otomane. Pra datën e konvertimit islam të një pjese të popullsisë së Labërisë duhet ta kërkojmë pas datës 1759, datë ku konfirmohet nga ky dokument se kjo popullsi është akoma e krishterë. Se çfarë ka ndodhur që kjo popullsi u konvertua në fenë islame, është një temë e veçantë, e cila kërkon vëmendje për studiuesit e kësaj periudhe. Për herë të parë kemi një listë të saktë të betejave ushtarake që trupat e Lebërve të Himarës kanë marrë pjesë përkrah ushtrive evropiane, duke filluar që nga Holanda e deri në betejën e famshme të Lepantos, ku flota otomane pësoi një humbje të rëndë. Me sa duket bashkë me dekoratat për shërbime të çmuara këta luftëtarë kanë edhe tituj fisnikërie ashtu si çdo pjesëtar i aristokracisë europiane të kohës. Dokumenti ka një rëndësi shumë të madhe gjithashtu për faktin se banorët e kësaj zone (Lebërit e Himarës) theksojnë se flasin gjuhën shqipe dhe vetëm disa prej familjeve të pasura dinë greqisht. Italishtja me sa duket është edhe gjuha kryesore që flitet në këtë zonë dhe fakti që letra e drejtuar Perandoreshës Ruse është shkruar në italisht konfirmon më së miri këtë fakt. Kjo është një e dhënë e rëndësishme për të kuptuar vazhdimësinë e traditës së përdorimit të gjuhës italiane në këtë krahinë. Piktori i famshëm anglez Eduar Lear kur vizitoi këtë krahinë gati 90 vjet më vonë shkruan se banorët e zonës flasin shqip dhe gjuha e kulturës është italishtja duke theksuar se shumë pak familje flasin greqisht. Pra në gjatësinë kohore të 90 vjetëve kemi të njëjtën dëshmi nga dy burime të pakundërshtueshme. Përdorimi i italishtes si gjuhë e dytë në këtë krahinë, ka kuptim në se do të marrim parasysh se burrat e Labërisë shërbenin si mercenarë në ushtritë italike, përdorimi i italishtes në Korfuz apo në të gjitha territoret e kontrolluara nga Venecianët, ndikimi i priftërinjve uniatë që vinin nga kolonitë shqiptaro-ortodokse të Italisë së Jugut si dhe edukimi i rinisë në Universitetet italiane. Fakti se banorët lebër të Himarës kërkojnë mbrojtjen dhe nën shtetësinë ruse tregon një pragmatizëm tipik shqiptar. Trupat ruse të cilat kishin mundur otomanet në disa beteja të përmendura edhe në këtë letër, ishin fuqi tashmë e rëndësishme në politikën europiane dhe lebërit e Himarës shpresonin se me përmendjen e faktit se ata kishin mundur të ruanin besimin ortodoks mund të përfitonin një farë vëmendje dhe përkrahje nga kjo fuqi. Gjithsesi ky dokument është një dëshmi e rëndësishme e lavdisë së kësaj krahine dhe shpresoj se bashkia e Himarës do ta botojë në faqen e saj zyrtare në internet duke i shtuar edhe një kapitull të rëndësishëm historisë së Labërisë.

    Gazeta Shqiptare

    P.S. Lexo faqe 26-27 ne PDF >>>>>> http://70.87.105.194/~balkanwe/pdf/gazeta.pdf
    Ndryshuar për herë të fundit nga brooklyn2007 : 21-04-2008 më 20:33
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  2. #2
    kapedan ne mergim Maska e RedDardan
    Anëtarësuar
    01-02-2008
    Postime
    325

    Cool

    tè lumtè dora apo tastiera po hajde thuaja bollanoviçit

  3. #3
    Ernst Kaltenbrunner Maska e Bizantin
    Anëtarësuar
    26-01-2008
    Vendndodhja
    Swabia
    Postime
    670
    Eh Auron, Auron...

    Pse na e paraqet letrën si diçka të re e të pabotuar më parë kur kjo është botuar qysh më 1955?

    Letra, bashkë me të tjera ishte botuar me titullin "Dokumenta të pabotuara mbi marrëdhëniet e popullit shqiptar me Rusinë në shek. XVIII", tek Buletini për Shkencat Shoqërore (BSS), Tiranë, 1955, Nr. 2, f. 158.

    Eh Auron, Auron... shiko mos zbulosh edhe Amerikën.
    Slagt ham! Kristenmands sønn har dåret. Dovregubbens veneste mø.

    Gott mit Uns

  4. #4
    Auron Tare aurontare@gmail.com

    Letra e botuar sot, e gjendur në arkivin rus (Arkivat Ruse katalogu 95/1 - 1759 Zarfi 35, f 7-8 origjinali në italisht) është një dëshmi historike shumë e veçantë mbi një krahinë nga më të njohurat, si ajo e Himarës.

    Letra vjen e përkthyer nga origjinali në italisht dhe hedh dritë mbi disa ngjarje historike, të cilat pasurojnë jo vetëm të kaluarën e kësaj zone por edhe historinë shqiptare në përgjithësi, duke shprehur qartë se krahinat e papushtuara nga otomanët janë rreshtuar përkrah ushtrive europiane në çdo betejë të rëndësishme të asaj kohe.Letra i jepet e plotë lexuesit, duke e lënë të lirë atë të gjykojë vetë mbi përmbajtjen e saj.

    Në këtë dosje, nga është marrë ky dokument, janë edhe një seri letrash të tjera, të cilat do të botohen në ditët në vazhdim. Gjithsesi, ia vlen për të ndaluar në disa pika shumë të rëndësishme të këtij dokumenti unikal. Letra e shkruar në emër të popullit të Himarës, në fakt na jap një të dhënë shumë të rëndësishme historike.

    Në kohën e shkrimit të kësaj letre, pra më 1759-ën, Himarë quhej i gjithë territori i njohur edhe si Labëria e sotme. Popullata e kësaj zone në letrën që i dërgojnë Perandoreshës ruse, janë shumë të saktë në përcaktimin e koordinatave të tyre gjeografike, të cilat pak a shumë përkojnë me territorin e Labërisë së sotme.

    Në koshiencën e tyre këta banorë të Labërisë, apo Himarës e identifikojnë krahinën e tyre me Kaoninë antike dhe njohin si prijësa legjendarë, Piron e Epirit dhe Skënderbeun, kujtimi i të cilit me sa duket ruhej mjaft fort në një pjesë të banoreve të kësaj zone, të ardhur nga Kruja e pushtuar prej otomanëve.

    Nga lista e detajuar e fshatrave të përshkruara në këtë letër, kemi një datë shumë të saktë të vazhdimësisë së krishterë në këtë zonë. Pra, zona e Labërisë deri më 1759 ka qenë një popullsi e krishterë në përgjithësi, sigurisht me përjashtime të veçanta për pjesëtarë të cilët tashmë ishin futur në shërbimin e ushtrive otomane.

    Pra datën e konvertimit islam të një pjese të popullsisë së Labërisë duhet ta kërkojmë pas datës 1759, datë ku konfirmohet nga ky dokument se kjo popullsi është akoma e krishterë. Se çfarë ka ndodhur që kjo popullsi u konvertua në fenë islame, është një temë e veçantë, e cila kërkon vëmendje për studiuesit e kësaj periudhe.

    Për herë të parë kemi një listë të saktë të betejave ushtarake që trupat e Lebërve të Himarës kanë marrë pjesë përkrah ushtrive evropiane, duke filluar që nga Holanda e deri në betejën e famshme të Lepantos, ku flota otomane pësoi një humbje të rëndë. Me sa duket bashkë me dekoratat për shërbime të çmuara këta luftëtarë kanë edhe tituj fisnikërie ashtu si çdo pjesëtar i aristokracisë europiane të kohës.

    Dokumenti ka një rëndësi shumë të madhe gjithashtu për faktin se banorët e kësaj zone (Lebërit e Himarës) theksojnë se flasin gjuhën shqipe dhe vetëm disa prej familjeve të pasura dinë greqisht. Italishtja me sa duket është edhe gjuha kryesore që flitet në këtë zonë dhe fakti që letra e drejtuar Perandoreshës Ruse është shkruar në italisht konfirmon më së miri këtë fakt. Kjo është një e dhënë e rëndësishme për të kuptuar vazhdimësinë e traditës së përdorimit të gjuhës italiane në këtë krahinë.

    Piktori i famshëm anglez Eduar Lear kur vizitoi këtë krahinë gati 90 vjet më vonë shkruan se banorët e zonës flasin shqip dhe gjuha e kulturës është italishtja duke theksuar se shumë pak familje flasin greqisht. Pra në gjatësinë kohore të 90 vjetëve kemi të njëjtën dëshmi nga dy burime të pakundërshtueshme.

    Përdorimi i italishtes si gjuhë e dytë në këtë krahinë, ka kuptim në se do të marrim parasysh se burrat e Labërisë shërbenin si mercenarë në ushtritë italike, përdorimi i italishtes në Korfuz apo në të gjitha territoret e kontrolluara nga Venecianët, ndikimi i priftërinjve uniatë që vinin nga kolonitë shqiptaro-ortodokse të Italisë së Jugut si dhe edukimi i rinisë në Universitetet italiane.

    Fakti se banorët lebër të Himarës kërkojnë mbrojtjen dhe nën shtetësinë ruse tregon një pragmatizëm tipik shqiptar. Trupat ruse të cilat kishin mundur otomanet në disa beteja të përmendura edhe në këtë letër, ishin fuqi tashmë e rëndësishme në politikën europiane dhe lebërit e Himarës shpresonin se me përmendjen e faktit se ata kishin mundur të ruanin besimin ortodoks mund të përfitonin një farë vëmendje dhe përkrahje nga kjo fuqi.

    Gjithsesi ky dokument është një dëshmi e rëndësishme e lavdisë së kësaj krahine dhe shpresoj se bashkia e Himarës do ta botojë në faqen e saj zyrtare në internet duke i shtuar edhe një kapitull të rëndësishëm historisë së Labërisë.

    Gazeta Shqiptare

    P.S. Lexo faqe 26-27 ne PDF >>>>>> [url]http://70.87.105.194/~balkanwe/pdf/gazeta.pdf

    ***
    Brooklyn,

    Më fal për ndërhyrjen. Qëllimi i saj është të "ajrosë" pak shkrimin për të lehtësuar leximin dhe shikimin gjatë leximit.

    Shresoj në të ardhmen të vlerësohet dhe ky aspekt kur sillen për të lexuar në forum shkrime të dendura.

    Artikulli m'u duk interesant dhe i vyeshëm. Shpresoj që Bollano ta lexojë e të referohet për pikëpamjet e tij të përkatësisë së popullit të Himarës.

    Mendimi im ky.

    Elna!

  5. #5
    Elna, e vleresoj veprimini tend miredashes, por kur merret nje artikull nga nje burim, merret origjinal ne te tera format e tij. Ne kete menyre nuk i hyn ne hak autorit te shkrimit dhe burimit ku eshte botuar.
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  6. #6
    Brooklyn,

    Për mua qëllimi i këtij shkrimi është i dyfishtë:

    1- Hedhja dritë me prova mbi të vërtetën shqiptare

    2- Informimi i popullsisë mbi këtë të vërtetë.


    Mendoj (ose më mirë, jam e bindur) që qëllimi yt ishte po ky, informimi ynë mbi këtë të vërtetë, dhe faleminderit që e solle.

    Nëse do e kishe ajrosur pak nuk do kishe tradhëtuar shkrimin e autorit. Thjesht për mua si lexuese e këtij forumi do më kishe lehtësuar leximin dhe kaptimin e këtij shkrimi kaq interesant.

    Personalisht nuk ndalem tek shkrimet e dendura. Kur lexoj një shkrim kam dëshirë të kuptoj domëthëniet direkte dhe indirekte të fjalëve të përdorura dhe përshtajen e tyre në përmbajtje. Prandaj, që unë si lexuese ta marr kuptimin total të shkrimit më duhet ndalesa në paragrafë për të lejuar përpunimin e paragrafit të sapo lexuar, kalimin në paragrafin pasardhës, dhe lidhjet mes tyre.

    Më vjen sinqerisht keq që qëlloi në shkrimin që solle ti. Unë këtë vështirësi ka kohë që e kam vënë re tek postimet e sjella copi paste në forum. Duke qenë se nuk ndalem ti lexoj dhe nuk e kam shprehur. Titulli i postimit dhe data që mbante mu duk vërtet i nteresant ndaj u ndal e lexova dhe shpreha mendimin tim.Nëse ndërhyra me këtë aspekt teknik ishte thjesht për një komunikim dhe informim sa më të qëlluar dhe për të dëshmuar se nganjëherë anashkalojmë shkrime vërtet interesante vetëm për faktin e lodhjes shikuese dhe menduese gjatë leximit.

    Më fal nëse të preka, por nuk kisha asgjë personale me ty, si edhe njëherë shumë falenderime që e solle në forum sepse mu duk vërtet shumë, shumë interesant dhe i vyeshëm.

    Përshëndetje

    Elna!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Elna Durrësi : 23-04-2008 më 08:58

  7. #7
    Elna, absolutisht nuk u preka . Thjeshte mendoj se do ishte me mire qe secili te gjykonte individualisht nje material, ashtu si eshte, pa u bere peng i subjektivizmit te gjithsecilit ne cdo drejtim. Megjithate ne jemi ne rregull bashke .
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Baraliris
    Anëtarësuar
    18-05-2008
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    21
    Nuk e kuptova cili ishte qëllimi i gjithë kësaj gjëje ?
    Të thuhet se Himara ishte Shqipëtare ?
    Po ne nuk kemi nevojë të na thuhet se Himara ishte Shqipëtare kur edhe sot e kësaj dite ka shumicë etnike Shqipëtare !

    Para lirisë !

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-03-2014
    Postime
    2

    Për: Himarjotet e 1759 Një letër perandoreshës Elizabeta Petrovna

    Ju lutem shikoni ne Wikipedia ne anglisht artikullin per Himaren. Eshte nje Skandal. Kush mban pergjegjesi???

  10. #10
    E dua letërsinë Maska e Sorkadhe_Kelcyre
    Anëtarësuar
    30-07-2005
    Vendndodhja
    me ariun polar
    Postime
    2,219

    Për: Himarjotet e 1759 Një letër perandoreshës Elizabeta Petrovna

    Citim Postuar më parë nga dhijaeger Lexo Postimin
    Ju lutem shikoni ne Wikipedia ne anglisht artikullin per Himaren. Eshte nje Skandal. Kush mban pergjegjesi???
    Pergjegjesi le te mbaje ai/ajo vete ,qe mer per fakte apo per te verteta te qena fjalet qe cdokush mund te shkruaje ne wikipedia...( nuk besoj se ka qofte edhe nje nxenes te klases se gjashte qe mos ta dije qe materiali i wikipedias nuk meret per baze njohurish). Jo mekot ne plotesimet e detyrave hulumtuese mesuesit kerkojne qe nxenesit te vendosin adresat e website-ve ne fund te permbledhjeve qe ata perpilojne
    What goes around---comes around

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Unë jam Elizabeta
    Nga beta85 në forumin Prezantoni veten në forum
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 26-03-2009, 13:08
  2. 17 Nentor: Shen Elizabeta e Hungarise
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-11-2006, 14:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •