Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 20

Tema: Vallja

  1. #11
    i/e regjistruar Maska e deti_bajri
    Anėtarėsuar
    03-05-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    224

    Vijon

    LUMI IM A LOTI IM ESHTE SI KRISTALI

    I


    Pika-pika rrodhi nga hapesira,
    Lumi im a loti im eshte si kristali,
    Nje nate vere them kam lindur vec nga malli.

    Rrudha-rrudha m’u be balli nga mendimi,
    Qe me djeg dhe me pjek si flake zjarri.

    Udhetoj kembezbathur rrugeve te panjohura,
    Dhe perplasem gureve si lume mali.

    Me dhemb gjoksi bashke me syte nga drita e marre,
    Me dhemb gjoksi bashke me zemren nga krijimi.

    II


    Nga hapesira nuk rrjedh lumi, budalla!
    Nga hapesira nuk rrjedh lumi si kristali,
    Nje nate vere ti ke lindur nga marazi.

    Kot pi kupa me frymezime, budalla!
    Mandaj thua nga mendimi m’u rrudh balli!

    Pse udheton kembezbathur budalla!
    Mandej thua jam plagosur si lume mali!

    Te dhemb balli bashk me syte nga drite e marre,
    Nuk mesohesh dot me keto gezime!

    Me mos na shit mend, o budalla!
    Se lumi yt na paska uje kristali!

    III


    Hidhem e perhidhem mes dy zjarresh,
    Dhe me shkrep mendimi flakadan:
    “Do te digjem e te piqem per kete lume,
    Se lumi im a loti im eshte si kristali!”



    PIKEPYETJE


    Kur shndrit dhe shuhet dielli,
    Kur ndodh eklips i gjate,
    Kur lind dhe sapo lind vdes foshnja,
    Ku vyshket pa celur nje gonxhe.

    A duhet te shohim gurezit?
    Gurezit e shndritshem te lumit?
    Apo te ngjitemi ne maje te malit?
    Dhe te thithim ajrin e rralle.

    Kur dielli ne qiell shuhet,
    A duhet te kerkojme neper tterr?
    Te gjejme pak fosfor eshtrash
    T’i bejme drite shpirtit te gjalle?
    Shtepia e vjeter

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e deti_bajri
    Anėtarėsuar
    03-05-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    224

    Vijon

    TRETJA E BEBES


    Si tretet nje bebe e vogel ju nuk e dini,
    Dhe floket i mbeten mbi bar si ashkel e thate
    Dhe tretet si shkuma e bardhe ne agun e fundit,
    Dhe kockat e buta kercasin kur kemba e madhe,
    Shetitje ka dalur e dehur dhe qesh me te madhe,
    Sic qeshin ngahera kepucet e bera me sholle.

    Nje vesh i vogel si bulez barit vrapon,
    Me hapin e bebes kapet pas fijes se barit,
    E floket kane mbetur pa koke ne mes te livadhit.

    E tera kjo bebe u tret pa qare njehere,
    E bebet e vogla nuk lindin si pikat e ujit,
    Pa bebe ka mbetur livadhi i mbushur me bar...
    Shtepia e vjeter

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e deti_bajri
    Anėtarėsuar
    03-05-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    224

    Vijon

    DIGJI MEKATET



    O Dielli im, ti digji mekatet,
    Ne indin e duarve, ne thonjte e gjuhes,
    Shkterro guaskat, mermerin e “ndershem”
    O Dielli im rrezebucites!

    O Diell bablok pa rrudhe ne balle
    Flaki dorezat, flake kapelen,
    I zjarrte, i qeshur takoi majmunet,
    Ne kete fundshekull dhe puthi ne faqe.

    O Dielli im, po rrjedh agimi
    Si lume nga Qielli i lare ne mekate,
    Homerin dhe Lorken i kane vare per qafe.

    O Dielli im, ti digji mekatet,
    Eshte mbarsur agimi me re dhe shtrengata,
    Po i varin poetet ne shtyllat e gjata.

    1989
    Shtepia e vjeter

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e deti_bajri
    Anėtarėsuar
    03-05-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    224

    Vijon

    JAM DJEGUR NGA HAREJA NE PRANVERE





    Jam djegur nga hareja ne pranvere,
    Duke bredhur rrugeve pa nje cak,
    Jam plagosur neteve ne buzembremje,
    Pa fole kam mbetur si trumcak.

    Jam djegur nga hareja ne pranvere,
    Zhuritur duar, kembe, vec syte i kam
    Pa kenge e valle mbeta i shurdhuar,
    Me shurdh-memece ditet i kaloj.

    I lodhur, i sfilitur, ne buzembremje,
    Nje strehez sa nje gogel nis kerkoj;
    Po streheza eshte djegur si ne enderr,
    Me yjet vetem netet i kaloj.

    Pastaj mengjesin bredh me zemren sterre,
    Djegur e zhuritur ne kraharuar,
    Perplasem rrugeve, cirrem e gjakosem,
    Pranveres nga hareja perveluar.

    Jam djegur nga hareja ne pranevere…


    Drezden, mars 1991
    Shtepia e vjeter

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e deti_bajri
    Anėtarėsuar
    03-05-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    224

    Vijon

    NJE NATE E KOHEVE MODERNE


    T’i vras sonte gishtat me keta rrjeshta,
    Qe rrokullisen ne theqafje shpateve te shpirtit,
    Apo te pres se mos heshte shtrengata
    Qe ka shperthyer tash e mijra vjet?

    Te pres nuk mundem: ajo s’ka per te heshtur,
    Se a s’eshte i vranet qielli si menxyra,
    Apo s’i shikoni si po thahen gonxhet
    E njeriut, qe mijera vjet luftoi me SELEKSIONIN?

    Nata qe e erret; une pash qiellin,
    Sa menxyre dhe tmerr! Po rrihen yjte,
    Atje larg te Kashte e Kumtrit me njeri – tjetrin.


    Une vendosa! Do te shkruaj nje kronike te kesaj nate ne fletore,
    Se plage te bukura happen ne duart e mia.

    Vlore, 1986


    DITEZA


    Moj dita ime qe lind,
    E mrrolet ngarkuar me shi,
    Moj dita ime mos qaj
    Kaq shume mos ki merziti!

    Moj dita ime e vogel,
    Pse ngrysesh pa lind akoma?
    Oh diteza ime e vogel
    Per driten tende u dogja!

    Moj dita ime e mire
    Si drite e vogel qiriu,
    Per ty po djeg me gezime,
    Pak mish nga dora ime.

    Moj ditez e vogel si gogel,
    Moj ditez e bardhe si borez
    Per syrin tend pa gezime,
    Do kete pak vezullime.

    Moj dita ime qe lind,
    E mrrolet ngarkuar me shi,
    Moj dita ime mos qaj
    Kaq shume mos ki merziti!


    Tirane, 1990
    Shtepia e vjeter

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e deti_bajri
    Anėtarėsuar
    03-05-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    224

    Vijon

    TRETJA NE DETE


    Tani po tretem I teri ne diten e hirte,
    E hurte si pluhuri I trashe ne diten e nxehte,
    Duke shkruar kronika dora po tretet ngadale,
    Vec mjegulles, hapesia e tera eshte mbushur me fjale,
    Me fjale fyryfycka, te trasha, sa spata s’I pret
    Dhe dora, dora ime e dashur, e tera m’u tret.

    Pa dore te mbetem, s’e di; c’do behet me mua?
    Pa shkruar kronika, s’e di, a rrohet pa zjarr?
    Pa zjarrin e mire bubulak; po tretet kjo dore,
    Ngadal venitet ngadal si bora ne Maj,
    O zot! Ky pluhur I trashe si tallash po me mbyt,
    Vec kockat kane mbetur ne dore, ne koke kane mbetur syte.

    Nuk rroj pa shkruar kronika, kronika ne diten e zymte,
    Kam linur i teri si prove, dhe sot po tretem,
    Te tretem nuk dua, nuk dua, vec eshtrat ne dore i kam,
    Fosfori po bie nga palca, e gishtat fyej m’u bene,
    Skaj detit po tretem ngadale, i lidhur nga vala e kalter,
    Fyejt e gishtave kercasin ne reren e ashper.

    Skaj detit kam lindur dikur i vogel si lemsh,
    Si lemsh i vogel drite jam rritur me shprese,
    Tani po tretem i teri, filli po iken ngadale,
    Hapsira eshte mbushur me mjegull, deti eshte mbushur me zjarre,
    Kroniken e fundit ne rere e keni te shkruar,
    Ndresa une trtetem ngadale, nga rera kockat mbuluar…
    Shtepia e vjeter

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e deti_bajri
    Anėtarėsuar
    03-05-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    224

    Vijon

    MATERIA JOTE DIKU NDODHET


    I

    O vella,
    Per ty sonte do te pi kupen e frymezimit,
    Nuk e di a me degjon, se je larg,
    Por e di, materia jote diku ndodhet,
    Diku, diku, ne nje pike te rruzullimit.

    Te kujtohet besoj kur ne flinim perjashta ne nete vere,
    Bashke vella i numronim yjet;
    Per tete minuta me thoshe vjen tek ne drita e diellit,
    Por yjte jane larg, ja shiko, plot eshte mbushur kupa e piellit.

    Te kujtohet besoj kur me thoshe se eshtrat tona kane fosfor,
    E kur te vdesim eshtrat tona do te behen xixellonja,
    Por ne nuk e kishim frike vdekjen
    Se ajo ne te vertete nuk ekziston.

    II


    Nuk e shikoni vella, ne horizont duket nje pikepyetje,
    E stermadhe sa Keopsi dhe Himalajat,
    Me piken rrumbullake si gjarper ne fund te kembeve?

    Por s'ka gje, materia jote diku ndodhet,
    Nen lakun e pikepyetjes qe ka rrethuar globin,
    Dhe eshtrat tona kane fosfor
    E xixellonjat ne buzembremje fluturojne neper lule.

    Sa nate moderne! Me modernja e neteve te ketoj globi,
    Por prape nate eshte, yjte jane larg. Hena eshte e zbehte,
    Per tete minuta vjen tek ne drita e diellit,
    Na mbetet vetem fosfori i eshtrave tona!


    Sa nate moderne!
    Por prap materia jote diku ndodhet.
    Shtepia e vjeter

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e deti_bajri
    Anėtarėsuar
    03-05-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    224

    Vijon

    TRETJA NE RRUGE


    Tani i lodhur nga kolla dhe tymi i marre,
    Qe buzet e holla mķ dogji me afshin e zjarrit,
    Peshtyj trotuarit si plak; ky tym i mallkuar
    Bloz mķ beri mushkerite, krejt u tymosa.
    Shume jam drobitur duke bredhur me leqe,
    Si meit i kam duart; o zot! nga era e keqe.

    Prape rrotullohem ne vend nga tymi mbuluar
    Prape rrotullohem ne vrundujt e tymit te kalter,
    E bie plasur si plumb, gureve te ashper.

    Ky tym si lugati me ndjek, te shkurte e kam hapin,
    Vajzat perqeshin kur shohin si jam lemerisur,
    Kercasin takat e larta gureve te krisur...
    Shtepia e vjeter

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e deti_bajri
    Anėtarėsuar
    03-05-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    224

    Faleminderit te gjitheve,

    Do doja te ju falenderoja te gjitheve ju qe me keni lexuar, ju qe keni shkruar ato fjale te mira per poezine time.
    Sinqerisht per mua kane qene fjalet me te bukura qe m'i ka thene dikush ndonjehere. Them se per nje poet eshte shume e rendesishme pritja e mire, fjala e mire. Me thoni ju lutem, a ka ne kete bote nje shpirt me te ndjeshem sesa shpirti i nje poeti? A ka nje njeri qe vuan me shume, se bashku me vuajtjen e tjetrit, se nje poet? Po a mendoni se ka nje njeri qe e DASHURON me shume se nje poet Atdheun e tij? Une nuk besoj se ka. Me duket se shume prej jush jeni larg Shqiperise, ju mungon ajo. Ketu te gjithe kemi gjetur nga pak Shqiperi. Secilit i kujtohet ajo qe ka lene pas, dhe c'do dite ngryset e gdhihet me mendimin se te nesermen do te degjoj nje lajm te mire nga Atdheu...
    Une do ju lutesha; asnjehere mos e lendoni njeri tjetrin. Ju lutem.

    Di te them se ketu ka shume autor te mire, madje shume me te mire se nje duzine poetesh te "afirmuar", qe akoma nuk kane degjuar per kete Forumin Shqiptar. Ketu behet letersi e vertet. Pa dashur te permend emra, po them vetem kaq. E ardhmja e Letersise Shqiptare tani me duket shume me e mire.
    Te shkruajm, vetem te shkruajm ju lutem. Duhet te falenderoj ata qe kane ngritur kete forum ata qe e sponsorizojne dhe e mbajne te hapur, ata qe kujdesen c'do dite per krijimet tona. Edhe ju qe shkruani c'do dite, dhe sjellim ato c'ka perjetojme...
    Ju faleminderit te gjitheve
    Shtepia e vjeter

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e deti_bajri
    Anėtarėsuar
    03-05-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    224

    ....

    KRISJA E ZEMRES




    Mė duhet tė thyej kurrizin
    Nė pragun e ngurtė tė vetmisė
    Ti je e vetme nė heshtje
    Me goglėn e vogėl nė mes

    Po digjet cigarja nė buzė
    Vetiu tymi gjallon
    Shtatėzėnė mendimi i krisur
    Gurrave tė gjinjėve buron.

    Pastaj i mbytur nė arkėn
    E drunjtė prej lisi tė thatė
    Nė natėn e ftohtė kallkan
    Tė zhytur nė tokėn e lagėsht.

    Kam mbetur i mbytur nė vaje
    Prej ditės dhe motit tė shkuar
    Hepohem nė gjoksin e larė
    Pranverės me lajle mbuluar.
    Shtepia e vjeter

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Lasgush Poradeci
    Nga Bel ami nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 76
    Postimi i Fundit: 06-04-2023, 23:24
  2. Vallja
    Nga deti_bajri nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 126
    Postimi i Fundit: 15-11-2009, 00:40
  3. Vallja qė e shpėtoi Osman Takėn nga litari.
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Folklori shqiptar
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 21-09-2005, 17:16
  4. Vallja e djajve
    Nga Loti i shpirtit nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 15-06-2003, 05:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •