Tiranë, 26 shkurt 2014
Një shpërthim ka ndodhur sot tek një ndërtesë dykatëshe pranë Institutit të Higjienës në rrugën “Budi”, në Tiranë. Shpërthimi ka qenë i fuqishëm duke shkaktuar të paktën tre të plagosur ku paraprakisht dyshohet se janë dëmtuar me prerje në të dy këmbët.Fillimisht u mendua se kishte shpërthyer një bombol gazi në hyrje të lokalit "Grifon". Por dyshimet janë për shpërthim të shkaktuar nga vendosje lënde plasëse e llojit tritol. Gjithsesi hetimet policore do të zbardhin shkaqet e sakta. Nga shpërthimi janë shkaktuar edhe dëme të mëdha materiale tek lokali dhe mjediset përreth tij. Në vendngjarje ndodhen forca të shumta policie dhe dy autoambulanca.
NOA.al
Krijoni Kontakt