Kėshilli Shqiptar i Sigurisė Rrugore inicioi dje njė tryezė tė rrumbullakėt pėr tė diskutuar mbi situatėn e sigurisė rrugore nė Shqipėri dhe paketėn e masave tė propozuara nga Qeveria Shqiptare pėr kėtė qėllim. Prezenca e vijueshme e strukturave tė larta tė ekzekutivit shqiptar dhe institucioneve evropiane nė kėtė cikėl takimesh dėshmon mė sė pari seriozitetin dhe angazhimin e Qeverisė pėr tė nisur ndryshimin e nevojshėm tė situatės sė rėnduar dhe sė dyti partneritetin e domosdoshėm qė kėrkon ky proces me institucionet analoge evropiane. Kjo padyshim ėshtė pikėnisje e mirė dhe shtysė pėr tė besuar se ky proces ėshtė nė rrugėn e duhur.
Prezenca e Ambasadorit Sequi, Ministrit Haxhinasto, Zv/ministrit tė Arsimit dhe Sportit z. Mazniku, Zv/ministrit tė Shėndetėsisė z.Rjepaj, Drejtorit tė Pėrgjithshėm tė Qarkullimit Rrugor z.Ervin Hoxha, Mr Ilyas Daoud (Drejtues i projektit tė Kėshillit Evropian pėr sigurinė nė transport) z.Muhamed Krasniqi, Drejtor i Forumit pėr Sigurinė Rrugore nė Kosovė dhe shumė ekspertėve tė tjerė vendas e tė huaj nė ēėshtjet e sigurisė rrugore e formėsuan mė sė miri ekspertizėn, eksperiencėn dhe vendimmarrjen qė kėrkon procesi. Kryefjala e tė gjithė diskutantėve ishte domosdoshmėria e trajtimit tė ēėshtjes sė sigurisė rrugore si njė ēėshtje kombėtare, pasi koordinimi i tė gjitha energjive pozitive tė aktorėve dhe faktorėve do tė ishte ēelėsi i sigurt qė do ti hapte rrugėt e suksesit rritjes sė sigurisė rrugore.
Tashmė elementėt pėrmirėsues tė parametrave tė munguar qė kanė sjellė kėtė situatė tė rėnduar nė numrin e lartė tė aksidenteve rrugore janė identifikuar dhe ato janė:
Edukata e pamjaftueshme nė sigurinė rrugore dhe sjellja shoqėrore nė pėrdorimin e saj
Rrjeti rrugor dhe standardet e tij brenda parametrave tė nevojshėm pėr tė garantuar lėvizje tė sigurtė
Mosha e mjeteve dhe gjendja e tyre teknike
Mospėrdorimi i alkoolit nga drejtuesit e mjeteve nė qarkullim
Respektimi i limiteve tė shpejtėsisė
Shqipėria kėto 24 vite pas ndryshimit tė sistemeve ka pėrparuar shumė nė drejtim tė zgjerimit dhe pėrmirėsimit infrastrukturor, nė numrin e shtuar ndjeshėm tė mjeteve qė qarkullojnė nė rrugė(njė mjet pėr 8,7 banorė), por pak ose aspak ėshtė bėrė qė paralelisht me kėto ndryshime tė vinte dhe kurba rritėse e edukimit me sigurinė rrugore dhe tė sjelljes shoqėrore nė pėrdorimin e saj. Statistikat dėshmojnė se njė pėrqindje tė lartė nė aksidentet rrugore fatale, viktimat janė kėmbėsorė dhe ky ėshtė njė tregues i qartė se sa shumė kemi pėr tė bėrė. Natyrisht qė shteti dhe institucionet e tij kanė detyrimin dhe pėrgjegjėsinė tė skicojnė mekanizmat dhe instrumentet pėr ta vėnė nė jetė procesin e edukimit publik, por shoqėria civile, institucionet e jetės publike e asaj akademike natyrisht qė kanė pėrgjegjėsitė e tyre. Pėr tė ilustruar nivelin e zbatimit tė ligjit nė Shqipėri, zv.ministri i Arsimit dhe Sportit, z.Mazniku evidentoi detyrimin qė sipas Kodit Rrugor tė Republikės sė Shqipėrisė ka kjo ministri qė nė bashkėpunim me Ministrinė e Brendshme tė marrin masa qė brenda sistemit kurikular tė merren njohuritė bazike e tė mjaftueshme pėr tė qenė njė pėrdorues rruge i sigurtė dhe ky detyrim ka buruar qė prej vitit 1999 dhe deri sot, pra pas 15 vitesh ky proces as qė ka nisur. Po tė tentojmė tė pėrllogarisim brezat dhe numrin e nxėnėsve qė kanė frekuentuar mė sė paku arsimin e detyrueshėm e qė sot janė pėrdorues mjeti apo kėmbėsor, ėshtė e qartė se do tė kishim avancuar e ndikuar nė njė pėrdorim mė tė sigurtė tė rrugės pavarėsisht statusit tė pėrdorimit tė saj. Por, mė mirė vonė se kurrė ėshtė shprehja proverbiale qė na stimulon e detyron tė shohim e projektojmė si duhet kėtė proces sot e nė vijim. Ministria e Arsimit dhe Sportit tashmė nė bashkėpunim me Ministrinė e Brendshme ka nisur procesin e hartimit tė njė kurikule tė mirėfilltė e tė plotė mbi njohjen dhe respektimin e normave tė sigurisė rrugore, projekt ky qė sė bashku me ndėrveprimin e kėrkuar shkollė-bord prindėrish do tė ishte binomi i kėrkuar dhe i duhur pėr tė nisur e zhvilluar kėtė proces.
Rrjeti rrugor dhe standardet e tij ėshtė gjithashtu njė ndėr faktorėt qė ndikojnė nė sigurinė rrugore. Shqipėria aktualisht ka problematikė tė evidentuar me cilėsinė e ideimit, projektimit, ndėrtimit e sinjalistikės tė rrjetit tė saj rrugor. Po tė krahasosh fondet buxhetore tė vėna nė dispozicion pėr mirėmbajtjen e sistemit rrugor, lehtėsisht vėren se qasja ideore ndaj saj e ka lėnė atė njė zė investimi nė fund tė listės dhe nė papėrputhshmėri me nevojėn dhe kėrkesėn publike ndaj saj. Ndaj vendimmarrja e Qeverisė nė kėtė vit buxhetor pėr tė mos hapur segmente tė reja rrugore tė pėrqendrimit tė investimit ndaj pėrmirėsimit dhe mirėmbajtjes sė saj pėr tė garantuar e sjellė nė parametrat e kėrkuar e tė nevojshėm, jo vetėm qė ėshtė njė nismė pėr tu pėrshėndetur, por ajo duhet vlerėsuar maksimalisht e gjerėsisht si pėr njė vizion e qasje tė re ndaj kėsaj problematike, ashtu dhe pėr ndikimin qė do tė ketė nė uljen e kostove njerėzore, ekonomike e sociale.
Mosha e mjeteve dhe gjendja teknike e tyre ėshtė gjithashtu njė faktor qė sipas statistikave ndikon ndjeshėm nė numrin e aksidenteve rrugore. Nė njė vėshtrim krahasues tė mjeteve me moshė deri nė 12 vite qarkullim, numri i aksidenteve fatale ėshtė 136, kurse pėr mjetet me moshė 2-7 vjet nr i viktimave ėshtė 49. Pra ilustrimi ėshtė i qartė dhe nuk lė vend pėr ekuivok, gjendja teknike e mjetit ėshtė padiskutim faktor tejet i ndjeshėm nė numrin e aksidenteve dhe pasojave tė tyre. Nė kėto kushte lind detyrimi qė tė standardizohet dhe mbikėqyret nė cilėsinė e duhur shėrbimi i certifikimit tė kushteve teknike dhe aprovimi i daljes sė tij nė qarkullim. Ministri Haxhinasto edhe nė kėtė tryezė ritheksoi se edhe ndaj kėtij procesi do tė ketė njė ndėrhyrje energjike pėr ta sjellė atė nė performancė tė plotė me kėrkesat dhe nevojat e publikut dhe sigurisė sė qarkullimit tė tyre nė rrugė. Ky shėrbim do tė liberalizohet, certifikohet dhe mbikėqyret nė mėnyrė qė tė standardizojmė parametrat e kėtij shėrbimi me ato tė kėrkuara e tė nevojshme pėr tė ndikuar kėshtu nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė nė uljen e numrit tė aksidenteve rrugore dhe pasojave qė vijnė prej tyre.
Pėrdorimi i alkoolit dhe respektimi i normave tė lejuara tė shpejtėsisė janė dy elementė qė ndėrthuren me njėri-tjetrin dhe kanė tė njėjtėn peshė ndaj ekspozimit tė rrezikut nė qarkullimin rrugor. Ligji parasheh qė njė drejtues mjeti nuk duhet tė ketė konsumuar alkool kur vendos tė udhėtojė me tė. Por, eksperienca dhe statistikat dėshmojnė se kjo nė shumė raste nuk zbatohet dhe shpesh janė bėrė burim aksidentesh me pasoja fatale. Natyrisht qė askush nuk mendon se policia rrugore e vetme mund ta zgjidhė e mbikėqyrė kėtė kėrkesė tė ligjit. Sė pari, duhet tė nisim me procesin e vetdisiplinimit dhe ky ėshtė njė proces sa individual aq dhe kolektiv po tė kemi parasysh kėtu pėrmasat e implikimit tė personave tė tretė tė pėrfshirė nė njė aksident rrugor. Por edhe jashtė Shqipėrisė ekziston ky problem dhe eksperienca dhe zhvillimi teknologjik na ndihmojnė tė orientohemi nė zgjidhjen e kėsaj situate. Zhvillimi teknologjik dhe vullneti vendimmarrės pėr tė shmangur kostot e njė aksidenti rrugor tė prejardhur nga pėrdorimi i alkoolit, mund tė ketė njė zgjidhje e cila konsiston nė instalimin brenda mjetit tė njė sensori, i cili nė mėnyrė automatike dikton nga frymėmarrja e drejtuesit tė mjetit, konsumin e alkoolit dhe nė mėnyrė automatike nuk lejon mjetin tė ndizet. Eksperienca tė ndryshme dėshmojnė se kjo ka funksionuar mirė dhe se instancat vendimmarrėse tė fushės kanė pėrcaktuar kritere specifike pėr importuesit e mjeteve qė ato tė jenė tė pajisura me kėtė shėrbim. Pėrsa i pėrket faktorit shpejtėsi nė numrin e aksidenteve, statistikat dėshmojnė qartė se ai ėshtė shumė deciziv si nė probabilitetin pėr tu pėrfshirė nė aksident rrugor, ashtu dhe nė pasojat e tij. Nė njė ekzemplar prej 284 aksidentesh rrugore fatale, rezulton se nga tejkalimi i shpejtėsisė, kanė ardhur 199 e tyre. Kjo do tė thotė se shpejtėsia tej normave tė lejuara jo vetėm qė ka riskun mė tė lartė ndaj njė aksidenti rrugor, por dhe pasojat e tij janė tejet tė rėnduara. Pra, duke nisur sėrish nga vetėpėrmbajtja duhet patur fort parasysh se shpejtėsia tej normave tė lejuara pėrbėn kėrcėnim jo vetėm pėr individin shkelės tė tyre, por shndėrrohet nė njė rrezik real dhe tėrėsisht tė padrejtė ndaj palėve tė treta. Procesi i vetėndėrgjegjėsimit dhe i ndėrgjegjėsimit kolektiv duhet tė jetė komplementar i punės sė Policisė Rrugore, pasi ne as mund tė mendojmė e as tė kėrkojmė qė tė kemi nga njė polic pėr ēdo mjet nė qarkullim. Eliminimi nė maksimum i konsumimit tė energjisė njerėzore nė kėtė proces duhet tė jete qėllim i pėrbashkėt i pėrdoruesit tė rrugės kėmbėsor apo drejtues mjeti. Rregulli ėshtė bėrė dhe shkruar pėr tu zbatuar, ndaj secili le ta nisė kėtė proces vetėdisiplinimi si garanci tė shtuar pėr sigurinė mė sė pari personale e mė pas asaj shoqėrore.
Disiplinimi i transportit publik, gjithashtu ėshtė njė nevojė bashkėshoqėruese pėr trajtim e zgjidhje tė situatės sė sigurisė rrugore. Aktualisht ka njė diskutim mbi standardet e munguara tė tij dhe atyre tė kėrkuara prej tij pėr ta bėrė sa mė tė sigurtė. Shembujt negativė shqiptarė janė tė shumtė e tė dhimbshėm, por ata duhet tė na nxisin pėr tė mbėshtetur Qeverinė nė pėrpjekjet dhe masat qė po ndėrmerr pėr kėtė qėllim. Sistemi i transportit publik urban e ndėrurban sot paraqet problematikė tė gjerė duke nisur me gjendjen e mjeteve, inventarizimin e tyre, licencimin e tyre, pėrputhshmėrinė e lejes sė drejtimit me kategorinė e mjetit, skedulimin kohor tė shėrbimit qė ofrojnė, cilėsinė e garancinė e jetės sė pasagjerėve. Tė gjithė duhet tė kuptojmė mė sė pari se jemi konsumatorė tė rrugės dhe duhet bashkėrisht tė kujdesemi pėr tė e ndaj saj. Standardizimi i kėtij shėrbimi do tė ishte njė qėllim i arritur me impakt shumė tė lartė social, atėherė le ta mbėshtesim atė, pavarėsisht kostove me tė cilat shoqėrohen reforma rrėnjėsore, por sa do tė jenė kėto kosto ato janė tė pallogaritshme ndaj kostove tė humbjes sė jetės njerėzore!
Siguria rrugore dhe kontributi i industrisė sė sigurimeve nė rritjen e saj. Nė tė gjithė botėn pėrdoruesi i njė mjeti motorik ka detyrimin ligjor tė jetė i pajisur me njė kontratė sigurimi pėr pėrgjegjėsinė ndaj palėve tė treta(TPL). Ky detyrim ligjor ėshtė parashikuar e sanksionuar edhe nė legjislacionin shqiptar. Por, statistikat dėshmojnė se ky detyrim ligjor i pazbatuar si dhe sa duhet ka sjellė nė rrugė qarkullimin e mjeteve tė pasiguruara nė masėn 30%. Drejtuesit e mjeteve tė pasiguruar me TPL pėrgjithėsisht janė mė tė ekspozuar pėr tė shkaktuar aksidente, duke kontribuar kėshtu nė rritjen e frekuencės sė dėmit, pra tė ndodhjes sė aksidentit rrugor. Gjithashtu sipas statistikave krahasuese, mjetet qė qarkullojnė tė papajisura me kontratėn e sigurimit TPL kanė risk tė shtuar pėr tu pėrdorur pėr veprimtari kriminale, ndaj kontrolli dhe mbikėqyrja pėr pajisjen e tyre me siguracion jo vetėm qė do ti shėrbente njė drejtimi mė tė kujdesshėm tė mjetit duke ndikuar nė rritjen e sigurisė sė qarkullimit nė rrugė, por do tė kontribuonte dhe nė rritjen e sigurisė publike. Gjithashtu, meqenėse pajisja me kėtė kontratė sigurimi ėshtė detyrim ligjor, kushtet e kėsaj kontrate parashikojnė po tė njėjtat detyrime ndaj drejtuesit tė mjetit siē parasheh ligji e konkretisht: Respektimin e rregullave tė qarkullimit rrugor, moslejimin e drejtimit tė mjetit pa lejen pėrkatėse, certifikimin e kushteve teknike tė mjetit dhe pėrdorimin e tij sipas kushteve dhe parashikimeve tė asaj kategorie mjeti. Pra njė kontratė sigurimi TPL ėshtė njė kontroll i dyfishtė ndaj zbatueshmėrisė sė kėrkesave tė ligjit pėr pėrdoruesin e mjetit motorik dhe natyrisht qė garanton interesin e cėnuar pasuror ose jo pasuror tė palės sė tretė tė dėmtuar nė njė aksident rrugor. Pikėzimi i patentave dhe ngritja e sistemit bonus/malus pėr tarifimin individual tė kėsaj kontrate sigurimi, vlerėsojmė qė janė vlerė e shtuar nė rritjen e sigurisė rrugore, pasi penalizimi pėr shkak tė pėrdorimit tė pakujdesshėm tė mjetit dhe/ose rrugės, do tė ishte kujtesė e vijueshme pėr respektimin e rregullave, kėrkesave dhe standardit tė pėrdorimit tė mjetit dhe/ose rrugės.
Pėr tė gjithė elementėt qė trajtuam dhe tė tjerė qė janė tė hapur pėr diskutim edhe mė tė gjerė e vijues, lehtėsisht evidentohet nevoja pėr njė qasje tė re ndaj sigurisė rrugore, pasi duhet parė e trajtuar si njė detyrė kombėtare e pėrbashkėt, ku secili luan rolin e tij individual, institucional e publik. Rrugėt janė aseti ynė, ne jemi pėrdorues tė tyre ndaj le tė kemi njė kėndvėshtrim tė ri mbi tė drejtat e detyrat tona nė pėrdorimin e tyre si njė kėrkesė dhe detyrim sė pari ndaj vetvetes, familjes e shoqėrisė nė tėrėsi!
Nga: FITNETE SULAJ* Presidente e Kėshillit Shqiptar tė Sigurisė Rrugore
Krijoni Kontakt