Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 19
  1. #1
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009

    27 shenjat që tregojnë se ajo është e interesuar për ty

    27 shenjat që tregojnë se ajo është e interesuar për ty

    Qesh e sforcuar? Fik telefonin? Të thërret në emër? Janë këto disa nga mesazhet që një femër i dërgon pareshtur një mashkulli, për të cilin ndjen diçka. Pasi të mësosh kuptimin e të gjitha kodeve që kemi radhitur më poshtë, nuk mbetet gjë tjetër veçse të hidheni në sulm. Ato shërbejnë si një shtysë, për t’i dhënë më shumë aksion dhe energji një lidhjeje që ka ngecur në pragun e shoqërisë dhe dashurisë.


    1. Në një festë të madhe, flet me ty dhe vetëm me ty, gjërat e tjera nuk i bëjnë përshtypje.

    2. Ajo vendos herë pas herë shkëlqyes buzësh, por jo në praninë tënde (nëse trukimi ndodh në prezencën tende, ti je vetëm një mik).

    3. Në prezencën tënde kafshon shpesh buzët me njëra-tjetrën.

    4. Qëndron e ulur mbi mbështetësen e kolltukut.

    5. Është ditëlindja jote dhe keni mbushur 10 minuta që po flisni me njëri-tjetrin duke mbajtur gotat në dorë.

    6. Zakonisht në festa pihet verë e kuqe, por ajo ka porositur një gjë tjetër, zakonisht birrë.

    7. Flet më ngadalë dhe me një zë me ton bas.

    8. Ti pi cigare, ndërsa ajo edhe pse duket qartë që bezdiset, vazhdon të të dëgjojë.

    9. Të sfidon, pa arsye, papritur, më shumë se një herë.

    10. Qesh duke u sforcuar, edhe pse biseda nuk është gazmore.

    11. Gjatë bisedës, brenda fjalisë shqipton emrin tënd, vend e pa vend.

    12. Afron veshin pranë buzëve të tua për të dëgjuar “Në këtë lokal ka shumë zhurmë, nuk arrij të të dëgjoj”.

    13. Të thotë se i ngjan një personazhi të famshëm.

    14. Të heq nga xhaketa fijet e flokëve që të kanë mbetur pas krehjes.

    15. Të thërret gjithnjë në emër, duke shmangur emrat përkëdhelës me të cilët të thërret miku ose miqtë e tu të ngushtë.

    16. Bie zilja e telefonit të saj. Fillimisht nuk përgjigjet në fund e fik.

    17. Flet me një ton pyetës, duke t’u drejtuar e mbushur me kuriozitet “Besoj se kjo gjë do t’i pëlqente të dashurës tënde”. (Kjo bazohet në një taktikë klasike, që në fakt ka synimin për të zbuluar, nëse në jetën tënde ka apo jo një grua).

    18. Të thotë, që je i talentuar dhe ky është një lloj komplimenti i moderuar që tregon se ajo është e sinqertë; ose sipas ligjeve të pashkruara të shoqërisë, kjo do të thotë se ti i dukesh tërheqës, “të kesh talent” do të thotë, që je salca pikante në një pjatë.

    19. Të telefonon e para ose ndonjëherë vetëm telefonon, pa asnjë shkak.

    20. Kur ti e fton për të pirë diçka, ajo vesh një palë këpucë të reja, një veshje të re dhe një çantë, ndryshe nga ato që kishte në orarin e punës.

    21. Është vonë dhe ajo s’ka pasur kohë të mjaftueshme për t’u trukuar, por nuk ka harruar rimelin.

    22. Të pyet se ku është tualeti, ti i tregon se ku. Ajo sheh rrotull, ngre vetullat dhe ngrihet ngadalë duke ecur drejt vendit të duhur.

    23. Qëndron në banjë më shumë sesa duhet, qëllimi për t’u rregulluar para pasqyrës.

    24. Në praninë tënde përdor shpesh fraza romanesh, vargje poezish apo tekste këngësh.

    25. Të pyet nëse do të provosh pjatën që ajo ka zgjedhur për të ngrënë, që do të thotë se është gati të ndajë gjithçka me ty.

    26. Ti ose dikush me të cilin të ka krahasuar jeni protagonistë të gjërave që mund të fantazojë gjatë bisedës.

    27. Ajo fillon të flasë pareshtur për materien, vrimën e ozonit ose argumente të ngjashme “shkencore”.

    Shekulli

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e hot_prinz
    Anëtarësuar
    29-05-2007
    Vendndodhja
    Frankfurt
    Postime
    9,878

    Për: 27 shenjat që tregojnë se ajo është e interesuar për ty

    Sa m'paskan dashte e se kom dite.
    tempus fugit, amor manet in aeternum corde

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: 27 shenjat që tregojnë se ajo është e interesuar për ty

    si te kane thone?

    sa te kam dasht mor te bofsha...

    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e hot_prinz
    Anëtarësuar
    29-05-2007
    Vendndodhja
    Frankfurt
    Postime
    9,878

    Për: 27 shenjat që tregojnë se ajo është e interesuar për ty

    M'kan thon, sa t'du he t'bofsha suxhuk.
    tempus fugit, amor manet in aeternum corde

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Etna Etna
    Anëtarësuar
    22-06-2011
    Postime
    2,265

    Për: 27 shenjat që tregojnë se ajo është e interesuar për ty

    Keto 27 pika jane te lidhura me njera tjetren ,dmth duhet te jene te gjitha ? Apo mjaftojne disa per te vertetuar interesimin ?
    I like it when you smile, but I love it when I'm the reason. :)

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e hot_prinz
    Anëtarësuar
    29-05-2007
    Vendndodhja
    Frankfurt
    Postime
    9,878

    Për: 27 shenjat që tregojnë se ajo është e interesuar për ty

    Etna, cilen pike e bon tyve kur je e interesume kshu.
    tempus fugit, amor manet in aeternum corde

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-02-2014
    Postime
    29

    Për: 27 shenjat që tregojnë se ajo është e interesuar për ty

    Nuk mendoj qe jan te gjitha kto qe ai ta kuptoj qe un jam e interesuar per kte mjafton qe ti prek doren dhe te kryqezojm gishtat kjo eshte pergjigje per shum pyetje

  8. #8
    Just Me!
    Anëtarësuar
    17-02-2013
    Vendndodhja
    Who
    Postime
    439

    Për: 27 shenjat që tregojnë se ajo është e interesuar për ty

    Të telefonon e para ose ndonjëherë vetëm telefonon, pa asnjë shkak.

    dhe une qe vrisja mendjen pse
    Ndryshuar për herë të fundit nga Erald123 : 26-02-2014 më 03:48
    Just me!

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e hot_prinz
    Anëtarësuar
    29-05-2007
    Vendndodhja
    Frankfurt
    Postime
    9,878

    Për: 27 shenjat që tregojnë se ajo është e interesuar për ty

    Citim Postuar më parë nga pffff Lexo Postimin
    Nuk mendoj qe jan te gjitha kto qe ai ta kuptoj qe un jam e interesuar per kte mjafton qe ti prek doren dhe te kryqezojm gishtat kjo eshte pergjigje per shum pyetje
    Kjo osht shenja ma e mira, pffffff.
    tempus fugit, amor manet in aeternum corde

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Etna Etna
    Anëtarësuar
    22-06-2011
    Postime
    2,265

    Për: 27 shenjat që tregojnë se ajo është e interesuar për ty

    Citim Postuar më parë nga hot_prinz Lexo Postimin
    Etna, cilen pike e bon tyve kur je e interesume kshu.
    Piken 4 e bej shume mire
    I like it when you smile, but I love it when I'm the reason. :)

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •