Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 14 prej 14
  1. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qeveria e "Rilindjes" bllokon punimet e Bulevardit të Ri ne Tiranë

    Administrativja rrëzon qeverinë për bulevardin

    Gjykata Administrative rrëzon sërish qeverinë, duke e shpallur të paligjshëm vendimin e Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar (INUK) për bllokimin e punimeve në bulevardin e ri të Tiranës.
    Vendimi përfundimtar për punimet e bulevardit është marrë ditën e djeshme, pas shqyrtimit të çështjes në themel. Me këtë vendim i hapet rruga vazhdimit të punimeve për zgjatimin e bulevardit verior të kryeqytetit. Ndërkohë që edhe në vendimin e saj të parë, Gjykata Administrative hodhi poshtë ndërhyrjen e INUK-ut për të pezulluar punimet në bulevard. Pasi INUK bllokoi më 5 mars punimet për bulevardin, Bashkia e Tiranës iu drejtua me një kërkesë-padi Gjykatës Administrative, duke kërkuar anulimin e zbatimin e aktit administrativ për pezullimin e punimeve, duke e cilësuar atë si të paligjshëm. Gjykata, pasi shqyrtoi kërkesë-padinë e Bashkisë, e shpalli të paligjshëm vendimin e INUK-ut për të bllokuar punimet. Por, vetëm pak ditë pas këtij vendimi, INUK ndërhyri sërish në bulevard, duke mos e lejuar firmën ndërtuese që të vijonte punimet. Sipas INUK-ut, arsyeja e pezullimit të punimeve në bulevard kishte të bënte me ankesat e banorëve që u preken pronat nga projekti, të cilët nuk janë dakord me vlerën e shpronësimeve. Pro vendimit të INUK-ut për të pezulluar punimet doli edhe prefekti i Tiranës, Sadi Vorpsi, ndërkohë që Bashkia e Tiranës ka sqaruar se vlera e shpronësimit nuk është kompetencë e saj, por e qeverisë. Duke marrë në konsideratë edhe ankesat e banorëve, Bashkia e Tiranës ka deklaruar se nuk është kundër ndryshimit të çmimeve të shpronësimit.

    Panorama

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,558

    Basha: Rama, akte armiqësore ndaj qytetarëve të Tiranës

    Lulzim Basha përsëriti edhe një herë tjetër se kryeministri Edi Rama po bllokon projektet e Bashkisë së Tiranës.

    “Projektet po bllokohen nga Edi Rama. Ai po mundohet t’i ikë ballafaqimit për të vërtetën e bllokimit politik të qytetit të Tiranës, por nuk mund t’i ikë përgjegjësisë para qytetarëve. Këto janë akte armiqësore jo ndaj meje, por ndaj qytetit”, theksoi kryebashkiaku pas inaugurimit të një çerdheje në kryeqytet.

    “Duhet t’i përgjigjemi kësaj bllokade me të gjitha rrugët institucionale, siç kemi bërë deri më sot. Rama po vendos interesat politike mbi interesat e qytetarëve të Tiranës”,
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  3. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qeveria e "Rilindjes" bllokon punimet e Bulevardit të Ri ne Tiranë

    Bllokoi punimet e Bulevardit, Dajti rrezikon 3.5 vite burg

    Emri:  bulevardi1-1024x633.jpg

Shikime: 251

Madhësia:  45.4 KB

    Prokuroria e Tiranës kërkoi dënimin me burg të ish-kreut të Inspektoratit Ndërtimor Kombëtar, i cili akuzohet për shpërdorim detyre në të paktën dy raste. Sipas prokurorisë, Dajti dhe 14 vartës të tij bllokuan punimet për një pallat në Tiranë, si dhe ndërtimin e Bulevardit të Ri, duke dalë kështu kundër vendimit të gjykatës që lejonte vazhdimin e punimeve

    Një nga njerëzit më të rëndësishëm në shembjen e ndërtimeve pa leje rrezikon të dënohet me 3 vjet e 6 muaj burg për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.

    Zyhdi Dajti, i cili për më shumë se 1 vit drejtoi Inspektoratin Ndërtimor Kombëtar, prej muajsh po përballet në Gjykatën e Tiranës me akuzën e ngritur nga prokuroria, pasi dyshohet se në të paktën dy raste ka shpërdoruar detyrën.

    Në përfundim të gjykimit, organi i akuzës kërkoi dënimin e tij me 3.5 vjet burg dhe heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhë 3-vjeçare. Dënime më të lehta prokuroria kërkoi për ish-vartësit e Dajtit, të cilët gjithashtu dyshohen për shpërdorim detyre në të dyja episodet e evidentuara nga organi i akuzës.

    Rasti i parë ka të bëjë me bllokimin e punimeve të një pallati në rrugën e Elbasanit në Tiranë, ndërsa rasti i dytë, sipas prokurorisë ka të bëjë me bllokimin e punimeve në Bulevardin e Ri të Tiranës. Edhe pse gjykata lejoi punimet, ish-kreu i INUK-ut, në kundërshtim me vendimin e gjykatës bllokoi vazhdimin e punimeve, duke bërë që Bashkia e Tiranës të depozitojë ndaj tij një kallëzim penal. Pasi dëgjoi konkluzionet përfundimtare të akuzës, Dajti i pranishëm në sallën e gjyqit kërkoi kohë për të përgatitur konkluzionet e mbrojtjes.

    Gjykatësi Artan Gjermeni caktoi datën 15 shtator për dëgjimin e pretendimeve të mbrojtjes dhe shpalljen e vendimit përfundimtar për Zyhdi Dajtin dhe vartësit e tij, një pjesë e të cilëve po gjykohen me procedurë të shkurtuar. Zyhdi Dajti ishte një nga njerëzit më të rëndësishëm në aksionin e qeverisë kundër ndërtimeve pa leje.

    Atij iu besua gjithë aksioni për shkuljen e “çibanëve”, sikundër i quajti kryeministri ndërtimet pa leje në të gjithë vendin, por kjo detyrë zgjati rreth një vit. Dajti u prezantua në tetor të 2013-s si kreu i ri i Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, pas rolit të tij në protestën e 21 janarit të vitit 2011 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku mbetën të vrarë katër qytetarë. Pas akuzave të prokurorisë ai u dorëhoq nga detyra e kreut të INUK-ut dhe u emërua Drejtor i Sigurisë Portuale në Durrës.

    Në shtator të vitit të shkuar, Gjykata e Tiranës lëshoi një urdhër-arresti ndaj Zyhdi Dajtit, i cili nuk u ekzekutua pasi policia nuk gjeti në banesën e tij të dyshuarin. Dy ditë më pas gjykata ndryshoi masën e sigurisë, duke urdhëruar hetimin e tij në gjendje të lirë.

    Në përfundim të hetimeve prokuroria tha se mundi të faktojë që ish-kreu i INUK-ut dhe 14 vartës të tij kishin shpërdoruar detyrën në të paktën dy raste duke bllokuar punimet e një pallati dhe Bulevardit të Ri të Tiranës, edhe pse vendimet e gjykatave i lejonin këto punime.

    “Në cilësinë e Kryeinspektorit të INUK-ut, shtetasi Zyhdi Dajti ka vepruar në kundërshtim me ligjin që rregullon funksionimin dhe veprimtarinë e INUK, në shkelje flagrante të ligjit, duke nxjerrë akte të pavlefshme dhe duke i dëmtuar paditësit të drejta dhe interesa të ligjshme”, thuhet në dosjen e prokurorisë.

    Më tej argumentohet se ish-kreu i INUK-ut ka vepruar në kundërshtim me vendimet e gjykatës, të cilat e kanë urdhëruar INUK-un të mos bllokojë punimet në dy rastet e kallëzuesve.

    “Pavarësisht vendimeve të gjykatave, duke qenë në dijeni të tyre, kryeinspektori i INUK ka vijuar me praktikat e kundërligjshme për dy rastet objekt hetimi”, thotë prokuroria duke sqaruar procedurën e ndjekur në të dyja rastet. Sipas prokurorisë, gjatë hetimit ka rezultuar se kryeinspektori i INUK ka nxjerrë vendime pezullimi, duke i marrë kompetencat e Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Vendor, çka sipas akuzës bie në kundërshtim me ligjin “Për Inspektimin e Ndërtimit”.

    Tashmë Dajti dhe 14 vartës të tij duhet të presin muajin shtator për t’u njohur me vendimin e Gjykatës së Tiranës, e cila do të shprehet mbi kërkesën e prokurorisë për dënimin me burg të ish-kreut të INUK.

    MAPO

  4. #14

    Për: Qeveria e "Rilindjes" bllokon punimet e Bulevardit të Ri ne Tiranë

    Bravo prokuroria qe kryen detyren pa u marre me politike. Tani te shikojme cfare vendimi do marri gjykata.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •