...
Zv,Kryetari i PDK, Kadri Veseli, është pyetur në lidhje me një deklaratë që kishte dhënë më herët për preferencën e tij rreh invetimeve gjermane." Kuptimi i asaj fjali ishe që kemi modelin gjerman, francez, italian. Janë modele të sukseshme që janë dëshmuar dhe ne duhet t'i ndjekim.Ne jetojmë në ekonomi tregu dhe nuk mund të kufizojmë asnjë lloj investimi, por vendet perendimore mbeten modeli ynë", tha Vesli në emisionin Rubikon.
Duke folur për rrymat radikale fetare dhe pjesmarrjen në luftën e Siri-së, ai tha se përgjigjeja më e mirë ndaj tyre është ligji që ka miratuar qeveria e Kosovës që parasheh dënimin e atyre që marrin pjesë në këtë luftë.
"Njerzit radikalë nuk kanë besim në zot. Këta njerëz nuk kanë familje. Si mund të fyesh një pjestar të religjionit tjetër. A ka turp më të madh. Ai maskarai me mjekërr që kërkon kokën e gjeneralit amerikan. Si nuk ka ftyrë. Masakrenj e din që masakrat në Kosovë janë bërë nga serbët, tha Veseli duke folur për tolerancën që ka mbizotëruar ndër shqiptarët.
Perspektiva e tyre në Kosovë është zero", pohoi Veseli, duke ftuar ata që janë mashtruar të kthehen dhe të lajmërohen tek institucionet.
Duke folur për shtrirjen e integriteti në Veri të vendit ai tha se janë bërë hapa të mëdhenj.
"Më gëzoi një fakt sepse e pashë flamurin dhe stemën e Kosovës në Komunën e Leposaviqit. Do të ketë vështirësi të madhe nga kriminelët dhe kontrabandistët serbë. Unë ftoj qytetarët të kthehen në vendet e tyre.Por në Leposaviq, ZubinPotok po funksion si pjesë e Kosovës. Unë personalisht nuk shkoj ende për shkak se merre si provokim, por mjaft qeveritarë janë duke shkuar. Bandat kriminale serbe do të ballafaqohen me drejtësin.Sovraniteti është një cështje që duhet të punojmë cdo ditë. Do ishte tragjedi të humbasim një gjë që e kemi fituar me shumë sakrificë", tha Veseli, duke shtuar se për integrimin e komuniteti serb nuk e kanë mentalitetin e Milloshevicit.
Veseli:Synojmë zgjedhje model,fitorja e PDK do jetë e thellë
Ne jemi partia e parë.Jemi konfirmuar edhe në zgjedhjet e fundit. Në raport me 2009 kemi 2 mijë vota më shumë.Po flasim për një qeverisje 6 vjecare që ka pasur suksese të shumta, por edhe sfida. Kemi bërë dhe gabime,por ne jemi të hapur”, tha zëvendëskryetari i PDK, Kadri Veseli.
I pyetur në emisionin Rubikon në Koha Vision për humbjen e disa komunave, zëvendëskyetari i PDK-së, Kadri Veseli, tha kjo ndodhi pasi të gjitha partitë u bënë bashkë në raundin e dytë. "Ne nuk jemi megaloman gjithsesi.Por jemi partia numër një si në rang nacional ashtu edhe për nga numri i komunave të fituara. Suksesi në zgjedhjet e ardhshme do të jetë edhe më i thellë", tha Veseli.
Duke folur për refromën zgjedhore ai tha se së pari duhet të ketë besushmëri. " Zgjedhjet duhet të jenë festë dhe ne duhet të vendosim stadarde. " Partitë opozitare nuk kishin seriozitet gjate ketyre viteve. Ne synojmë që kjo mos të ndodhë. Në asnjë mënyrë mos të jetë cështje debati standardi zgjedhorë", tha Vesleli.
Ai foli se kemi një marrë veshje mes partive. Sipas tij, PDK nuk e ka problem të mbahen edhe në prill, por se qëllimi i zgjedhjeve duhet të jenë standardet e larta të këtyre zgjedhjeve.
BOTA SOT
Krijoni Kontakt