Emri:  208330_10150227521864225_4235417_n.jpg

Shikime: 1179

Madhësia:  24.8 KB

Nga Shën Nikolai Velimiroviç:
Ka heroizëm përtej heroizmit dhe asketizëm përtej asketizmit. Shën Epifani i Qipros ftoi Hilarionin e Madh për të darkuar dhe për t’i treguar mikpritje të madhe të ftuarit të tij të shquar, vendosi mish pule të pjekur në tavolinë dhe ia ofroi atij. Hilarioni i tha atij: “Më fal, por që kur unë u qetha murg, nuk kam ngrënë asgjë prej mishi.” Këtyre fjalëve Epifani iu përgjigj: “Dhe unë, që kur u qetha një murg, kurrë nuk shtrihem në krevat derisa më parë kam falur armikun tim.” I mrekulluar, Hilarioni tha: “Virtyti juaj është më i madh se i imi, o mësues i shenjtë!” Ky është një mësim i madh për të gjithë ne. Kreshma është një gjë e admirueshme por është më e admirueshme të të falësh fyerjet. Përmes kreshmimit, njeriu është duke u përgatitur për bamirësi, por duke falur fyerjet, njeriu tregon bamirësi. Kreshma paraprin faljen, por kreshma vetëm, nuk të shpëton pa faljen.