
Postuar mė parė nga
Wordless
Nga: DRITAN HILA
Islami ynė...Qė kur feja ėshtė lejuar nė Shqipėri, besimi islam dhe pėrkatėsia e njė pjese tė shqiptarėve nė tė, ka nxitur nė mėnyrė spazmike debate. Me vonesėn tonė nė anėtarėsimin nė BE, dhe sė fundmi pjesėmarrjen e kontingjenteve shqiptare nė luftėn civile siriane, problemi bėhet mė akut dhe ngre shumė pyetje: A ėshtė islami njė fe e prapambetur qė ka sjellė regres? A e pengon modernizimin tonė? Europa ėshtė refraktare ndaj nesh, pasi shumica jonė ėshtė e besimit islam? A ishte gabim aderimi ynė nė Organizatėn e Kooperimit Islamik (OKI)? Pėrgjigjja se fajin e ka islami, ėshtė e barasvlershme me atė qė jep injoranca si shpjegim pėr bubullimėn si kollitje e Zotit, apo sėmundjen si ndėshkim i tij.
Islami, si njė nga tri besimet e mėdha monoteiste, nuk ėshtė as mė i prapambetur dhe as mė gjakėsor se ato. Nėse Kurani do tė lexohej nga njė kokėnxehtė, do tė gjente justifikimin pėr tė rrėmbyer shpatėn;Nė kohėt e sotme, shpesh islami ėshtė politizuar dhe kthyer nė ideologji qė shėrben pėr tė marrė pushtetin, grumbulluar pasuri, vendosur sundimin e njė kaste apo grupimi tė caktuar. Sa u takon fytprerėsve qė dalin nė videot e propagandės, ata janė fanatikė qė i ka ēdo lloj lėvizjeje militante. Mendje tė ndezura ka edhe nė kafkat e zbuluara ashtu si nė ato me ēallmė. Ajatollah Khomeini, ai qė e zbriti islamin nė fushėn e politikės sė pėrditshme, thoshte: Nėse islami nuk ėshtė politikė, atėherė ai nuk ėshtė asgjė. Ėshtė mjaft pėr tė kuptuar sa politikė ėshtė bėrė nė emėr tė islamit kėto dekadat e fundit.
Njė ndėr atributet qė i vishte kėtij besimi, ėshtė prapambetja dhe intoleranca. Asgjė mė pak e vėrtetė. Islami ka qenė po ai qė ka promovuar matematikėn, mjekėsinė, urbanizimin, e tė tjera, nė kapėrcyellėt e mijėvjeēarėve tė parė e tė dytė. Perandoria Otomane, ishte njė risi pėr shekullin e 15-tė nė raport me besimtarėt e tjerė. Hebrenjtė qė shpėtuan nga turra e druve tė inkuizicionit spanjoll, gjetėn strehė nė Perandorinė Otomane. Myslimane janė edhe turket, egjiptianėt, Benazir Buto, Tansu Ēiller, apo Shirin Ebadi. Kur zbresim nė planin kombėtar dhe vijmė tek anėtarėsi ynė nė OKI, atėherė ka mjegulli dhe keqkuptim. Organizata e Kooperimit Islamik ka 57 vende anėtare dhe 6 vėzhguese. Identiteti fetar i saj shėrben si sigėl, pasi mė shumė shėrben si organizėm diplomatik, nė tė cilin lobohet pėr politika tė ditės, apo strategjike. Vende me shumicė ortodokse si Serbia apo Rusia, fuqi si India, kėrkojnė tė jenė pjesė me tė drejta tė plota tė saj, si njė ndėr rrugėt pėr tė shtrirė ndikimin e tyre dhe tė jenė prezentė nė qendrat vendimmarrėse. Nė mos tė ndikojnė, tė paktėn tė neutralizojnė goditje qė mund ti dėmtojnė nė planin diplomatik nga iniciativat qė vijnė nga OKI. Anėtarėsia nė OKI, ėshtė njė mundėsi e artė pėr tė bėrė politikė nė rrafshin global. Hamendėsimet se anėtarėsimi tė kushtėzon tė veshėsh benevrekė e tė mbash ēallmė, nuk ka lidhje me realitetin. Nėse kjo organizatė nuk ka qenė aktive nė njohjen e Kosovės, kjo nuk ėshtė arsye qė tė lėmė fushė tė lirė pėr kundėrshtarėt tanė, por tė mundohemi tė korrigjojmė gabimet. Kur edhe njė superfuqi si SHBA ka tė dėrguar special pranė saj, ne nuk e kemi luksin ta shpėrfillim.
Pas 23 vjetėsh tranzicion, shqiptarėt janė tė dėshiruar tė quhen zyrtarisht europianė, dhe vonesa ngjall padurim. Kriza e vlerave dhe ekonomike, shtyn tė rinjtė tė besojnė nė idhuj tė rremė. Por vonesa jonė, nuk ėshtė faji i islamit por yni. Janė mbi njė miliard njerėz qė besojnė nė islam, qė kanė zbuluar anėn njerėzore tė tij. Rruga pėr tė qenė pjesė e Europės, nuk ėshtė deislamizimi i popullsisė, dhe as demonizimi i saj. Duhet vetėm tė bėjmė detyrat qė na cakton Brukseli. Dhe kjo, nuk ka lidhje me fenė, por me ndershmėrinė nė plotėsimin e kritereve civile pėr tė qenė pjesė e Europės. Kush pėrdor fenė pėr tė justifikuar politikat e gabuara, nuk bėn asgjė mė pak se kush njė mijė vjet mė parė, nxiste turmat qė tė pushtonin Jerusalemin nė emėr tė Krishtit, apo Evropėn nė emėr tė xhihadit. Me rezultat final, shkatėrrimin e vetes.
Krijoni Kontakt