Pezullimi i punimeve në Bulevardin e Ri, INUK: Në mbështetje të ankesave të qytetarëve
TIRANE- Inspektoriati ndërtimor Urbanistik Kombëtar njofto sot se në bazë të ankesave të shumta të qytetarëve të Tiranës është bërë pezullimi i punimeve në zonën e ndërtimit të Bulevardit të Ri.
Në një komunikim për shtyp, INUK thekson se punimet janë pezulluar deri në verifikimin e dokumentacionit tekniko-ligjor në të mirë të sqarimit të situatës.
“Ankesat e qytetarëve ndaj Bashkisë së Tiranës kanë të bëjnë kryesisht me mosvlerësimin dhe për rrjedhojë moskompensimin e drejtë të pronave që do të prishen. Ankesat, që janë shprehur publikisht edhe në protestat e organizuara nga këta banorë ndaj bashkisë së Tiranës.”- thuhet në deklaratën e INUK.
Inspektoriati shprehet se garanton shqyrtimin me korrektësi dhe profesionalizëm të çështjes në përputhje me legjislacionin e Republikës së Shqipërisë.
Ndërkaq, më herët gjatë ditës, nenkryetari i Bashkise se Tiranes, Enno Bozdo ka akuzuar kreun e qeverise, Edi Rama se i ka shpallur lufte politike Bashkise, duke bllokuar ndërtimin e Bulevardit të Ri të Tiranës.
Ne nje deklarate per mediat, Bozdo theksoi se “Edi Rama ka urdhëruar mercenaret e tij te tritolit të bllokojnë veprën më të rëndësishme infrastrukturore të Tiranës, Bulevardin e Ri”.
Panorama
Krijoni Kontakt