INTERVISTA/ Flet kėngėtarja e re fituese e X FACTOR 2 Arilena Ara: Adhuroj Tunėn, Elvana Gjatėn dhe Dafina Zeqirin
Se kam vrarė mendjen pėr mashkullin ideal
X FACTOR 2 mė hapi dyert e skenės
Albert ZHOLI
Njė vajzė e re, njė kėngėtare e re, e cila qysh me daljen e parė nė X Factor 2, korri sukses tė madh. Emocionet e asaj dite ajo i ka ende tė gjalla. Ndoshta shumė e re, ajo kryen studimet, por edhe bėn prova tė pėrditshme pėr muzikėn. Nuk mban dietė, pasi ėshtė shumė e re, por dhe geni familjar ėshtė pjesė e elegancės sė saj.
Rastėsisht e nisėt rrugėn e kėngės?
Gjithmonė e kam dashur muzikėn, dėshira mė ka lindur qė e vogėl. Babai ishte ai qė mė zbuloi dhe mė ēoi nė talent shoun Gjeniu i vogėl
-Me cilėn kėngė jeni ngjitur pėr herė tė parė nė skenė?
Pėr herė tė parė jam prezantuar nė skenėn gjigande tė Gjeniut tė vogėl me kėngėn "Nevv York".
-Kush janė mėsuesit tuaj nė kėtė profesion?
Njė shkollė madhe pėr mua ka qenė XFactor dhe aty kam marrė shumė mėsime nga Xhoi, Soni Malaj, Albani Skenderaj, Pandi Laēo dhe Tuna Sejdiun.
-Cilėt janė bashkėpunėtorėt tuaj, kėngėtarė apo kėngėtare?
Pėr kėngėn time tė parė kam bashkėpunuar me Rozana Radin qė ka bėrė tekstin.
-Me cilin kompozitor keni bashkėpunuar?
Darko Dimitrov, kompozitori i mirėnjohur me origjinė nga Maqedonia.
Cilat janė kėngėtaret mė tė suksesshme?
Adhuroj Tunėn, Elvana Gjatėn dhe Dafina Zeqirin.
-Pra ju menjėherė dolėt me njė kėngė hit?
Karriera ime si kėngėtare sapo ka filluar. Kam vetėm njė kėngė, e cila titullohet "Aeroplan" qė sapo ėshtė lanēuar, besoj qė shumė shpejt do tė bėhet hit, duke patur parasysh dhe suksesin e madh qė pati nė anonēimin e tij nė natėn finale tė X FACTOR 2 .
A jeni ndjerė ndonjėherė keq nė skenė gjatė natės finale nė X FACTOR 2?
Jam e re nė moshė dhe jo me shumė eksperiencė nė skenat gjigande shqiptare. Kam qenė nė siklet pak tė dielėn, mė dridheshin kėmbėt nga emocionet.
Po dita mė e bukur nė skenė?
Hmm, kur fitova X Factor 2.
-Keni njė model si referencė apo keni modelin tuaj tė tė kėnduarit?
Kam, por unė jam veēuar pėr origjinalitetin tim.
-Ēėshtė dashuria pėr ju?
Nuk e kam provuar dhe nuk do tė doja tė prononcohesha pėr diēka qė nuk e njoh akoma
-Cili ėshtė mashkulli ideal, sipas jush, ēfarė cilėsish duhet tė ketė?
Nuk e kam menduar ende. Se kam vrarė mendjen pėr kėtė gjė.
- Hobet?
Adhuroj kėrcimin
- A mbani dietė?
Jam shumė e re, kam forma tė shkėlqyera falė geneve familjare. Kjo ka bėrė qė tė mos kem mbajtur dietė.
-Veshjet e preferuara?
Preferoj D&G
- Syzet qė pėrdorini?
Prada.
- Parfumi i preferuar?
Coco Noir by Chanel
-Ku i bėni pushimet?
Nė Shqipėri, mė pėlqen vendi im.
-A jeni xheloze ndaj shoqeve tė njėjtit profesion?
Jo, madje i kam mikesha shumė tė mira.
- Ēfarė pėlqeni mė shumė tek njerėzit dhe ēfarė kritikoni?
Varet nga njerėzit, pėr kė bėhet fjalė.
-Mendoni tė bashkėjetoni pėrpara martesės?
Jam shumė e vogėl pėr tė menduar gjėra tė tilla.
-Ēfarė bėni nė kohėn e lirė?
Nuk kam kohė tė lirė. Studioj, kėndoj, kėrcej, kohėn e lirė e kam shumė tė kufizuar.
Krijoni Kontakt