Dilni se erdhi … Enveri !
Nga Nebil Ēika
Sa me shume konsolidohet e zgjatet nė kohė pushteti i sė majtės ish komuniste aq mė shumė shtohen pėrpjekjet pėr rehabilitimin e figurės politike me tė zezė tė historisė sė shqiptarėve diktatorit komunist Enver Hoxha . Politikanė e historianė e gazetarė tė njohur tė sė majtės ish komuniste janė vėnė nė krye tė kėsaj fushate duke e kthyer kėtė ēėshtje nė lajmin e debatin kryesor publik nė vend . Sigurisht qe Enveri dhe enverizmi kanė qenė gjithnjė ēėshtje tė debatuar fort nė Shqipėri por megjithatė kushtet politike ndikojnė shume ne favor apo jo tė pėrpjekjes historike pėr ta rehabilituar, apo edhe me keq, pėr ta paraqitur atė si hero, patriot e tjera cilėsi tė cilat ai as i kishte e as i “meriton”. Po pėrdor termin meriton jo se ka ndonjė kuptim apo lidhje pozitive me Enver Hoxhėn dhe figurėn e tij por faktin se njė term te tille e ka pėrdorur pėr tė dy ditės nė njė emision televiziv njė nga dy njerėzit qe drejtojnė sot Shqipėrinė , kryetari aktual i Kuvendit dhe bashkėdrejtues i koalicionit ne pushtet Ilir Meta . Z. Meta njihet publikisht n si nostalgjik i lėvizjes komuniste gjatė luftės se dyte botėrore dhe sigurisht edhe e drejtuesit kryesor te saj diktatorit Hoxha dhe kure nuk ėshtė kujdesur ta fsheh njė gjė tė tillė , pėrkundrazi. Si politikan i tė majtės tradicionale shqiptare njė qėndrim i tillė i tij ėshtė i kuptueshėm dhe i justifikuar politikisht dhe elektorlisht e kundėrta do te ishte njė handikap e surprize pėr publikun shqiptar . Z. Meta qėndrimin nostalgjik ndaj lėvizjes komuniste dhe drejtuesve te sajė nuk e ka fshehur madje e ka theksuar fort edhe gjatė koalicionit nė mandatin e shkuar qeverisės me PD –nė e z. Berisha “tė djathtėn” zyrtare tė Shqipėrisė qė tė paktėn nė retorike politike e ka dėnuar diktatorin dhe diktaturėn e tij gjė qe i jep qėndrimit te tij te deklaruar enverist njė lloj dinjiteti krahasuar me spekulantėt politikė qė nė retorike bėjnė antikomunistin ndėrsa nė aksion politik te kundėrtėn . Me tė drejtė shumė shqiptarė janė tė shqetėsuar pėr ringjalljen e fortė tė enverizmit pas zgjedhjeve te 23 qershorit 2013 por besoj se kjo nuk ėshtė njė surprizė pas votimit masiv te tyre pėr ish komunistėt ne mėnyrė tė veēantė pėr partinė e z. Meta votat pėr tė cilėn bėnė diferencėn dhe pėrcaktuan pushtetin e forte te se majtės ish komuniste dhe krijuan kushte pėr kėtė ringjallje monstruoze te enverizmit vetėm pese muaj ne pushtet tė sajė. Personalisht nuk kam pritur gjė tjetėr dhe jam i qetė e po pres me kureshtje deri ku do mund tė shkojnė apo do ti lėnė tė shkojnė ne kėtė pėrpjekje donkishoteske apo aventurė qė shkon ne te kundėrt me trendin politik e shoqėror tė njė vendi anėtar tė NATO-s dhe aspirant pėr nė BE. Sigurisht qė NATO dhe enverizmi janė dy gjėra qe nuk mund te shkojnė dot bashkė gjė qė besoj se e kanė tė qartė me shume se kushdo tjetėr edhe politikanėt e drejtuesit aktual te shtetit shqiptar sidomos ata qė kane marre pėrsipėr ringjalljen apo reagimin e diktatorit .
Bijtė
Ashti siē pritej nga z.Meta enverizmi dhe kushtet pėr rikthimin e tij nė aspektin politik e historik pritet edhe nga z.Rama kryeministėr dhe kryetar i partisė qė themeloi e drejtoi pėr 50 vjet Hoxha . Do te ishte ēudi nė se z. Rama do tė vepronte ndryshe siē mund tė kenė shpresuar shume naive pėrfshi edhe viktima te vete Hoxhės qė pėr arsye nga mė tė ndryshmet mbėshtetėn ardhjen e tij ne pushtet dhe po bashkėpunojnė nė qeverisje me tė . Z. Ram si shumica e drejtuesve tė sė majtė ish komuniste janė pjese e familjes enveriste dhe si te tillė i kanė fituar kėto poste gjė qė natyrshėm i obligon tė ndihmojnė apo edhe tė udhėheqin rikthimin dhe rehabilitim e figurės sė diktatorit. Ēfarė mund te pritet tjetėr nga i biri i njė anėtari te lartė te pushtetit legjislativ te diktues apo nipi i njė prej bashkėpunėtorėve me te zellshėm te diktatorit . ne fund tė fundit “merita” e vetme e z. Ramės , nė se do ja vjedhim kėtė term z. Meta , pėr ardhjen ne krye tė partisė se Hoxhės ka lidhje me gjė tjetėr perverse trashėgiminė gjenetike tė tij . Po kėshtu ,mund tė thuhet pėr shumicėn e drejtuesve politik tė sė majtės lidhjet e tyre gjenetike me Hoxhėn dhe diktaturėn e tij janė tė provuara botėrisht. Por e ndejat gjė mund tė thuhet edhe pėr historianet ne krye te aksionit enverist nė fushėn e tyre . Pėllumb Xhufi njė historian dhe ish politikan e zyrtar i se majtės ish komuniste nuk ėshtė rastėsisht ne krye te kryqėzatės enveriste . Ai ėshtė dhėndėr i familjes gjenetike Hoxha dhe si i tillė duket persisht brenda moralit pėr kėtė qe po bėn nė fakt e ka bėrė vazhdimisht me figurėn e diktatorit Hoxha dhe krejt diktaturėn nė pėrgjithėsi . Edhe ky si te parėt po tė bėnte tė kundėrtėn do tė pėrbente befasi e ndoshta edhe handikap politik e sidomos moral pėr shoqėrinė e publikun shqiptar. Ka edhe te tjerė enveristė me lidhje gjaku te pėrfshirė nė kryqėzatėn politike , historike e propagandistike te rikthimit dhe rehabilitimit e figurės sė Enver Hoxhės dhe enverizmit por kėta dy shembuj qė mora janė te mjaftueshėm pėr tė kuptuar motivet dhe arsyet e kėsaj kryqėzate enveriste qė po dominon gjithnjė e mė shumė debatin publik shqiptar.
Mercenarėt
Njė nga termat me tė cilėt thirren autorėt e kryqėzatės mė tė fundit enveriste kėto ditė ka qenė “vullnetarėt e Enverit “ sipas emrit qe i vunė vetes mbėshtetėsit e tij fanatik kryesisht ushtarakė te indoktrinuar pas rrėzimit te bustit tė diktatorit nė 20 shkurt tė vitit 1991 njė organizim ,kryesisht militarė e fshatare qe synonte me shume se mbrojtjen e enverizmit te bėnte diferencėn me elitėn politike tė komunizmit e cila nen kėrcėnimin se busti mund ta merrte me vete , planifikoi dhe realizoi me sukses ketė lėvizje fanatike . Ata atėherė pėr shume arsye ishin me pėrnjėmend vullnetar dhe ne shumicėn dėrmuese pėrfunduan si tė tillė, pa pėrfitime pushtet apo pasuari e te njollosur me turpin e mbrojtjes se diktaturės komuniste nė kohėn kur gjithė bota ishte kundėr sajė . Enveristėt e rinj nuk janė tė tillė nė mėnyrė tė veēantė ata nuk janė vullnetare . Paskal Milo, politikan dhe historian njėherazi ka aktualisht tonet mė tė ngritura pėr rehabilitimin e figurės se Hoxhės nga ata qė nuk janė pjesė gjenetike e familjes apo familjeve tė kupolės enveriste. Sigurisht qė z. Milo nuk ėshtė vullnetar . Si kryetar i njė partie pothuaj inekzistente ai ka pėrfituar shume politikisht deri nė ministėr te yshtem te vendit ndėrkohė qė si historian ai ka qene nga me te sponsorizuarit prej shtetit dhe qeverive shqiptare pėrfshi edhe atė tė Sali Berishės . Nuk e di se ēfarė detyrimesh apo pėrfitimesh te tjera mund te ketė z. Milo dhe mercenare te tjerė nė raport me enverizmin dhe nuk kam si ta marr vesh kėtė tė paktėn deti sa tė hapen dosjet sekrete te diktaturės , nė se vėrtetė do tė hapen ndonjė here. Mendoj se njė prej faktorėve qė mban ende tė ndezur “kandilin” e enverizmit ne Shqipėri janė pikėrisht dosjet sekrete te diktaturės . E veja e diktatorit Nexhmie Hoxha, ende gjallė i ka pėrdoru kėto dosje sa here dikush prej “tė sajve” tenton tė dalė jashtė gardhit e tė godasė Enverin apo enverizmit . Debatet e sajė me Kadarenė janė tė mbushura me dhjetėra dokumente sekrete tė pėrdorura si materiale shtrėnguese apo kėrcėnuese me te cilat mendoj se mbahet ne rresht e aktive armata e mercenareve tė Enverit . Z. Milo ėshtė vetėm njė prej tyre dhe lisat sigurisht qe ėshtė shumė e gjatė brenda dhe jashtė Shqipėrisė politike por besoj se pėr atė qė pėrfaqėson ai ėshtė shėmbėlltyra me e pėrkryer e mercenarit, enveristit modern, tė Shqipėrisė euroatlantike .
Enverizmi dhe opozita
Ndėrsa qeveria po bėn ē’ėshtė e mundur pėr rehabilitimin e Enverit dhe enverizmit qe nga dalja portretet e tij ne 29 nėntor deri tek mendimi publik i z. Meta se “diktatura nuk ishte meritė e Hoxhės por kompromis ndėrkombėtar” , opozita nuk duket shumė e shqetėsuar pėr fenomenin. Duket shqetėsues ky qėndrim pasiv i opozitės pasi tė paktėn nė retorike sidomos gjatė tė qenin nė opozitė para vitit 2005 retorika antikomuniste ka marrė njė rėndėsi tė veēantė . Nė kėtė periudhe tė re opozite duket se PD ,si opozita zyrtare , ka njė shmangie nga antienverzimi megjithėse rikthimi i tij duket mė i hapur e mė agresiv se para 2005-sė. Kėmbėngul tek retorika pasi ne aksion politik edhe e djathta zyrtare nuk ka marre ndonjė mase drastike ndaj figurės se Hoxhės dhe enverizmit sa qė edhe sot akti me i madh kundėr tij mbetet hej e monumentit nga populli i Tiranės ne 20 shkurt 1990. PD ka festuar vazhdimisht 20 shkurtin por kjo sigurisht qe nuk ka mjaftuar pėr te shkulur Enverin dhe enverizmin nga Shqipėria . Fakti qė ai nxjerr kokėn sa here i krijohen kushtet nuk do koment. Njė nga provat qė Enver Hoxha dhe enverizmi nuk u trajtua me seriozitet as nga e djathta zyrtare ėshtė fakti qė diktatori gėzon te gjitha nderimet dhe dekoratat e larat shtetėrore . Askush nuk ka marrė mundimin t’ia heqė ati edhe pse mundėsitė ligjore dhe vullneti publik ka favorizuar njė vendim te tillė . Me ligj askush asnjė individ apo institucion shtetėror nuk ka tė drejtė ti heq dekoratat dikujt qė i janė dhėnė mė parė dhe ky vakum ligjor i kushtetutės ka te gjitha gjasat tė jetė krijuar me dashje pėr tė bėrė tė pamundur pikėrisht kėtė , heqjen e dekoratave te diktatorit edhe pse pėrgjegjėsia e tij pėr gjenocid e krime kundėr njerėzimit ėshtė tashmė e vėrtetuar dhe pranuar botėrisht. Fotoja e tij ndodhej nė “zonat muzeale” nė tė gjitha ministritė apo institucionet shtetėrore qė ai kishte drejtuar duke krijuar kėshtu njė precedent te turpshėm e unikal vetėm ne Shqipėri. Kjo praktikė ka vazhduar edhe nė kohėn e qeverisjes sė PD . Mendoni Ē’farė mund tė ndodhte ne sė nė selinė e qeverisė gjermane te vihej fotoja e Hitlerit edhe si fakt historik me qe ka qene pėr shume vite kancelar i Gjermanisė. Opozita me kėtė pasivitet te pa justifikuar nuk dėmton vetėm vendin popullin dhe historinė, por duket se ka venė nė dyshim edhe vet anti-komunizmin e pretenduar tė sajė . Situatat ka precipituar edhe nė aspektin pragmatik. Kryeministri Rama akuzoi nga salla e parlamentit nė 20 shkurt si “vullnetarin e vetėm tė Enverit nė Kuvend “ njė prej drejtuesve kryesor te PD dhe qeverisjes sė sajė sekretarin e pėrgjithshėm , Ridvan Bode. Kjo akuzė ndaj z. Bode ka qenė nė fakt e pėshpėritur nėn zė prej kohėsh edhe brenda radhėve tė PD por tani pas akuzave direkte te z, Rama ėshtė njė dorashkė e hedhur dhe kėrkon njė pėrgjigje te prerė . Lidershipi duhet ti kėrkojė z. Bode tė sqarojė publikisht pozicionin me kėtė akuzė pasi ne se rezulton e vėrtetė kjo pėrbėn njė problem serioz pėr vėrtetėsinė dhe misionin e kėsaj force politike. Njė tjetėr akuzė e rende e z. Rama ne te njėjtėn ditė e vend ishte ndaj deputetit te PD Arben Ristani. Z. Rama e akuzoi z. Ristani si shėrbėtor tė Hoxhės duke aluduar me qenien e tij para se tė futej nė politikėn ne lartė tė PD si avokat i njė kompanie tė madhe tė pėrfolur si pronė e familjes sė diktatorit . Ne fakt gate kohėve tė sajė nė pushtet qeveria e PD nuk hetoi asnjėherė pėr pasuritė e familjes Hoxha dhe familjeve te tjera te kupolės enveriste megjithėse ka pasuar akuza prova e fakte te mjaftueshme pėr ta bėrė kėtė. Ky moment mund tė shfrytėzohet jo vetėm pėr tė sqaruar pozicionin e mjegulluar disi tė z. Ristani por edhe qėndrimin ne tersi te PD ndaj figurės dhe veprimtarive te Hoxhės pėrfshi edhe pasuritė e tij dhe familjes sė tij. Mendohet se “familja” kontrollon sektor tė fuqishėm tė ekonomisė kombėtare dhe bashke me eksesin nė pushtetin politik dominon dukshėm jetėn nė vend . Nga ky kėndvėshtrim kuptohet edhe aksesi i madh i saj nė media ku lajmet debatet dhe komentet pėr Enverin dhe enverizmin gjejnė gjithnjė hapėsira te konsiderueshme.
Mirėpo Shqipėria , shumica e Shqiptarėve janė pa dyshim kundėr Enverit dhe enverizmit , ēėshtja ėshtė te vėmendja koha dhe mundėsitė qė kanė ne dispozicion anti enveristėt pėrballė mundėsive te mėdha teknike qė kanė enveristėt e te gjitha kategorive . Por mendoj se anti- enveristėt kanė njė pėrparėsi tė madhe pėrcaktuese nė kėtė duel 23 vjeēar mes palėve : moralin dhe te vėrtetėn armen me te fuqishme tė tė gjitha kohėrave . E rrėzuan njė here ne 1991 mund ta rrėzojmė kurdoherė , sa here tė ngrejė kokė. Secili sipas mundėsisė e mėnyrės sė tij mund tė kontribuojė shumė kėtė pėrballje tė pa zakontė me te keqen vetėm 23 pas atij momenti qe besuam se e rrėzuam pėrgjithmonė . Mos rrini . Dilni se erdhi … Enveri !
http://opozita.com/2014/03/03/dilni-se-erdhi-enveri/
Krijoni Kontakt