Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Çfarë e dëmton zemrën te femrat?

    Çfarë e dëmton zemrën te femrat?

    Çfarë e dëmton zemrën te femrat?Sëmundjet e zemrës tradicionalisht konsiderohen si sëmundje të meshkujve, mirëpo ato gjithnjë e më shpesh po shfaqen edhe te femrat, të cilat humbin jetën nga sëmundjet kardiovaskulare më shpesh se nga të gjitha format e kancereve së bashku.

    Në librin “Zemra e femrës”, Dr. Suzanne Steinbaum ofron disa këshilla për të mbrojtur shëndetin e zemrës, ndërsa mes tyre shpjegon ndikimin e disa faktorëve që e dëmtojnë zemrën.

    Një nga këta faktorë është depresioni, i cili është shumë më i shpeshtë te femrat sesa te meshkujt. Ankthi është një tjetër gjendje mjaft e shpeshtë te femrat që lë pasoja në zemër.

    Studime të shumta kanë treguar se pesimizmi është jashtëzakonisht i keq për zemrën. Pacientët pesimistë që kanë pësuar infarkt të zemrës kanë qenë për 30 për qind më të rrezikuar nga vdekja në krahasim me pacientët që nuk ndikohen nga pesimizmi.

    Njerëzit e zemëruar dhe me prirje armiqësore shpeshherë kanë probleme me zemrën.

    Femrat e punësuara të cilat nuk janë të kënaqura me punën e tyre janë shumë më të ekspozuara ndaj rrezikut për zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare.

    (a.n /Mjeku.Net/ BalkanWeb)

    http://www.balkanweb.com/teknologji/...t--175424.html
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657

    Për: Çfarë e dëmton zemrën te femrat?

    Po gjumi I thelle shume? Duhet te shqetesohemi? Dje psh kam fjetur aq thellesisht, vetem kur hapa syte ne mengjez mora vesht qe isha gjalle. Mos kam gje nga zemra dhe une??!
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e hot_prinz
    Anëtarësuar
    29-05-2007
    Vendndodhja
    Frankfurt
    Postime
    9,878

    Për: Çfarë e dëmton zemrën te femrat?

    Pinko, t'paska shku zembra ke thembra.
    tempus fugit, amor manet in aeternum corde

  4. #4
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657

    Për: Çfarë e dëmton zemrën te femrat?

    Po c'rendesi ka. Te thembra, te thembra. Dhe aty goditesh. Shkon shigjeta- pam, te dhemb. Ouch. Per gjumin e thelle, ishte pyetja me shume. Normale eshte kjo mos ndjesh asgje?! Kaq thelle sikur smbaj mend, te kem fjetur me pare.
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e hot_prinz
    Anëtarësuar
    29-05-2007
    Vendndodhja
    Frankfurt
    Postime
    9,878

    Për: Çfarë e dëmton zemrën te femrat?

    Pinko,
    nigjom i gjo, se tyve shum mire ja paske bo.

    Nese e krahason njeriun me kompjuterin.

    Kur flen shume dhe thelle, eshte si kur e ndalon kompjuterin per nje kohe te gjate dhe e starton kur ke nevoje, atehere kompjuteri punon me mire se e ckarkon memorjen, i ftoh gjonat e mbrendshme dhe pushon mire.

    Kurse kur flen pak dhe nuk hyn ne gjumin e thelle, eshte e njejta si kur kompjuterin e ristarton, dmth. te gjitha gjonat e brendshme i ka ende te nxehta dhe nuk ka kohe te pushoje.

    Kshu qe Pinko, shume mire ja ke bo qe ke fjete thelle, nese nuk me beson pyete Dr Klausin.
    tempus fugit, amor manet in aeternum corde

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Prudence
    Anëtarësuar
    11-03-2008
    Postime
    2,419

    Për: Çfarë e dëmton zemrën te femrat?

    ndodh ndonjehere PINK. dhe habitesh qe edhe mund te kishe vdek(larg o Zot)...edhe sdo ta merrje vesh...aq thelle ke fjet.

    une nga 2 gjera duhet te rruhem
    -zemerimi
    dhe
    -pakenaqesia qe kam nga puna, sme del qe sme del inati, qe duhet te rri 8 ore ne pune, me keta kungujt rrotull, edhe su gjendem shume kalamojve
    "Më e mira është armike e së mirës"

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Çfarë e dëmton zemrën te femrat?

    Citim Postuar më parë nga Prudence Lexo Postimin
    ndodh ndonjehere PINK. dhe habitesh qe edhe mund te kishe vdek(larg o Zot)...edhe sdo ta merrje vesh...aq thelle ke fjet.

    une nga 2 gjera duhet te rruhem
    -zemerimi
    dhe
    -pakenaqesia qe kam nga puna, sme del qe sme del inati, qe duhet te rri 8 ore ne pune, me keta kungujt rrotull, edhe su gjendem shume kalamojve
    sic e thote Ali G.

    shaved baby,...
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Prudence
    Anëtarësuar
    11-03-2008
    Postime
    2,419

    Për: Çfarë e dëmton zemrën te femrat?

    Citim Postuar më parë nga Xhuxhumaku Lexo Postimin
    sic e thote Ali G.

    shaved baby,...
    qenke i ngeshem sot ti shoku Xhu.
    "Më e mira është armike e së mirës"

  9. #9
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014

    Për: Çfarë e dëmton zemrën te femrat?

    more kallxomni qka e sheron se per me demtu e msova.

  10. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Lexuesi_ për postimin:

    Prudence (05-03-2014)

  11. #10
    i/e regjistruar Maska e Prudence
    Anëtarësuar
    11-03-2008
    Postime
    2,419

    Për: Çfarë e dëmton zemrën te femrat?

    Citim Postuar më parë nga Lexuesi_ Lexo Postimin
    more kallxomni qka e sheron se per me demtu e msova.
    psh: te bej shopping dhe bejini cik vetes yzmet me shume

    pastaj ka shembuj pa fund .....
    "Më e mira është armike e së mirës"

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •